web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sulm me armë zjarri në një vendbanim pranë Johannesburg-ut/ 12 viktima dhe disa të plagosur

10 Qershor 2026, 09:28, Kosova & Bota CNA

Sulm me armë zjarri në një vendbanim pranë Johannesburg-ut/

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe nëntë të tjerë mbetën të plagosur pas një sulmi të armatosur masiv që ndodhi mbrëmjen e së martës në një vendbanim pranë Johannesburg, njoftoi policia e Afrikës së Jugut.

Sulmi ndodhi në zonën e Cleveland, ku një grup personash të armatosur hyri në vendbanim dhe hapi zjarr ndaj banorëve në disa pika të ndryshme të komunitetit.

Sipas policisë, më shumë se dhjetë të dyshuar zbritën nga një automjet i bardhë tip Toyota Quantum pranë një karburanti në zonë. Autorët hynë në vendbanim nga dy hyrje të ndryshme dhe qëlluan ndaj banorëve në disa lokacione përpara se të largoheshin me të njëjtin automjet.

Forca të shumta policore dhe ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje pasi morën një njoftim për një sulm të armatosur në zhvillim rreth orës 23:10 me orën lokale.

Si pasojë e sulmit, tetë burra dhe tri gra humbën jetën në vendngjarje, ndërsa një burrë tjetër ndërroi jetë më vonë në spital nga plagët e marra. Të paktën nëntë persona të plagosur u transportuan në spitale të ndryshme të zonës për trajtim mjekësor. Deri më tani, motivet e sulmit mbeten të panjohura. Policia ka nisur një operacion të gjerë për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Afrika e Jugut vazhdon të përballet me nivele të larta të dhunës së armatosur dhe renditet ndër vendet me normat më të larta të vrasjeve në botë, me rreth 60 viktima në ditë mesatarisht. Sulme të tilla në vendbanimet informale shpesh lidhen me konfliktet mes grupeve kriminale, aktivitetet e paligjshme ose mosmarrëveshjet personale.

Ngjarja ka rikthyer në vëmendje problemin e dhunës me armë në vend. Vitin e kaluar, në një sulm të ngjashëm në një tavernë në Johanesburg, humbën jetën nëntë persona.

Sipas të dhënave të organizatave lokale, në Afrikën e Jugut qarkullojnë rreth tre milionë armë zjarri të regjistruara ligjërisht, ndërsa mendohet se një numër i ngjashëm armësh ndodhen në mënyrë të paligjshme në duart e qytetarëve. /CNA





Lajmet e fundit nga