web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shiste kokainë dhe posedonte armë në lokal/ Arrestohet në flagrancë 37-vjeçari në Sarandë

7 Qershor 2026, 09:34, Kronika CNA

Shiste kokainë dhe posedonte armë në lokal/ Arrestohet në

Një shtetas 37-vjeçar është arrestuar në flagrancë, pasi posedonte armë zjarri pistoletë dhe dyshohet se shiste lëndë narkotike Kokainë në lokalin që administronte, arrestohet në flagrancë 37-vjeçari.

Për këto veprimtari kriminale u arrestua shtetasi A. H., 37-vjeç.

Gjatë kontrollit në lokalin që administrohej nga ky shtetas, në lagjen nr. 4, Sarandë, si dhe gjatë kontrollit fizik ndaj tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me një krehër me 7 fishekë, si dhe një sasi lënde narkotike Kokainë, e cila dyshohet se posedohej me qëllim shitjen.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme./CNA

 





Lajmet e fundit nga