Bojkoti është gjithnjë gabim
Bojkoti i djeshëm nga Partia Demokratike i seancës plenare...
Bojkoti i djeshëm nga Partia Demokratike i seancës plenare...
Ekziston një ngjashmëri interesante dhe njëkohësisht paradoksale mes fillesave politike të Joseph Goebbels dhe Erion Veliajt.
Të dy nisën rrugëtimin politik si figura që shfaqeshin kritike ndaj establishmentit të kohës së tyre, por përfunduan si instrumente qendrore të propagandës dhe mbrojtjes së liderit politik.
Megjithatë, nëse Goebbels u shndërrua në një besnik absolut të Hitlerit, tek Erion Veliaj servilizmi politik dukej më strategjik. Ai ishte pjesë e një projekti personal për trashëgiminë e pushtetit.
Në mesin e viteve ’20, Goebbels nuk ishte fillimisht një hitlerian i pastër. Ai afrohej me Gregor Strasserin dhe me krahun më “social” të partisë naziste, duke parë me skepticizëm afrimin e Hitlerit me elitën konservatore dhe financiare gjermane.
Në ditarët e tij të hershëm shfaqen qartë zhgënjimet ndaj mënyrës sesi Hitleri po e centralizonte partinë dhe po shmangte retorikën radikale sociale.
Pra, Goebbels nuk lindi si shërbëtor i verbër i liderit, por ai vinte nga një pozicion periferik dhe pjesërisht kritik ndaj linjës zyrtare të partisë.
Por Hitleri kuptoi shumë shpejt diçka thelbësore. Goebbels kishte një talent të jashtëzakonshëm për propagandën, për manipulimin emocional të turmës dhe për kontrollin e narrativës publike. Ai e afroi, e ngriti në hierarki dhe i dha pushtet. Dhe pikërisht këtu nisi transformimi i Goebbels.
Njeriu që dikur kishte rezerva ndaj Hitlerit u kthye gradualisht në propagandistin më fanatik të regjimit nazist. Ai ndërtoi kultin e Führerit, glorifikoi liderin në çdo fjalim dhe e trajtoi çdo kundërshtar si armik absolut. Servilizmi i tij nuk ishte thjesht politik, ai u bë pothuajse fetar dhe total.
Një trajektore tjetër, por me mekanizma të ngjashëm politikë, shihet edhe tek Erion Veliaj. Në vitet 2000, me lëvizjen “Mjaft”, ai projektohej si anti-establishment, si kritik i klasës tradicionale politike shqiptare, përfshirë këtu edhe Partinë Socialiste.
“Mjaft” sulmonte korrupsionin, propagandën politike dhe kulturën e vjetër të pushtetit. Erion Veliaj shfaqej si figura e re që vinte nga aktivizmi qytetar dhe jo nga aparati partiak.Por më pas ndodhi ajo që shpesh ndodh në politikë. Sistemi që dikur kritikoje të përthith sapo kupton se mund t’i shërbesh.
Edi Rama duket se kuptoi shumë herët atë që Hitleri kuptoi tek Goebbels: aftësinë e vetme që kishte Erion Veliaj; atë të menaxhimit të imazhit publik, të marketingut politik dhe të dominimit të hapësirës mediatike.
Nga një aktivist që sulmonte establishmentin, Erion Veliaj u kthye në një nga figurat më të rëndësishme të establishmentit socialist — deputet, ministër dhe më pas kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Në këtë pikë shfaqet elementi i fortë i servilizmit politik. Ashtu si Goebbels ndërtoi gjithë ekzistencën e vet politike rreth mbrojtjes së Hitlerit, edhe Erion Veliaj ndërtoi profilin e tij publik si mbrojtës agresiv i modelit politik të Edi Ramës.
Kritikat ndaj pushtetit shpesh nuk përballeshin me debat mbi thelbin, por me propagandë, menaxhim të imazhit, sulme ndaj kritikëve dhe kontroll të narrativës publike. Në të dy rastet, figura që dikur pretendonte të ishte “rebele” ndaj establishmentit, përfundoi si instrumenti më i fortë në mbrojtje të tij.

Por këtu del edhe ndryshimi i madh mes tyre. Goebbels ishte një besnik absolut. Ai nuk projektoi kurrë veten si pasardhës të Hitlerit dhe as ndërtoi një pushtet paralel ndaj tij. Fuqia e tij buronte vetëm nga afërsia me Führerin. Ai nuk imagjinonte ekzistencë politike jashtë hijes së Hitlerit. Servilizmi i tij ishte total, emocional dhe ideologjik.
Tek Erion Veliaj, përkundrazi, servilizmi ka qenë strategjik. Besnikëria publike ndaj Ramës shoqërohej paralelisht me ndërtimin e një profili autonom pushteti, i cili konsistonte në një kontroll absolut mbi Bashkinë e Tiranës, shpërndarje fondesh publike, rrjete mediatike të financuara nga vëllai i tij, ndikim mbi artistë, aktivistë dhe struktura të rinjsh, si dhe krijimi i një imazhi të kujdesshëm si “fytyra moderne” e Partisë Socialiste.
