web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

FSHZH tender për modernizimin teknologjik të parkimeve publike Vlorë, Durrës, Berat e Gjirokastër

9 Qershor 2026, 13:20, Ekonomi CNA

FSHZH tender për modernizimin teknologjik të parkimeve publike

Përmirësimi i performancës së parkimeve publike në Vlorë, Durrës, Berat dhe Gjirokastër, përmes plotësimit të tyre me pajisje teknologjike është në qendër të një prokurimi të hapur së fundmi nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Fondi limit i saj është 94 milionë lekë apo rrreth 1 milion euro.

Kontrata ka për objekt “Ndërtimi i nyjeve multimodale të mobilitetit, Rajoni 3 & 4: Përmirësimi i performancës së parkimeve përmes plotësimit me pajisje teknologjike”. Dokumentet teknike të tenderit japin të dhëna mbi secilin prej parkimeve ku së pari për Vlorën. Ky parkim ndodhet në qendër të qytetit dhe ka një kapacitet prej 133 vendesh parkimi në një nivel nëntokësor. Objekti është ende në proces ndërtimi dhe ka një hyrje dhe një dalje.

Në raport thuhet se mënyra aktuale e pagesës, vetëm cash, me një post pune për arkëtim manual dhe një makineri vetëshërbimi në katin zero, nuk është e mjaftueshme për funksionimin e parkimit. Për këtë arsye sugjerohet shtimi i makinerive automatike të pagesës APM dhe pranimi i pagesave me karta debiti dhe krediti. Kjo sugjerohet në fakt edhe për parkimet në qytetet e tjera duke e argumentuar edhe me faktin që janë qytete turistike dhe flukset mund të jenë të larta në periudha të ndryshme të vitit.

Raporti nënvizon se publik i Durrësit nga ana tjetër është një strukturë e re me gjashtë kate mbi tokë dhe konstruksion beton-arme. Sipërfaqja totale e ndërtimit është 15,106 metra katrorë, nga të cilat 13,957 metra katrorë janë të dedikuara për parkimin e automjeteve. Kapaciteti total është 353 vende parkimi, të vijëzuara dhe të identifikuara me numër fiks.

Në Gjirokastër, parkimi publik ndodhet në sheshin “Çerçiz Topulli”. Ai është tërësisht nëntokësor dhe përbëhet nga tre nivele parkimi, kati -1, kati -2 dhe kati -3. Ambienti ka një korsi hyrjeje, një korsi daljeje dhe 298 vende parkimi të vijëzuara e të identifikuara me numër fiks. Në hyrje dhe dalje janë të instaluara barriera me tra 3 metra.

Parkimi publik i Beratit ndodhet në qendër të qytetit dhe është një kat nëntokë. Ai ka dy hyrje, nga rruga “Shetitorja Osumi” dhe rruga “Antipatrea”, si dhe një dalje në rrugën “Shetitorja Osumi”. Kapaciteti i parkimit është 198 vende parkimi, të vijëzuara dhe të identifikuara me numër fiks.

Në hyrje dhe dalje të parkimit të Beratit janë instaluar barriera me tra 3 metra, ndërsa në hyrje janë vendosur kolona Lite.Gate Entry për gjenerimin e biletave dhe leximin e kartave RFID për abonentët. Në korsinë e daljes ndodhet kolona Lite.Gate Exit, e cila shërben për menaxhimin e daljeve për klientët ditorë dhe abonimet afatgjata.

Procedura parashikon pajisjen e këtyre parkimeve me teknologji për pagesa, kontroll hyrje-dalje dhe menaxhim të përdoruesve, sipas specifikimeve të përcaktuara në raportet teknike të tenderit./ Monitor





Lajmet e fundit nga