“Arrestoni popullin, lironi Veliajn” duket të jetë qëndrimi publik që vjen nga mediat e pushtetit, por jo vetëm kaq, ky duket të jetë qëndrimi i mazhorancës, përfshi edhe segmente të caktuara të opozitës.
Këtë javë, çfarë nuk po na dëgjojnë veshët dhe çfarë s’po na shohin sytë.
Rama thotë “do të hyjmë në ligj, do ta ndalojmë pezullimin e një ministri”, ndërsa lobistët e Erion Veliajt thonë se kryetari i bashkisë nuk duhet të ishte arrestuar, por duhet të hetohej në gjendje të lirë, të vazhdonte të shkonte në punë.
Megjithëse kryebashkiaku Veliaj ishte kapur duke prishur provat, duke rënduar pozitat e tij penale dhe më tej, edhe në paraburgim u pa se çfarë mashtrimesh dhe sulmesh dirigjonte. Pa folur më tej për gënjeshtrat e raporteve të këtyre lobistëve apo shkrimet që publikohen në mediat e pazareve të pushtetit. (LEXO KETU)
Kryeministri na thotë “nuk mund të më pezullosh dot ministrin, do të ndërhyj në ligj”. Lobistët thonë s'mund të arrestohet kryetari i bashkisë se ka një vendim të Komisionit të Venecias (megjithëse ngatërrojnë orientin me oksidentin).
Tani t’i vendosin imunitet edhe kryetarit të bashkisë që s'arrestohet dot, t’i vendosin imunitet edhe një ministri, i cili ndoshta nuk ka imunitet se nuk është deputet, të bllokojnë edhe masën e pezullimit. Kollaj fare këtu mbyllet e gjitha.
Pse të arrestojnë Erion Veliajn?
Pse të arrestojnë ministra pa imunitet?
Pse të vendosin pezullime?
“Korrupsionin në vendin tonë nuk e bëjnë zyrtarët, ministrat ose kryetari i bashkisë, kryeministri ose administrata e korruptuar. Atë e bën populli”. Këtë po na thonë të gjithë. “Populli do arrestuar i gjithi njëherë e mirë”. Mos qeshni, duket e vërtetë.
Në rastin më serioz, me këto që po deklarojnë megafonat e mazhorancës, e gjithë beteja e luftës ndaj korrupsionit do të katandisë “kokoshin në një thelë”, e të hyjnë në burg ca drejtorucë, për të shpëtuar “kokat” e korrupsionit ose sërish të “arrestojmë popullin”.
Kanë ngelur dhe nja pesë a gjashtë zyrtarë të arrestuar, që janë ende në burg, t’i nxjerrin edhe ata dhe pastaj SPAK-u për çfarë na duhet? Kujt i duhet?
Nuk lejohet të arrestohen kryetarët e bashkive, të arrestohet populli.
Nuk lejohet të arrestohen deputetët, të arrestohet populli.
Nuk lejohet të arrestohen ministrat, të arrestohet populli.
Qeveria jonë mund ta bëjë, mund ta fusë popullin në burg, sepse i ka mandatet e nevojshme. Ka rreth 83 mandate, bashkë me aleatët bëhen edhe më shumë, të bëjë propozime, Grupi Parlamentar i PS-së t’i miratojë, t’i çojë në Parlament, të ngrejë kartonët dhe të arrestohet populli.
Kjo është zgjidhja më e mirë edhe për partinë në pushtet, edhe për kryeministrin, edhe për lobistët e Veliajt, edhe për mediat e Veliajt, që të vazhdojnë zullumet, aferat, skandalet, korrupsionin dhe gjithçka tjetër në kurriz të popullit.
Ky i fundit duhet ta vazhdojë deri në fund dhimbjen e tij, të shkojë të bëjë dhe burgun. Ai që meriton burgun në këtë rast është populli, nuk është as Erion Veliaj, as ministrat e Ramës, as qeveria, as deputetët, as kushdo tjetër./ CNA
Quhet Gent Ibrahimi! Milioner nga prindërit ish-pronarë, ...
U bë gati një vit që prokurorët e SPAK-ut edhe gjyqtarët e...
Befas, dje mediat shërbëtore të kryebashkiakut të Tiranës,...
Carlo Bollino është një nga botuesit e mediave në Shqipëri...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza të rënda,...
Inceneratorët kanë gllabëruar qindra miliona euro nga taks...
Një sqarim i shkurtër për shumë miq dhe gazetarë. Banda e...
Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së S...
Ka disa kohë që një grup personash kanë të njëjtin artikul...
Plaku maç apo derri maç në letra i ngjan shumë Carlo Bolli...
Në vitin 2026, Shqipëria vazhdon të ketë të njëjtën fytyrë...
Disa mendime që do t’i paraqisja në tryezën e 9 janarit, t...
Mjerë ata që të keqen e quajnë të mirë e të mirën të keqe,...
Bankat moderne, që nisën të paktën me familjen Medici ...
Ish-kryeministri Sali Berisha sot është paraqitur para SPA...
Klodjan Braho mori zyrtarisht detyrën e kreut të SPAK-ut, ...
Strategjia e re e Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve mori një v...
“Djemtë e Mulit” dhe “Djemtë e Gridës” nuk po luftojnë një...
Një grup biznesmenësh, shtetasit G.S., F.B., M.P, Sh.F,...
Prej nëntë muajsh në burgun e Durrësit, i arrestuar me ven...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet javën e a...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...