web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbardhet vendimi i Apelit të GJKKO-së: Veliaj, rrezik për helmimin e provave

8 Prill 2025, 17:52, Aktualitet CNA

Zbardhet vendimi i Apelit të GJKKO-së: Veliaj, rrezik për

Zbardhet vendimi i Gjykatës së Apelit dhe arsyetimi për refuzimin e lirimit të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar vendimin e Apelit të Posaçëm ku sipas arsyetimit të gjykatës Veliaj ka pushtetin për të ndikuar mbi vartësit e tij  për të zhdukur apo deformuar përmbajtjen e dokumenteve të ndryshme që mund të shërbejnë si burime prove si dhe për të ndikuar mbi persona të ndryshëm, vartës ose jo, për të mos dhënë deklarime me vlerë përpara organit procedues ose për të deformuar përmbajtjen e këtyre deklarimeve.

“Në përfundim të analizës që lidhet me llojin e masës së sigurimit që është caktuar ndaj personit nën hetim Erion Veliaj, gjykata e Apelit e konsideron plotësisht të arsyetuar dhe të bazuar vendimin e Gjykatës së shkallës së parë dhe vlerëson se çdo masë tjetër e ndryshme nga ajo "Arresti në burg", e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale nuk është në përputhje me shkallën e nevojave të sigurimit, për të gjithë argumentet e dhëna më sipër, për shkak të rrezikshmërisë së veçantë të veprave penale dhe autorit të dyshuar të tyre si dhe pranisë së të tre kushteve të veçanta për caktimin e një mase sigurimi, në nivelin më të lartë të tyre. Gjykata e konsideron krejtësisht të papërshtatshme masën e sigurimit "Garancia pasurore", të parashikuar në nenin 236 të Kodit të Procedurës Penale, e kërkuar nga personi nën hetim Erion Veliaj. Një masë e tillë jo vetëm që, sikurse u theksua, nuk kënaq shkallën e nevojave të sigurimit, por në të njëjtën kohë nuk përputhet me natyrën e veprave që dyshohet të ketë kryer ky person nën hetim, të cilat lidhen pikërisht me përfitimin e parregullt gjatë ushtrimit të detyrës të shumave monetare e pasurive të tjera si dhe me fshehjen e burimit të këtyre përfitimeve. Pra, vendosja e një shume parash si garanci për lirinë e një zyrtari të lartë konsiderohet krejtësisht në kundërshtim me natyrën e veprave penale që synojnë pikërisht mbrojtjen e marrëdhënieve juridike të vendosura për të parandaluar marrjen prej zyrtarëve në fjalë të përfitimeve të parregullta dhe fshehjen më pas të origjinës së këtyre përfitimeve.

Nga ana tjetër, Gjykata kërkon që ndërsa të qenit një zyrtar i lartë mund të rrisë peshën e argumenteve pro paraburgimit, duhet që edhe në këto raste të respektohen standardet e Konventës, liria mund të kufizohet vetëm kur arsyet janë bindëse, specifike dhe të mbështetura në prova.

Rreziku i helmimit të provave në rastin konkret përforcohet edhe fakti se personi nën hetim Erion Veliaj është ende në detyrën e Kryetarit të Bashkisë Tiranë dhe ka pushtetin për të ndikuar mbi vartësit e tij për të zhdukur apo deformuar përmbajtjen e dokumenteve të ndryshme që mund të shërbejnë si burime prove si dhe për të ndikuar mbi persona të ndryshëm, vartës ose jo, për të mos dhënë deklarime me vlerë përpara organit procedues ose për të deformuar përmbajtjen e këtyre deklarimeve, sikurse edhe rezultoi nga parashtrimi i mësipërm", thuhet në vendim.

Gjyqtari në vendimin e tij thotë se lidhur me rrezikun e ikjes, sikurse me të drejtë ka arsyetuar gjykata e shkallës së parë, mundësitë financiare të personit nën hetim Erion Veliaj, të vlerësuara në harmoni me lëvizjet e tij të shumta jashtë vendit, referuar të dhënave të sistemit TIMS si dhe të përforcuara nga sanksioni tepër i lartë i veprave penale që dyshohet të ketë kryer ky shtetas dhe që rrezikon të vuajë, e çon gjykatën në përfundimin se ky rrezik është eminent dhe në nivele të larta. 

"Gjykata çmon se një rrezik i tillë për dëmtimin e provave nuk është një gjendje e cila mund të neutralizohet nepermjet izolimit të përkohshëm të personit nën hetim, për sa kohë ende nuk është i qartë plotësisht rrethi i provave që do të shërbejnë për hedhur dritë mbi faktin penal si dhe rreziku i helmimit të provave të gjalla do të jetë gjithnjë i pranishëm referuar sjelljes së treguar nga personi nën hetim, sikurse u parashtrua më sipër.

Për çka u tha më sipër, vetëm rreziku i helmimit të provave do të mjaftonte që gjykata të caktonte masën e sigurimit "Arresti në burg", e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim Erion Veliaj. Megjithatë, gjykata vëren se në këtë rast ekziston edhe rreziku i ikjes dhe ai i kryerjes së veprave të tjera penale të të njëjtit lloj me ato për të cilat po procedohet.

Lidhur me rrezikun e ikjes, sikurse me të drejtë ka arsyetuar gjykata e shkallës së parë, mundësitë financiare të personit nën hetim Erion Veliaj, të vlerësuara në harmoni me lëvizjet e tij të shumta jashtë vendit, referuar të dhënave të sistemit TIMS si dhe të përforcuara nga sanksioni tepër i lartë i veprave penale që dyshohet të ketë kryer ky shtetas dhe që rrezikon të vuajë, e çon gjykatën në përfundimin se ky rrezik është eminent dhe në nivele të larta. Ky konkluzion nuk relativizohet as nga fakti se personi nën hetim është kryefamiljar dhe baba i një fëmije të mitur", thuhet nder te tjera ne vendimin e Apelit të Posaçëm. 

Zbardhet vendimi i Apelit të GJKKO-së: Veliaj, rrezik për

Zbardhet vendimi i Apelit të GJKKO-së: Veliaj, rrezik për

Zbardhet vendimi i Apelit të GJKKO-së: Veliaj, rrezik për

Zbardhet vendimi i Apelit të GJKKO-së: Veliaj, rrezik për

Zbardhet vendimi i Apelit të GJKKO-së: Veliaj, rrezik për

 





Lajmet e fundit nga