web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tentoi të godasë me thikë efektivin e Rrugores dhe t'i marrë armën/ Vihet në pranga 38-vjeçari në Tiranë

5 Qershor 2026, 15:50, Kronika CNA

Tentoi të godasë me thikë efektivin e Rrugores dhe t'i

Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës së Kamzës pasi ka tentuar të godasë me thikë një efektiv policie.

Sipas informacioneve, në pranga është vënë shtetasi D.K., për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Bëhet me dije se gjithashtu ka tentuar t’i marrë armë punonjësit të Policisë Rrugore. 38-vjeçari është neutralizuar dhe vënë menjëherë në pranga nga shërbimet e Policisë. 

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Tentoi të godiste me mjet prerës dhe t’i merrte armën e shërbimit një punonjësi të Policisë Rrugore në krye të detyrës, neutralizohet dhe vihet në pranga menjeherë autori.

Sekuestrohet mjeti prerës (thikë).

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasin D. K., 38 vjeç.

Më datë 05.06.2026, rreth orës 08:20, në afërsi të kthesës së Kamzës, 38-vjeçari në mënyrë të menjëhershme i ka vënë në fyt, mjetin prerës (thikë) që kishte me vete, një punonjësi të Policisë që ishte në krye të detyrës, duke menaxhuar trafikun rrugor.

Gjithashtu, 38-vjeçari ka tentuar t’i marrë efektivit, armën e shërbimit, por është neutralizuar dhe vënë menjëherë në pranga nga shërbimet e Policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. /CNA





Lajmet e fundit nga