“Lumë” presioni në rrjetet sociale/ Të famshmit në “shënjestër”, kush po i nxit për protestat
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Në një fjalim gati dyorësh, kryeministri Edi Rama, sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, mbajti një leksion të gjatë për drejtësinë. Në thelb të tij ishte prezumimi i pafajësisë dhe këtë na e tha si një kolonë të madhe që vinte nga shteti demokratik gjerman.
Ky shtet, sipas mikut të tij dhe bashkëpunëtorit më të ngushtë e mastermind të Edi Ramës, Baton Haxhiu, është një nga vendet më të korruptuara në botë.
Le të shkojmë te prezumimi i pafajësisë. Kryeministri e mbante prezumimin e pafajësisë te zyrtarët, që duhet të rrinin në zyra, të vazhdonin punën, të merrnin pafajësinë, etj. Përmendi një rast të një ministri në Francë. Shumë mirë.
Por, kryeministri, kur të përmendë termin e prezumimit të pafajësisë për zyrtarët, nuk duhet të ketë një standard të dytë për grupet kriminale. Si do të prezumohet pafajësia, po themi, për Çapjat, për grupin e Lul Berishës, për të arrestuarit për krime dhe vrasje, ata që ikin në Dubai dhe ekstradohen? Se prezumohen të pafajshëm. Përse i burgosin ata derisa të dalë një vendim gjykate? Sepse dyshohen që kanë bërë një krim, mund të përsëritin krimin, se dyshohen që mund të ikin dhe se mund të prishin provat.
Tani, në rastin e zyrtarëve, pse Erion Veliaj është në burg? Le të marrim shembullin konkret. Mund të ishte në gjendje të lirë, por shkoi dhe prishi provat. Prishi provat Erion Veliaj, prandaj dhe ndodhet në burg. Si të prezumohet i pafajshëm Erion Veliaj, që sulmonte prokurorët dhe gjyqtarët nga burgu me telefon dhe shpikte dy milionë euro për ta nxjerrë?
Apo mashtron publikisht se prokurori Ols Dado i ka kërkuar leje ndërtimi për një shtesë? Apo që mashtronte publikisht se prokurori ishte aktivist i PD-së?
Mashtrime publike të pandalshme, nga njëra anë paguan 220 mijë dollarë për lobim dhe të mashtrojë Senatin e Kongresin Amerikan, nga ana tjetër s’ka para të paguajë avokaten, taksinë. Si prezumohet i pafajshëm Erion Veliaj, i cili ka 13 akuza dhe një mal me dosje me fakte dhe prova, që dhe Edi Rama i di shumë mirë?!
Prezumimi i pafajësisë në rastet e tjera, sipas Edi Ramës, janë 10 raste korrupsioni, 16 raste shpërdorimi detyre dhe pak raste të tjera për shkelje të barazisë në tenderë. Dhe që i përkasin mandatit të dytë qeverisës të Edi Ramës, as të tretit, as të katërtit. Shumë mirë! Kur ka kaq pak raste korrupsioni, shpërdorimi detyre, përse shqetësohet kryeministri Rama? Përse sulmon prokurorinë dhe SPAK-un në mënyrë të veçantë, apo gjykatat për vendimet? Cila është arsyeja?
Shumë dakord me parimin “më mirë një mijë fajtorë të lirë sesa një i pafajshëm në burg”. Por asnjëri nga këta që është gjykuar për korrupsion, asnjëri nga ata të shpërdorimit të detyrës nuk ka dalë i pafajshëm. Janë dhjetëra kryetarë bashkie për shkelje të barazisë në tenderë, korrupsion apo shpërdorim detyre, që janë futur në burg, shumicën i kanë ndjekur në gjendje të lirë dhe ky është fakt. Edi Rama nuk e mohon dot.
Nga ana tjetër, pse ky kryeministër nuk pati të njëjtin reagim për raportin shqetësues të Këshillit të Europës në lidhje me paraburgimin, kur me qindra e qindra shqiptarë u arrestuan për lidhje të paligjshme të energjisë apo për vjedhje korrenti? A nuk i mbushi burgjet me njerëz që lidhnin energjinë elektrike për t’u ngrohur se ishin të varfër?! Nuk po flasim për ata që vjedhin në fabrika apo biznese të mëdha, ata të mbajnë përgjegjësi sipas ligjit. Po a i mbushi burgjet me qytetarë të mjerë kryeministri ynë, që na qan hallin e prezumimit të pafajësisë?! Pse ata nuk ishin të pafajshëm? Ata që nuk kishin bukë të hanin, nuk kanë të drejtë të ngrohen?
