Në protestën dhjetëditore të filluar në Tiranë pas një incidenti në bregun e detit, në fshatin Zvërnec, janë shumë grupime.
Më poshtë po bëjmë një renditje sipas një vëzhgimi pa asnjë paragjykim.
Të parët janë qytetarët që shkojnë në protestë duke reaguar për padrejtësitë e këtyre 35 viteve nga fillimi në fund.
Familjarë që kanë humbur prona, janë vjedhur, kanë punuar 35 vite e s’ju del pensioni as për ilaçe, biznese të vogla, opozitarë që gjithmonë votojnë kundër pushtetit, njerëz pa parti.
Të gjithë këta kanë një mbushje shpirtërore dhe rebelim ndaj pushtetit, kryesisht ndaj Edi Ramës, pas 13 vitesh qeverisje në vend, pse jo, ngarkesa edhe ndaj Berishës. Ky i fundit shihet si pengmarrës i opozitarizmit dhe zgjatës i pushtetit të Ramës.
Këta të parët janë pjesë e fortë morale e protestës, që sa u ndez pak një kandil shprese i shkuan nga pas, kush i thirri, si i thirri e kush manipulon s’i përket këtij grupimi.
Influencerët që bëjnë thirrje në rrjete, janë një grupim tjetër i diskutuar.
Shumë prej tyre në fushatën e Erion Veliajt në zgjedhjet e 2023 apo mbështetës të hapur të Ramës në 2025 dhe fushata e zgjedhje parlamentare nga 2013, tani janë kundër, por asnjë prej tyre nuk del publikisht të thotë po kam qenë me Ramën, unë e votova, unë e solla, por sot nuk e votoj më.
Ata janë më shumë për “show”, shkojnë pas turmës për më shumë ndjekës, sa për pelikanët as ua ndien hiç e jo më për pronat apo mbushja që mund të ketë grupimi i parë.
Morali i tyre janë ndjekës në rrjete, të fitojnë para dhe shërbim ndaj Erion Veliajt si pagator i tyre në disa mënyra.
Po! Organizatat e Soros-it janë në protestë nëpërmjet disa partive të reja, por edhe organizatave të ndryshme si LGBTQI+, dhe të tjera shoqata dhe individë që ndodhen ne shesh.
Të gjithë të identifikuar, Arlind Qori, Adriatik Lapaj, Xheni Karaj apo edhe organizatori Gjergj Erebara janë disa nga elementet kryesorë të protestës përfshi këtu njerëzit e tyre që marrin mikrofonin sipas një dirigjence të mirorganizuar që do ta sjellim në një tjetër material.
Arlind Qori, neokomunist me një grup të rinjsh që shkon në protestë. Por ai ka shkuar përtej; ka deklaruar se e ka filluar organizimin që në Zvërnec dhe është aty kundër investimeve të huaja dhe është kundër biznesit.
Adriatik Lapaj duket shumë pak në protestë, por aty qëndrojnë njerëzit e tij që bëjnë thirrje publike për pjesëmarrje dhe rritje të numrit të njerëzve që duhet të jenë në shesh.
Agron Shehaj tenton të jetë prezent në protestë me disa kandidatë për deputetë dhe mbështetës të tij.
Kuptohet si dy të parët, pra Qori dhe Lapaj, kërkon të kapitalizojë vota duke thënë unë jam me qytetarët, në fakt Shehaj ka një moral të thyer politik dhe kërkon ta përdorë prezencën thjesht për ndonjë votë më shumë.
Të rinjtë e FRPD-së apo demokratët në protestë janë një tjetër forcë e vërtetë morale në këtë lëvizje. Shpesh të sulmuar dhe diku kanë tentuar dhe t’i dëbojnë, por këta janë pjesa më e vërtetë e protestës.
Të rinjtë e FRPD-së janë prej 13 vitesh në protesta, janë përplasur me pushtetin, janë mbytur në gaz, janë arrestuar e dhunuar, kanë përfunduar në gjykata.
Kanë qenë 15 apo 16 vjeç kur janë aktivizuar në FRPD dhe kanë dalë në protesta, sot janë te të 30-tat, askush nuk është si ata. Janë pjesa më e fortë morale dhe e vërtetë në protestë. Nuk përjashtohen dhe opozitarët e tjerë që i përkasin një bindjeje, por ata askush nuk mund t’i ndalojë të protestojnë.
Nuk ka pse segmente anarkiste, neokomuniste dhe dirigjenca të Soros-it t’u vërsulen me akuza kur shumica e atyre që hedhin akuza janë ata që e sollën dhe i zgjatën pushtetin Ramës, disa janë aty edhe për t’i shërbyer shahut të kryeministrit.
Në protestë janë të gjithë, qytetarët e lirë me moral dhe të mbushur me urrejtjen e padrejtësive, opozitarët e vërtetë që i kanë qëndruar përballë pushtetit në 13 vite, partitë e reja të vogla marksiste dhe gjoja moraliste, organizatat e Soros-it, LGBT-të, pra një përzierje ekstreme, që vjen nga vlerat dhe morali që i ndezi pelikani dhe Zvërneci, por po i shuan imoraliteti./ CNA
Një grup ambientalistësh, disa banorë, por edhe disa n...
Në forma të ndryshme po shihet ajo që ka ndodhur në Zvërne...
Një lajm plasi në rrjetet sociale në lidhje me një investi...
Mediat dje raportuan se kishte pasur dhunë në Zvërnec, atj...
Dje, Gjykata e Lartë ka dhënë një vendim dhe ka thënë që E...
Së afërmi pritet që çështja e Erion Veliajt të diskutohet ...
Në leximin real juridik të vendimit të Gjykatës Kushtetues...
Ekziston një ngjashmëri interesante dhe njëkohësisht parad...
Në historinë moderne të propagandës politike, emri i Josef...
Një nga elementët më shqetësues të mënyrës se si Erion Vel...
Në një nga shkrimet e tij, kuptohet me pagesë, me porosi, ...
Ish-kreu i SPAK-ut, aktualisht prokuror në çështje të ...
Në mënyrë të përsëritur, disa personazhe, që tashmë janë p...
Është një krahasim i pabëshëm sepse legjenda e ekranit ton...
Gjykata e Lartë, për vendimin "unifikues", mori shkas nga ...
Pak pas vrasjeve në Durrës, një koleg i kronikës së zezë m...
Në GJKKO prej 10 muajsh kanë shkuar 13 akuza të rënda pena...
Dy ditë më parë, një lajm pushtoi mediat. Plarent Ndreca, ...
Zegjine Çaushi, nga zgjedhjet e vitit 2025, u bë një perso...
Kur dëgjon Plarent Ndrecën duke folur me aq siguri për “za...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen ...
Sipas informacioneve paraprake, ka humbur jetën si pasojë ...
Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin Peqin-Elb...
Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur ...
Drejtuesit e kompanive mund të përmirësojnë produktiviteti...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Ndërsa viti 2026 është në gjysmën e dytë të tij, bota po p...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
I dyshuari për sulmin në Berlin Pride u qëllua dhe u vra n...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të diel në malin Elbr...
Teherani tha se ka ndalur sulmet hakmarrëse kundër aleatëv...
Një anije cisternë nafte shpërtheu në Ngushticën e Hormuzi...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...