Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja është një nga ngjarjet më tronditëse, më kriminale. Një akt terrorist i kryer brenda gjykatës, me gjakftohtësi, ku vrasësi Elvis Shkambi shkon në sallë, pret vendimin dhe qëllon gjyqtarin e personat e tjerë. Del te dera e Gjykatës së Apelit dhe pret të vijë ta arrestojë policia.
Në fakt, së pari ka rënë siguria e gjykatave tona. Policia njoftoi se detektori e ka kapur armën, por personi përgjegjës për sigurinë s’ka ushtruar kontroll.
Por gjyqtari humbi jetën, personi qëndroi qetësisht. Betejën ai dhe familja e tij e kanë për një pronë.
“Një pronë” të cilën e vendosim në thonjëza sepse ende nuk dihet nëse është e tij apo jo. Se si ka rënë në duart e një njeriu nga Dukagjini një pronë në Shkodër, që ka një histori, të cilën do ta shpjegojmë më poshtë.
Ajo që ka ndodhur dhe që është më e dhimbshmja janë “tifozët” e vrasësit. Tifozët e një njeriu që kreu një akt terrorist dhe vrau një gjyqtar brenda sallës së gjyqit, në vitin 2025.
Ka me qindra e mijëra familje pronarësh apo ish-pronarësh në Shqipëri, që nuk i morën dot kurrë pronat e tyre, por nuk kanë shkuar të vrasin gjyqtarë. Janë rropatur rrugëve, gjyqeve, në Apel, në Gjykatën e Lartë, kur tapitë e tyre i kishte ruajtur edhe diktatori Enver Hoxha, i kishin mbajtur dhe turqit me qindra vite.
Mjaftonte një akt i thjeshtë ligjor në vitin ‘92, që t’ua regjistronte pronat. Toka kishte, Shqipëria ishte bonifikuar, qenë fituar me qindra mijëra hektarë të tjera sipërfaqe. Por nuk ua dha.
Vrasësi ndoshta ka qenë fëmijë apo nuk kishte lindur fare kur ka nisur historia e pronës në Shkodër. Sipas të dhënave, tashmë të mirëkonfirmuara, familja e tij ka privatizuar një pronë, një objekt shtetëror, ku janë strehuar 31 familje, të cilat duhet të dilnin sepse ky zotëria e kishte privatizuar.
Shpërthehu histeria, shpërthyen tifozët: “Drejtësi e korruptuar”, “drejtësi e padrejtë”, “s’na janë dhënë pronat”, “kështu na janë bërë padrejtësitë”.
Për ata që duan të mësojnë të vërtetën, prevalon mbi të gjitha një e drejtë, se ato 31 familje duheshin strehuar nga shteti, që ta merrte pronën ky që e kishte blerë. Ose shteti duhet ta shpronësonte këtë që e kishte blerë. Ose nuk duhet t’ia kishte dhënë fare shteti këtij, por jo të shkohet të vritet një gjyqtar dhe pastaj të shpërthejnë “tifozeria” për hallet e tyre.
Apo një tjetër i çmendur që doli në rrjet dhe tha se e kishte dënuar. Po, patjetër që gjykata dënon. Gjyqtarët atë punë kanë, për të dënuar apo për të shpallur të pafajshëm, në bazë të akuzës që ngrihet nga prokurorët. Çfarë duhet të bëjë gjykatësi kur prokurorët kanë fakte dhe prova? Duhet të të lënë të lirë të ikësh rrugëve?!
Çfarë të bëjë gjykatësi kur të shikon me dokumente të falsifikuara dhe kur shikon se atje janë 31 familje dhe gabimin e ka bërë shteti? Duhet të ta japë ty atë pronë apo t’ia kthejë shtetit?
Shteti ka qenë pronari i vërtetë që e ka ndërtuar atë pronë ku qëndrojnë 31 familje.
Kjo është një gjakderdhje e dytë. Sepse problemi nuk fillon te gjyqtari i djeshëm, as te plumbi i atij vrasësit që do të ngelet burgjeve. Ai shkatërroi jetën e tij, të familjes, mori një jetë tjetër, as pronën nuk e gëzoi, as gjë.
Vetëgjyqësia dhe ai akt ekstrem nuk japin asnjë zgjidhje, thjesht dhe vetëm ka pasoja.
Problematika fillon tek ajo që CNA e ka thënë në 2-3 shkrime rresht, pronarëve duhet t’u ishin kthyer pronat. Kishte 1001 mundësi zgjidhjeje. Kishte troje të lira, kishte mundësi kompensimi.
Mirë bënë burgjet, ua mori dhe ua shfrytëzoi shteti për 50 vite pronat, por as nuk ua kthyen. Kishte pa fund mundësi. Qenë ndërtuar dyqane dhe pallate, patjetër që pronarët e apartamenteve do të ishin bashkëpronarë atje dhe do të përfitonin pronën e tyre.
Kjo nuk diskutohet, por dyqanet poshtë nuk mund t’u ktheheshin pronarëve?! Por iu dhanë atyre që ishin spiunë të ish-Sigurimit të Shtetit dhe sot janë bërë milionerë.