Prezumimi i pafajësisë nuk fillon dhe mbaron kur halli të vjen te dera. Shumë mirë që u kap pas pezullimit kryeministri ynë, ka të drejtë. Nuk duhet ta pezullojë zyrtarin që mban detyrën, të shkojë të kërkojë imunitet ose një veprim tjetër. Ka të drejtë kryeministri ynë, por nuk mund të na thotë broçkulla kundër drejtësisë, se duhet të prezumohet pafajësia, duhet të ndiqen në gjendje të lirë zyrtarët.
Kush nga këta? Jorgo Goro, Erion Veliaj, Kristjan Shkreli, cili? Deputetët si Çyrbja, hajdutët si të korruptuarit e tjerë të administratës, të inceneratorëve, drejtorët hajdutë të “5D”-së duhet të ndiqeshin në gjendje të lirë, se prezumohen të pafajshëm?
Simboli i prezumimit të pafajshëm është Erion Veliaj, të cilit në pak muaj i ra i gjithë zinxhiri komandues i bashkisë dhe ra edhe vetë në burg për dhjetëra akuza abuzimi, vjedhjeje, korrupsioni, skandale e afera. Të prezumojmë të pafajshëm kë? Të gjithë le të prezumohen të pafajshëm, por nuk mund të jesh i lirë kur ti prish provat. Është njësoj siç mund ta bëjë një kriminel që arrestohet. Kur ti mund të largohesh, është njësoj siç mund të ikë krimineli nga vendngjarja. Kur ti mund të përsërisësh prapë të njëjtën vjedhje, korrupsion apo skandal, është e njëjta gjë siç ndodh me kriminelët kur vrasin.
Ndaj dhe me prezumimin e pafajësisë kryeministri ynë ngatërrohet me këmbët e veta, sepse zyrtarët e tij që janë në burg nuk kanë ndonjë ndryshim në masë sigurie, se s’mund të jetë me dy standarde. Kriminelët, siç e theksuam edhe më lart, futen në burg që të mos përsërisin të njëjtin krim; zyrtarët futen në burg pikërisht për të mos përsëritur të njëjtin krim. Ke zyrtarë që kanë qenë në detyrë dhe kanë vazhduar t’i përsërisin të njëjtat vepra penale, apo janë larguar fare nga Shqipëria, i janë shmangur drejtësisë, apo kanë prishur provat.
Rastet dhe faktet janë me dhjetëra, dhe fajin s’e ka SPAK-u, as prezumimi i pafajësisë. Fajin e kanë ata që bëjnë vepra penale. Edhe meqenëse, sipas Ramës, nja 30 raste janë korrupsion e shpërdorim detyre dhe kjo në një mandat të tij të dytë, Shqipëria s'ka korrupsion, jemi vendi që ndriçojmë Europën. “Fanar ndriçues në botë”, thoshte dikur diktatori Hoxha./CNA
Ka një tezë të përdorur rëndom, kryesisht nga “mendjet e m...
Kryeministri Rama është bërë viral sot në rrjetet sociale,...
Ndoshta mund të duket një titull që në momentin e parë të ...
Policia britanike njoftoi se arrestoi këtë të enjte ish-Pr...
Në shumë javë, sa herë ka një gjyq Erion Veliaj shohim...
CNA është një nga mediat që nuk ka ndalur publikimet, inve...
Inceneratorët janë afera e shekullit, e cila ka zhvatur dh...
Kur flitet për burgosje politike ka një keqkuptim, referua...
“Arrestoni popullin, lironi Veliajn” duket të jetë qëndrim...
Quhet Gent Ibrahimi! Milioner nga prindërit ish-pronarë, ...
U bë gati një vit që prokurorët e SPAK-ut edhe gjyqtarët e...
Befas, dje mediat shërbëtore të kryebashkiakut të Tiranës,...
Carlo Bollino është një nga botuesit e mediave në Shqipëri...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza të rënda,...
Inceneratorët kanë gllabëruar qindra miliona euro nga taks...
Një sqarim i shkurtër për shumë miq dhe gazetarë. Banda e...
Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së S...
Ka disa kohë që një grup personash kanë të njëjtin artikul...
Plaku maç apo derri maç në letra i ngjan shumë Carlo Bolli...
Në vitin 2026, Shqipëria vazhdon të ketë të njëjtën fytyrë...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...