web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

PD-ja e Mero Bazes

12 Mars 2026, 16:05, Editorial CNA

PD-ja e Mero Bazes

Mero Baze ka filluar të jetë pjesë e grupit të strukturuar të Sokol Sadushit me veprimet e tij që nga artikulimet në rrethet e ngushta shoqërore se Erion Veliaj do të dalë së shpejti, që nga mbështetja e Sokol Sadushit ku ishte drejtuesi i magjistraturës dhe tani kryetari i Gjykatës së Lartë, me një qëllim të vetëm me individin e tij që dëshiron t’i zgjasë jetën trashëgimtarit shpirtëror politik ku Mero Baze lëpihet, e ai quhet Erion Veliaj.

Detyrën më mirë se çdokush tashmë po e bën Sokol Sadushi. Për të gjitha intrigat, Mero Baze bën editoriale, shënime, mban qëndrime dhe nga pas i shkojnë avokatë në konflikt interesi, prokurorë të korruptuar të shkarkuar nga vetingu, individë të ndryshëm mediatikë të lidhur me pushtetin, korrupsionin, skandale, afera, përfitues fondesh publike, të taksave të shqiptarëve, të cilët pas reklamave të paguara nga vëllai i Erion Veliajt, Arbër Veliaj, nën hetim nga SPAK-u, kanë filluar një fushatë, një ndryshim vendimi të Kolegjit të Bashkuar.

Iniciativën për herë të parë e mori Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, partizani Sokol apo partizani Sadushi apo partizani i Veliajt, i kthyer më keq se një shërbëtor i familjes së “zdromsit” siç është Mero Baze.

Sadushi doli me një vendim të ndërmjetëm një ditë para se Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë të jepte një vendim, mori ca letra, në mes 20 mijë dosjeve që nuk dihet se kush ia ka dhënë e nga kanë dalë dhe doli me një vendim të ndërmjetëm.

Nga pas e ndoqi Mero Baze, nga pas e ndoqi Carlo Bollino, nga pas e ndoqi Plarent Ndreca, nga pas e ndoqi Ylli Manjani, nga pas e ndoqi Ervin Karanxha, nga pas e ndoqi kush mundi e si mundi nga pseudoanalistët, “gazetarët” shërbëtorë, të cilët gjoja në emër të paraburgimit po thonë se Sokol Sadushi ka të drejtë dhe duhet ecur përpara.

Në fakt, Sokol Sadushi s'ka të drejtë fare sepse CNA ka siguruar shifra zyrtare. Në Shqipëri sot ka më pak të paraburgosur se 10 vite më parë. Dhe një vit më parë, në vitin 2025, janë amnistuar mbi 800 të paraburgosur dhe të burgosur të tjerë që kanë përfituar. Halli i tyre është i madh.

Dhe qëllimi final është nxjerrja nga burgu e Erion Veliajt, njeriut me 13 akuza të rënda penale. Dhe për këtë thonë se ka shumë të paraburgosur brenda, kur në fakt askush nga këta, përfshirë edhe Sokol Sadushin, nuk e çante kokën 10 vite më parë kur burgjet shqiptare mbusheshin me qytetarë, me hallexhinj që kishin marrë drita për t’u ngrohur, apo kishin pirë një gotë alkool, por direkt që në aktin e parë futeshin burgjeve, në dy apo tri vite me mijëra e mijëra të dënuar, të paraburgosur dhe të burgosur për vepra penale që në Europë askush nuk të fut në burg në rast se nuk je përsëritës.

Tani që kemi në burg të vetmin zyrtar në detyrë, të akuzuar për korrupsion 9 herë dhe për shumë vepra të tjera penale, emri i të cilit është Erion Veliaj, ka shpërthyer Sokol Sadushi dhe nga ana tjetër ka lindur PD-ja e Mero Bazes. Intriga e ndyrësisë, fëlliqësisë, palaços, sharlatanit, atij që qe bërë dikur i përmjerë, sot miliarder me diversion: “PD-ja s'duhet të ketë komplekse, duhet ta ketë këtë problem të paraburgimit”.

Ku qëndron thelbi i abuzimit dhe korrupsionit mediatik?

Mero Baze çon një mesazh për pazar duke thënë: 'Ne s'jemi ju, sot po paraburgosen këta, nesër mund të jetë radha juaj'.

Në fakt, Sali Berisha u paraburgos për një vit në ballkon. Ilir Meta prej një viti e gjysmë është në burg. Fatmir Mediu vazhdon procedurat penale. Dhëndri i Sali Berishës, zyrtarë të lartë të PD-së, ish-zyrtarë në hetim, kanë vazhduar me paraburgim, me burgim, vazhdojnë hetimet.

Ajo që duhet të bëjë PD-ja tani është që duhet t'u dalë përballë këllirave të llojit Baze, sponsorëve dhe mbështetësve mediatikë të Sadushëve, partizan Sadushit, apo pionier Sadushit, apo Enver Bazes, për t'i dhënë një përgjigje edhe duke protestuar përpara Gjykatës së Lartë.

Partia Demokratike duhet të ketë kurajën t'i dalë përballë neverisë dhe pështirësisë së “Mjerove” apo intrigave, keqpërdorimit, abuzimit me pushtetin të partizanëve Sadushë që së bashku kërkojnë të çmontojnë sistemin e drejtësisë për të nxjerrë një të korruptuar me nëntë herë akuza nga burgu.

PD-ja nuk ka pse kompleksohet fare, tani është momenti që të shkojë dhe të protestojë edhe përpara Gjykatës së Lartë, edhe në rast se duhet të mbajë qëndrimin më ekstrem përtej kallëzimeve në SPAK që po bëhen ndaj Sadushit dhe dushmanëve të tij mediatikë me intriga, skema dhe skenarë që tashmë i qesh edhe vetë i paraburgosuri në qelinë e Durrësit ku po mbarset për të pjellë një mi që t'i japë lirinë./ CNA

 





20:59 Editorial

Të ikë Saliu!

Ka një tezë të përdorur rëndom, kryesisht nga “mendjet e m...

Lajmet e fundit nga