web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vrau efektivin e policisë dhe plagosi një tjetër/ Kush është autori i ngjarjes në Maliq

4 Qershor 2026, 10:45, Kronika CNA

Vrau efektivin e policisë dhe plagosi një tjetër/ Kush

Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Maliqit, ku mëngjesin e sotëm u vra një efektiv policie dhe u plagos një tjetër, gjatë një operacioni për arrestimin e një shtetasi.

Autori i ngjarjes, Violand Braçellari, është një emër i njohur për drejtësinë dhe i shumëkërkuar, ndërsa sipas informacioneve, konsiderohet si një individ me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Braçellari, 43 vjeç, është dënuar në vitin 2017 me 9 vjet, 11 muaj e 7 ditë burgim nga Gjykata e Korçës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa në vitin 2011 ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Mëngjesin e kësaj të enjteje, rreth orës 07:30, shërbimet e Policisë kanë rrethuar stanin ku dyshohej se fshihej Braçellari, i cili nuk i është bindur thirrjes së policisë për t’u dorëzuar dhe ka hapur zjarr në drejtim të punonjësve të policisë, ku për pasojë ka humbur jetën punonjësi i policisë, inspektor Enea Mekolli, 34 vjeç, dhe ka mbetur i plagosur punonjësi i policisë, inspektor Edison Adri, 36 vjeç, të dy punonjës të Forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Korçë./CNA





Lajmet e fundit nga