Një vajzë e futur në politikë nga “Mjaft”-i, një organizatë ku Elisa u shfaq në foto me bluzë të irnosur dhe më pas hap pas hapi duke ndjekur Erion Veliajn, u kthye në një zonjë të rëndë, një madamë e vërtetë. Ishte mjaft e ashpër dhe e egër në opozitë.


Përfundoi te socialistët, të cilët e bënë drejtoreshë të Përgjithshme të Doganave. Jo me pak akuza, ishte në krye të atij institucioni.

Më pas në Parlament, ministre e deri kryetare e Kuvendit. Kjo ishte Elisa Spiropali.

CNA shpesh e ka quajtur "Elisa e inceneratorëve" për shkak të lidhjeve të bashkëshortit të saj me aferën e inceneratorëve, me Mirel Mërtirin, me çështjen e matësve të ujit gjatë kohës që bashkëshorti i Elisës drejtonte Ujësjellësin e Fierit.
Por madama që dikur mbante një bluzë të irnosur dhe protestonte për të drejtat e minatorëve, tani ishte bërë një zonjë e rëndë deri në kryediplomate e Shqipërisë.

Një ditë të bukur, "Skënderbeu" i saj, siç ajo e quajti Edi Ramën në një miting të socialistëve, e mori dhe e hodhi në një cep, duke i treguar se s’kishte asnjë peshë brenda socialistëve, se karrierën e kishte bërë për shkak të tij, ishte ai që e kishte mbështetur e ngritur në detyrë dhe ishte ai që e hiqte dhe e shkarkonte kur Elisa “lajthiste” apo gabonte politikisht.

Çfarë ka ndodhur midis Ramës dhe Elisës përtej thashethemeve mediatike, fakti është që kjo e fundit ndoshta vlente më pak sesa lavatriçja e Musa Ulqinit, batuta e famshme e Fatos Nanos në KPD-në e socialistëve. Ajo që ndodhi më pas ishte vërtet për t’u shënuar politikisht.
Elisa mori kurajë, nuk shkoi në Parlament, filloi të bënte statuse me kunja, me pika të hidhura. Më pas mediat e financuara nga vëllai i të burgosurit të Durrësit, mediat kundër drejtësisë, kundër SPAK-ut, mediat e “kolegëve” të Elisës, që dje ishin me rroba të grisura e sot janë bërë miliarderë e pronarë hotelesh, filluan t'i shpërndanin lajmet e Elisës, t’u jepnin zë.
Gjithashtu edhe mediat anonime të mashtruesve të pushtetit, filluan të sulmonin Elisën. Janë e njëjta linjë. Ajo zyrtare dhe publike thjesht i jepte zë Elisës, hienat e nëndheshme që përdor pushteti filluan të godisnin Elisën.
Çfarë po ndodh dhe kush e dirigjon gjithë këtë? Çuditërisht të gjithë kanë një të përbashkët: financohen nga burgu i Durrësit. Çuditërisht kanë edhe një të përbashkët tjetër: Elisa dhe lidhja e saj me “Mjaft”-in dhe me Erion Veliajn, miqësia e tyre e vjetër. Statuset mund të mos jenë të dirigjuara, Elisa ndoshta i shkruan nga mendja e saj, por loja mediatike për të publikuar sa më shumë qëndrimet e Elisës kundër kryeministrit duket se e ka skenaristin e saj, urdhëruesin për publikimet ashtu siç ka të njëjtin urdhërues edhe për sharës.
Mund të duket e çuditshme, ai që urdhëron për publikim statusesh kritike, urdhëroka dhe ta shajnë shkruesen e tyre. Pa asnjë diskutim, qëllimi është që Elisa të bëjë sa më shumë statuse nga inati se po e sulmojnë, të mbajë sa më shumë qëndrime kundër qeverisë, kundër Edi Ramës.
Dhe këto lloj intrigash në politikë fillojnë e mbarojnë në burgun e Durrësit, fillojnë e mbarojnë te sponsorët e mediave të pushtetit, atyre që dihen dhe atyre që bëjnë sikur nuk dihen. Ky është dirigjuesi edhe i publikimeve edhe i sulmeve. Sa për statuset, i bën Elisa, tashmë si një madamë e Rilindjes e shkuar aty si një bluzë e irnosur e “Mjaft”-it./CNA
Një pallat te “Farmacia 10”, i ndërtuar nga kompania “Arli...
Në Gjykatën Penale të Tiranës, një ditë më parë, rreth orë...
Sot përpara Gjykatës Penale kanë dalë deputeti Belind Këll...
Më 8 prill, në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar seanca g...
Në teatrin juridik shqiptar, ku serioziteti shpesh është v...
Rasti i fundit që përfshin Ajola Xoxën dhe Erion Veliajn v...
Në paraburgim, mesa duket maskat bien më shpejt se në çdo ...
Në një shtet të së drejtës, ka disa pritshmëri minimale pë...
Emisioni investigativ "Stop" në TV Klan, dje ka transm...
Sokol Sadushi është kryetari i Gjykatës së Lartë në Shqipë...
Në një material ku rendisnim se çfarë kërkon realiteti i r...
Gazetari i familjes Veliaj, Mero Baze, dikur shërbëtor i S...
Sapo Erion Veliaj u mor në pyetje nga prokurorët Ols Dado ...
Mero Baze ka filluar të jetë pjesë e grupit të strukturuar...
Vendimi i ndërmjetëm i djeshëm i marrë si nismë e kryetari...
Dy janë ngjarjet më të mëdha të debatit publik kohët e fun...
Më 26 shkurt, në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë...
Në një fjalim gati dyorësh, kryeministri Edi Rama, sot në ...
Ka një tezë të përdorur rëndom, kryesisht nga “mendjet e m...
Kryeministri Rama është bërë viral sot në rrjetet sociale,...
Erion Isufi është njeriu që njihet mediatikisht si kunati ...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Të tjera detaje kanë dalë nga atentati i djeshmë në Mirëdi...
Policia e Tiranës njofton se në vijim të veprimeve procedu...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë detar...
Një aksident i rëndë është shënuar sot në Gjirin e Ksamili...
Qarqet e mëdha të Veriut të Shqipërisë po përjetojnë një z...
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Banka qendrore e Japonisë ka rritur normën e saj kryesore ...
Tetë persona, përfshirë dy punonjës të Boeing, kanë humbur...
Donald Trump mund të vendosë të publikojë një marrëveshje ...
Si pjesë e marrëveshjes që do të nënshkruhet gjatë kësaj j...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe ...
Ndryshimet sezonale, luhatjet në prodhim dhe import së bas...
Dinamika e pagave në tregun e punës ka vijuar trendin rrit...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...