Kurse ish-pronarët diku mund të kenë ngelur dhe pa bukë apo kanë ndërruar jetë dhe trashëgimtarët e atyre që i kishin blerë këto prona me flori. Për këtë e ka fajin shteti, me ato komisionet e kthimit të pronave, ato vendimet e korruptuara të gjykatave, patjetër.
Por në asnjë rast, ata që kanë qenë pronarë të vërtetë, ata që i kanë pasur prona të fituara me djersë, me mund, me florinj dikur, me tregti më pas, nuk kanë marrë armën për të vrarë gjykatësin. I mirë apo i keq, vendimi i drejtësisë nuk diskutohet.
Nuk shkohet përpara me vetëgjyqësi, me vrasje dhe duke u bërë fans apo ultras i një terroristi brenda një gjykate.
Çfarë fiton? Do të të kthehet prona? Apo fëmija yt dhe familja jote nesër do të vuajnë nga më shumë padrejtësi?
Sepse ai plumb që iu derdh gjyqtarit për një pronë me shumë dyshime se si ishte tjetërsuar, sepse nuk ishte e pronarit të vërtetë, por ishte e blerë nga shteti shqiptar me rënien e komunizmit dhe ardhjen e demokracisë, mund të të vijë te dera e shtëpisë, sepse ai që vret gjyqtarin, i cili jep drejtësi, nesër vjen ta merr pronën duke të vënë koburen në kokë.
Ka ndodhur në Durrës, i kemi parë në ngjarjet e famshme me Shullazin, në historitë e bandave dhe grupeve kriminale në Shqipëri, i pamë tani me Rrumin e Shijakut, janë me dokumente dhe me fakte, i ka prokuroria.
Nuk është çudi që nesër dikujt t’i shkojë në shtëpi me një pistoletë për t’ia marrë pronën fare, duke e kërcënuar se do ta vrasin.
Shqiptarët kanë falur pasuritë e tyre për Shqipërinë, jo më të marrin armën dhe të shkojnë ta vrasin gjyqtarin për pronat e tjetërsuara që nuk janë aspak të tyret.
Kurse ish-pronarët që i kishin blerë ato me florinj dhe i kishin larë me gjak u quajtën ish-pronarë, ata që i kishin larë me gjakun e vuajtjeve në komunizëm nuk u bënë dot kurrë pronarë të vërtetë dhe kurrë, edhe pse humbën shumë nga pasuritë e të parëve të tyre, nuk morën armën të vrasin një gjykatës.
E gjithë kjo vjen nga fryma e ngritur mbi drejtësinë që me gjithë problematikat e saj është e sulmuar dhe anatemuar nga të gjitha anët politike, të cilët janë shkaktarët e vërtetë të tragjedisë dhe vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e Gjykatës së Apelit.
Është politika në 35 vjet që e bëri lëmsh çështjen e pronave me ligjet që nuk ishin ligje, duke zbatuar pak a shumë Katovicën e famshme dhe tani është politika që sulmon drejtësinë dhe që i jep frymë krimit të godasë.
Përgjegjësia e vetme është politika që nuk i ktheu kurrë pronat, nuk bëri një ligj të saktë për pronat, nuk mbështeti qytetarët për pronat, qoftë dhe ata që privatizuan pronat shtetërore, por gjithnjë krijoi problematika dhe tani duke e sulmuar drejtësinë, me veprime e mosveprime, politika është vrasësja e dytë e gjyqtarit Astrit Kalaja.
Por vrasësi më i madh, përtej politikës, janë tufa e tifozëve dhe ultrasit që mbështesin një vrasës dhe këta në fakt janë ultras dhe fansa të politikës së fëlliqur që shkojnë dhe votojnë e nuk ia japin dot asaj përgjigjen që meriton, por mjerisht shkojnë dhe kthehen në tifogrupe të një krimineli./ CNA
Sot pasdite është qëlluar me armë brenda ambienteve të Gjy...
Kryeministri Edi Rama në podcast-in e tij sot, ku kishte t...
Rreth 11 emra ka nxjerrë opozita si kandidatë për Bashkinë...
Erion Veliaj, kryebashkiaku i shkarkuar i Tiranës,...
Mediat, të cilat kanë qenë pjesë e propagandës së kryebash...
Nga përsëritës lajmesh që i lexojnë nëpër portale, ende dë...
Kryebashkiaku i Tiranës që ndodhet në burgun e Durrësit, E...
Kryebashkiaku i burgosur i Tiranës, Erion Veliaj, i cili t...
Mediat kanë filluar të mbajnë një këngë, atë të avokatëve ...
Investitori strategjik i qeverisë dhe ortaku i incenerator...
Mero Bazes apo doktor Zeqo Pilafit, siç ne e quajmë për sh...
Në një dalje mediatike, i ftuar në “A Krasta Show”, jo pa ...
Kryeministri Edi Rama, në Asamblenë e Socialistëve, nuk ka...
Sot ka qarkulluar një qeveri që mund të quhet qeveria e “W...
Shumë media, gazetarë, analistë, politikanë, në diskut...
Afera qindra miliona euro e inceneratorëve është një nga s...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, prej disa ditësh po zhvi...
Ermonela Felaj ka bërë një status në profilin e saj në "Fa...
Mbrojtja ligjore, përballja me drejtësinë, është një zgjid...
Zgjedhjet e 11 majit 2025 nuk sollën legjitimitet për qeve...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...