web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shpërthim tritoli në portën e një dyqani në Laç

4 Qershor 2026, 12:12, Kronika CNA

Shpërthim tritoli në portën e një dyqani në Laç

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në portën e një dyqani në Laç. Ngjarje e cila ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit.

Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale teksa ende po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Dyqani është në pronësi të shtetasit Gj. L.

 

Njoftimi i policisë

 

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 03:30, në qytetin e Laçit, në portën e jashtme të një dyqani në pronësi të shtetasit Gj. L., ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë kryer veprimet e para hetimore.





Lajmet e fundit nga