Pas 50 vitesh, maturantët e vitit 1976 të shkollës mekanike në Korçë rikthehen në bankat e kujtimeve
Para gjysëm shekulli ndanë bankat e shkollës dhe nisën rru...
Para gjysëm shekulli ndanë bankat e shkollës dhe nisën rru...

Një grup shtetesh anëtare të Bashkimit Europian (BE) kanë propozuar që anëtarët e ardhshëm të bllokut, gjatë një periudhe kalimtare pas pranimit në bllok, të kenë të drejta të kufizuara.
Në mesin e kufizimeve, kyç është propozimi që anëtarët e rinj të kenë të drejtë të kufizuar vote.
“BE-ja duhet të zhvillojë një diskutim të detajuar mbi mundësinë e kufizimeve të përkohshme, kalimtare, të së drejtës së votës për shtetet e reja anëtare, veçanërisht në fushat e acquis-së së BE-së ku kërkohet unanimitet [për shembull zgjerimi, politika e përbashkët e jashtme dhe e sigurisë, korniza shumëvjeçare financiare], duke marrë parasysh ndjeshmërinë juridike dhe politike”, thuhet në të ashtuquajturin non-paper të nënshkruar nga Gjermania, Franca dhe shtetet e Beneluksit (Holanda, Belgjika dhe Luksemburgu).
Radio Evropa e Lirë ka pasur qasje në këtë dokument jozyrtar.
Non-paper është dokument joformal që përdoret në qarqet diplomatike europiane për paraqitjen e ideve të reja, testimin e qëndrimeve ose propozimin e zgjidhjeve, pa e detyruar palën që e paraqet atë të marrë qëndrim formal.
Për momentin, i vetmi shtet me gjasa reale për anëtarësim të ardhshëm në BE është Mali i Zi, pasi Bashkimi Europian ka marrë vendim për formimin e një grupi ad-hoc që do të punojë në hartimin e draft-marrëveshjes së anëtarësimit.
Kjo është hera e parë pas 17 vjetësh që BE-ja nis punën për tekstin e një marrëveshjeje anëtarësimi, pas vitit 2009, kur i njëjti proces filloi për Kroacinë.
Kroacia është anëtare me të drejta të plota e BE-së që nga viti 2013, gjë që përbën periudhën më të gjatë në historinë e bllokut europian pa zgjerim, përkatësisht pranim të anëtarëve të rinj.
Në dokument theksohet se situata gjeopolitike ka ndryshuar ndjeshëm që nga hyrja e Kroacisë në BE dhe se, siç thuhet, zgjerimi nuk shihet më vetëm si një proces teknik i bazuar në merita, por si një investim strategjik në paqen, sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e Europës.
Autorët e dokumentit konsiderojnë se nevojitet një model i përgjithshëm për marrëveshjet e ardhshme të anëtarësimit dhe një katalog opsionesh që mund të përshtatet me veçoritë e secilit shtet kandidat. Aty propozohet po ashtu hartimi i një kornize standarde për marrëveshjet e ardhshme të anëtarësimit, me mundësinë e përshtatjes për kandidatët individualë dhe sfidat që anëtarësimi i tyre mund t’i sjellë BE—së.
Këto pesë shtete anëtare të BE-së propozojnë forcimin dhe zgjatjen e vlefshmërisë së klauzolave mbrojtëse, të cilat do të zbatoheshin për çështje që lidhen me sigurinë e brendshme të BE-së, sigurinë ekonomike dhe qëndrueshmërinë ndaj ndërhyrjeve të huaja.
Vëmendje e veçantë në forcimin e sundimit të ligjit
Sipas dokumentit, sundimi i ligjit është fusha më e rëndësishme në të cilën do të zbatoheshin klauzolat mbrojtëse. Pesë shtetet anëtare të BE-së propozojnë të ashtuquajturën klauzolë për parandalimin e prapakthimit në raport me vlerat evropiane dhe sundimin e ligjit. Shkelja e këtij obligimi, siç thuhet në dokument, mund të aktivizojë automatikisht sanksione financiare, procedura për shkeljes ose mekanizma të rinj mbrojtës.