Pra, nëse Goebbels kërkonte të mbetej përgjithmonë zëri i liderit, Erion Veliaj dukej se e përdorte rolin e besnikut si investim për ditën kur mund të trashëgonte vetë partinë.
Kjo e bën figurën e Erion Veliajt më të pabesë por njëkohësisht më tipike për politikën moderne të oborrit. Pra servilizmi i tij nuk kategorizohet si dorëzim total ndaj liderit, por si mjeti më efikas për t’iu afruar qendrës së pushtetit derisa të vijë momenti për ta marrë atë.
Në këtë krahasim, ka edhe një element tjetër që e bën figurën e Erion Veliajt më cinike sesa modeli klasik i propagandistit totalitar.
Joseph Goebbels ishte fanatik i Hitlerit për shkak të bindjes ideologjike. Ai e adhuronte Hitlerin në mënyrë pothuajse mistike dhe besnikëria e tij buronte nga besimi absolut tek Führer-i dhe projekti nazist. Goebbels jetoi dhe vdiq si njeri i regjimit, pa krijuar një profil oligarku apo përfituesi personal në kuptimin klasik financiar.
Ndërsa tek Erion Veliaj servilizmi politik nuk paraqitet si produkt i një bindjeje ideologjike, por si instrument pushteti dhe përfitimi. Besnikëria ndaj Edi Ramës është shfaqur më shumë si mekanizëm mbijetese dhe ngjitjeje politike, i shoqëruar me jetën e luksit për vete dhe familjarët e tij, pasurim dhe përdorim të Bashkisë së Tiranës si qendër influence financiare e propagandistike.
Goebbels ishte propagandist fanatik që shkriu jetën në kultin e liderit, ndërsa modeli që shfaqi Erion Veliaj ishte ai i propagandës si investim personal, një servilizëm me kalkulim politik, ekonomik dhe me ambicie për trashëgiminë e pushtetit.
Ndryshimet mes Gjermanisë naziste dhe Shqipërisë së sotme janë të mëdha dhe të pakrahasueshme në aspektin historik, moral dhe institucional. Por paralelizmi në mekanizmin politik mbetet interesant.
Individi që nis si kritik i establishmentit, përthithet nga lideri sapo dëshmon aftësi të forta propagandistike dhe më pas, i pasuruar, kthehet në mbrojtësin më agresiv të sistemit që dikur pretendonte se luftonte.
Në fund paradoksi shoqëron dhe këtë situatë. Goebbels, që dikur kishte rezerva ndaj Hitlerit, përfundoi duke mos imagjinuar dot jetën politike (jo vetëm) pa të, ndërsa Erion Veliaj, që dikur ndërtoi identitetin e tij mbi luftën kundër establishmentit politik shqiptar, përfundoi si një nga fytyrat më të forta dhe pështira të tij, por duke lënë të kuptohej nga të gjithë (për shkak të padurimit dhe papjekurisë) se servilizmi ndaj liderit ishte veç një shkallë drejt ambicies për t’u bërë vetë lideri i ardhshëm./ CNA
Në historinë moderne të propagandës politike, emri i Josef...
Një nga elementët më shqetësues të mënyrës se si Erion Vel...
Në një nga shkrimet e tij, kuptohet me pagesë, me porosi, ...
Ish-kreu i SPAK-ut, aktualisht prokuror në çështje të ...
Në mënyrë të përsëritur, disa personazhe, që tashmë janë p...
Është një krahasim i pabëshëm sepse legjenda e ekranit ton...
Gjykata e Lartë, për vendimin "unifikues", mori shkas nga ...
Pak pas vrasjeve në Durrës, një koleg i kronikës së zezë m...
Në GJKKO prej 10 muajsh kanë shkuar 13 akuza të rënda pena...
Dy ditë më parë, një lajm pushtoi mediat. Plarent Ndreca, ...
Zegjine Çaushi, nga zgjedhjet e vitit 2025, u bë një perso...
Kur dëgjon Plarent Ndrecën duke folur me aq siguri për “za...
Në një takim të përbashkët të Këshillit të Lartë të Prokur...
Pamjet e ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Ilir Meta d...
Ish-presidenti Ilir Meta, prej disa javësh ka filluar reto...
Prej disa javësh, që nga 24 marsi, Plarent Ndreca, i pande...
Një vajzë e futur në politikë nga “Mjaft”-i, një organizat...
Një pallat te “Farmacia 10”, i ndërtuar nga kompania “Arli...
Në Gjykatën Penale të Tiranës, një ditë më parë, rreth orë...
Sot përpara Gjykatës Penale kanë dalë deputeti Belind Këll...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...