web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Afera e shekullit mbi të cilën fle një prokuror

11 Tetor 2025, 13:59, Editorial CNA
Afera e shekullit mbi të cilën fle një prokuror
Dritan Prençi, foto ilustruese

Afera e shekullit është ajo e inceneratorëve që fillon në Elbasan, shkon në Fier e përfundon në Tiranë.

Një aferë qindra miliona euro të paguara nga xhepat e taksapaguesve shqiptarë, nga qeveria shqiptare, nga bashkitë për inceneratorë që nuk punojnë, nuk kanë përfunduar dhe nuk ekzistojnë.

Në Elbasan u shpik një kompani me zero eksperiencë, hapi një NIPT, u regjistrua një zonjë si Stela Gugallja, bashkëjetuesja dhe nëna e fëmijëve të Mirel Mërtirit dhe u mor një investim 24 milionë euro, u ndërtua një kazan me naftë, që nuk punon, është jashtë funksionit.

Shkuan më pas në Fier, por nuk del direkt Mirel Mërtiri, futet Klodian Zoto, shkon vlera 35 milionë euro, ende nuk ka përfunduar, nuk punon, thjesht dhe vetëm kemi landfill.

Si në Elbasan dhe në Fier zjarri u ra plehrave, vazhdojnë të digjen mbetjet si në shekujt e shkuar. Vijojnë të shkarkojnë gazra kancerogjenë.

Vijmë në Tiranë, ku firmosën një kontratë 300 milionë euro për 30 vite, ku pagesa do të kryhej nga qeveria shqiptare nëpërmjet transfertës së pakushtëzuar në Bashkinë e Tiranës. Kjo e fundit me kalimin e viteve do të përballonte vetë të gjithë pagesën.

Kontrata firmoset në vitin 2017 dhe sot jemi në vitin 2025, 8 vite më pas inceneratori nuk ekziston, thjesht dhe vetëm për 6 vite u vodhën para pa limit, me bilance të dyshuara, të manipuluara, me pagesa të ardhurash që shkonin 25 milionë dollarë në vit dhe me fitime kolosale.

Inceneratori nuk u ndërtua kurrë në Tiranë dhe siç është parë nga investigimet, kompania nuk kishte para, por filloi t’i kërkonte këto te të tjerët.

Sërish kishte lindur një kompani “Integrated Energy”, e cila më pas u bë “Geogenix” dhe nuk kishte para për investime.

Për më tepër u shpik dhe një kontratë për çështjen e hedhjes së dherave nga e cila kompania fitoi rreth 60 milionë euro, gati sa paratë që merrte nga qeveria shqiptare në 6 vite, edhe këto të paguara nga taksapaguesit shqiptarë, nga banorët e Tiranës, sepse në fund ndërtuesit faturën ia çonin blerësit bashkë me koston e shtuar të Bashkisë së Tiranës.

Në Tiranë fluturonin dronë nga Policia Bashkiake, Mjedisi, ndiqnin nga pas mjete, kamionë për një incenerator që nuk ekziston për të marrë paratë Mireli me Klodian Zoton, për të marrë paratë mediat si “Top Channel”, si më kryesori, e më pas “Report TV” i Carlo Bollino-s etj.

CNA i ka treguar me fatura, me dokumente dhe të gjitha këto fakte me dhjetëra miliona apo qindra miliona euro të zhdukura me inceneratorë që nuk punojnë, që nuk kanë përfunduar dhe nuk ekzistojnë, kanë përfshirë në historinë e tyre vetëm disa zyrtarucë, Njësitë e Zbatimit të Projektit, zyrtarët mbikëqyrës, specialistë apo drejtues të niveleve të ulëta në ministri dhe asgjë më shumë.

Gjithçka në finale iu faturua një individi, ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, por deri këtu asgjë më tepër.

Asnjë nga zyrtarët e bashkive, as ai i Fierit, as ai i Elbasanit, as ai i Tiranës nuk janë marrë të pandehur dhe nuk janë hetuar.

Në Fier Armando Subashi është lakuriq përballë aferës së inceneratorëve. Dikush e ka shpëtuar. Është po prokurori Dritan Prençi që e ka hetuar atë çështje. Diku shfaqet dhe influenca e gjyqtares Irena Gjoka.

Në Tiranë nuk ekziston, ka thjesht dhe vetën një mal me plehra, inceneratori nuk ekziston, qindra miliona euro që paguhen.

Çfarë ndodh? Është bërë një grup kriminal, kanë marrë Mirelin me shokë e ndonjë gazetaruc që vinte gjoba në “Top Channel” siç e akuzon vetë ky televizion dhe asgjë më shumë sesa kaq.

Erion Veliaj nuk ka akuzë, edhe pse ka dokumente, deklarime publike, video, sepse Dritan Prençi, siç i vuri kapakun Fierit, duke mos marrë zyrtarë të lartë, po kërkon t’i vërë kapakun Tiranës duke kaluar çdo afat hetimor dhe duke mos marrë asnjë zyrtar të lartë, përfshi këtu edhe kryetarin e Bashkisë Tiranë që është i kapur në flagrancë për shpërdorim detyre me inceneratorin e Tiranës, por prokurori Prençi fle.

Të flesh mbi dosje kur je prokuror janë dy rrugë:

Ose je i paaftë, ose je i korruptuar!/ CNA

 





Lajmet e fundit nga