Po ashtu, propozohet që institucionet e BE-së të kenë mundësinë të reagojnë ndaj cenimit serioz të sundimit të ligjit, parimeve demokratike dhe lirisë së mediave.
Ndër të tjera, propozohet që masat e mundshme të përfshijnë edhe pezullimin e formave të caktuara të bashkëpunimit me shtetin e ri anëtar që bën këto shkelje.
Po ashtu, konsiderohet se pjesëmarrja në Zyrën e Prokurorit Publik Evropian duhet të jetë një parakusht politik për anëtarësimin e shteteve të reja. Kjo shihet si një instrument i rëndësishëm për mbrojtjen e sundimit të ligjit dhe luftimin e keqpërdorimit të fondeve evropiane.
Parandalimi i bllokadave të mundshme dhe mungesës së bashkëpunimit
Në dokument propozohet futja e një klauzole të veçantë që do t’u kujtonte anëtarëve të rinj detyrimin për bashkëpunim besnik me Bashkimin Evropian.
“Sjellja që minon unitetin, besimin e ndërsjellë dhe procesin e vendimmarrjes në BE i shkakton dëm serioz gjithë bllokut evropianë”, vlerësojnë autorët e dokumentit.
Për këtë arsye, ata konsiderojnë se marrëveshjet e anëtarësimit duhet të përmbajnë mekanizma për reagim ndaj një sjelljeje të tillë. /REL
Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe nëntë të tjerë ...
Vetëm mbi tre muaj pas nisjes së konfliktit në Gjirin Pers...
Në bazilikën ikonike Sagrada Familia në Barcelonë zhvilloh...
Orët e punës ndryshojnë ndjeshëm në Europë, me disa vende ...
Votat ende të panumëruara të diasporës për zgjedhjet e par...
Ndërsa numri i konflikteve aktive në botë ka arritur nivel...
Protesta kundër emigracionit janë përhapur në disa pjesë t...
Kriza e strehimit në Spanjë po arrin nivele alarmante, ndë...
Ushtria amerikane ka kryer sulme ajrore në Iran në përgjig...
Inteligjenca artificiale po transformon me shpejtësi sekto...
Ministri i Mbrojtjes i sapoemëruar i Bullgarisë, Dimitar S...
NASA ka emëruar ekuipazhin e saj për misionin e saj të ard...
Pesë persona janë arrestuar në Kosovë nën dyshimin për për...
Gjashtë shtetas gjeorgjianë u paraqitën para një gjykate n...
Presidenti Donald Trump ka akuzuar Iranin për rrëzimin e n...
Papa Leo XIV mbërriti këtë të martë në Barcelonë, në atë q...
Izraeli ka bombarduar qytetin Tyre, duke vrarë tetë person...
Kosova rrezikon të humbasë kredibilitetin ndërkombëtar dhe...
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi sot se nuk ...
Dy nxënës dhe një mësues mbetën të plagosur në një inciden...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në fshatin Balldren i V...
Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur paraditen e sotme në...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Gjirok...
Katër persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpall...
Shqipëria po përballet me një krizë të thellë demografike ...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Organizata Botërore Meteorologjike e OKB-së paralajmëron t...
Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar probleme të shum...
Një grup shtetesh anëtare të Bashkimit Europian (BE) kanë ...
Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe nëntë të tjerë ...
Vetëm mbi tre muaj pas nisjes së konfliktit në Gjirin Pers...
Në bazilikën ikonike Sagrada Familia në Barcelonë zhvilloh...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.6 lekë dh...
Rivlerësimi i xhiros të vitit 2025 për bizneset në Tiranë ...
Parashikimet për një mungesë të theksuar furnizimi me naft...
Përmirësimi i performancës së parkimeve publike në Vlorë, ...