Inceneratorët janë afera e shekullit, e cila ka zhvatur dhe ka gllabëruar qindra miliona nga taksat e shqiptarëve.
Një aferë që nis në Elbasan, ku kemi thjesht një kazan me naftë, shtrihet në Fier me një incenerator që nuk ka përfunduar dhe nuk është vënë në punë e përfundon në Tiranë, ku inceneratori thjesht nuk ekziston dhe kryeqyteti është në prag të një katastrofe.
Afera më e madhe është ajo e inceneratorit të Tiranës, pasi kemi një investim prej qindra miliona eurosh, por inceneratori nuk ekziston, është thjesht një mal i madh me plehra që ndodhet në prag katastrofe.
Kallëzimi për këtë aferë është bërë në vitin 2021 dhe tani jemi në vitin 2026, pra kanë kaluar 5 vite nga hetimet për këtë aferë dhe ende çështja nuk është mbyllur.
Dosja e hetimit të kësaj afere është në duart e një prokurori që ka zgjedhur të flejë mbi dosjen e inceneratorëve, Dritan Prençi.
Te dosja e inceneratorit të Tiranës, Dritan Prençi ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për këtë të fundit vetëm kur pa që mediat investigative si CNA apo kallëzimet e opozitës për këtë aferë nuk do të ndaleshin.
Prokurori që fle mbi dosjen e inceneratorit të Tiranës dhe është kthyer në avokat të aferës, ndonëse ka dokumentet dhe provat para syve, zhvat prej vitesh dhe nuk jep një vendim për inceneratorin e Tiranës, apo për implikimin e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj.
Për këtë i kemi treguar prokurorit Dritan Prençi me fakte dhe prova implikimin e Erion Veliajt në aferën e inceneratorit të Tiranës.
Dokumenti i parë është ai në të cilin i kthehet përgjigje Alqi Bllakos dhe Lefter Kokës nga Erion Veliaj, që bie dakord me çmimin 29 euro/ton për mbetje.

Dokumenti i dytë janë 60 milionë euro për dherat, një dokument që firmoset sërish nga drejtorët e Erion Veliajt dhe çon rreth 60 milionë euro në xhepat e kompanisë, të tjera para këto që paguhen nga biznesi, por në fakt u faturohen qytetarëve në kosto në blerjen e apartamenteve apo punimeve të ndryshme që zhvillohen.


Një marrëveshje mund të lidhet mes kompanisë dhe kryetarit të bashkisë, por Erioni në këtë rast nuk e ka firmosur vetë, ka vënë vartësit e tij, të cilët kanë përdorur edhe vulën e Bashkisë së Tiranës.
Por prokurori Dritan Prençi nuk do t’i shohë këto dokumente dhe fakte, që minimalisht do të çonin në një akuzë për kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliajn.
Dritan Prençi nuk ka guxuar të thërrasë qoftë edhe një herë Erion Veliajn për ta pyetur minimalisht për këto dy fakte apo të ngrejë qoftë edhe një akuzë për kryebashkiakun Erion Veliaj.
Një tjetër pikëpyetje që ngrihet është pse Dritan Prençi nuk i shton dosjes së inceneratorëve provat që u gjetën në kompjuterin e Ajola Xoxës, skandal dhe skemë të cilën CNA e ka zbërthyer me dokumente dhe fakte.
Me gjithë faktet e gjetura dhe të denoncuara nga CNA, ku shpjegohet lidhja nga Ajola Xoxa tek Erion Veliaj, skemës që lidh "MEG Albania" me inceneratorin e Tiranës, Dritan Prençi fle gjumë.
Është po i njëjti Dritan Prençi që në dosje të tjera lëshohet si skifter.
Këtu lindin dhe dyshimet për standarde të dyfishta dhe lojëra politike për balanca dhe shembulli që "shkëlqen" e ka emrin Dritan Prençi./ CNA
Kur flitet për burgosje politike ka një keqkuptim, referua...
“Arrestoni popullin, lironi Veliajn” duket të jetë qëndrim...
Quhet Gent Ibrahimi! Milioner nga prindërit ish-pronarë, ...
U bë gati një vit që prokurorët e SPAK-ut edhe gjyqtarët e...
Befas, dje mediat shërbëtore të kryebashkiakut të Tiranës,...
Carlo Bollino është një nga botuesit e mediave në Shqipëri...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza të rënda,...
Inceneratorët kanë gllabëruar qindra miliona euro nga taks...
Një sqarim i shkurtër për shumë miq dhe gazetarë. Banda e...
Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së S...
Ka disa kohë që një grup personash kanë të njëjtin artikul...
Plaku maç apo derri maç në letra i ngjan shumë Carlo Bolli...
Në vitin 2026, Shqipëria vazhdon të ketë të njëjtën fytyrë...
Disa mendime që do t’i paraqisja në tryezën e 9 janarit, t...
Mjerë ata që të keqen e quajnë të mirë e të mirën të keqe,...
Bankat moderne, që nisën të paktën me familjen Medici ...
Ish-kryeministri Sali Berisha sot është paraqitur para SPA...
Klodjan Braho mori zyrtarisht detyrën e kreut të SPAK-ut, ...
Strategjia e re e Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve mori një v...
“Djemtë e Mulit” dhe “Djemtë e Gridës” nuk po luftojnë një...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet javën e a...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...