Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Berisha: Dënoj aktin, dënim të rreptë ligjor për autorin
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar këtë p...

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Bardhi e ka cilësuar ngjarjen tronditëse, dhe ka bërë thirrje që autori të marrë dënimin maksimal nga ligji.
Ai thekson se sot vetëgjyqësia ndaj vendimeve gjyqësore, që sipas tij ka nisur nga sulmet e kryeministrit Edi Ram ndaj prokurorëve e gjyqtarëve, nuk ka vend në shoqëri demokratike.
Bardhi shton se ky është rasti i parë në historinë e 35 viteve demokraci që një gjyqtar vritet në krye të detyrës. Ai shprehet se ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari dhe ministri i Brendshëm Albana duhet të japin urgjentisht dorëheqjen, si akt përgjegjshmërie për dështimin në garantimin e sigurisë së profesionistëve të drejtësisë në vendin e punës.
Postimi i plotë:
Tronditëse ngjarja e rëndë kriminale në Gjykatën e Apelit, ku mbeti i vrarë gjyqtari Astrit Kalaja. Ky akt i pashoq është prej atyre që të lënë pa fjalë.
Duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, komunitetit të gjyqtarëve dhe profesionistëve të drejtësisë, apeloj që autori i këtij akti shokues të marrë dënimin maksimal të parashikuar nga ligji.
Sot është dita për të theksuar me zë të lartë që vetëgjyqësia ndaj vendimeve gjyqësore, që ka nisur nga sulmet e hapura të Kryeministrit ndaj gjyqtarëve/prokurorëve për vendimet që nuk i pëlqejnë, nuk ka vend në një shoqëri demokratike. Nxitja për vetëgjyqësi është po aq e dënueshme sa edhe vrasja e një gjyqtari në krye të detyrës.
Ky është rasti i parë në historinë e 35 viteve ku një gjyqtar qëllohet në krye të detyrës vetëm se guxon të jap vendim sipas bindjes së tij dhe ligjit, për pasojë sot është dita për një reflektim të thellë nga e gjithë shoqëria shqiptare.
Kjo është ngjarja më e rëndë në 35 vite demokraci. Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari dhe Ministri i Brendshëm Albana Koçiu që janë titullarët e institucioneve që duhet të garantojnë sigurinë në gjykata duhet të japin urgjentisht dorëheqjen, si akt përgjegjshmërie për dështimin në garantimin e sigurisë së profesionistëve të drejtësisë në vendin e tyre të punës.
Një gjyqtar/prokuror në detyrë nuk mund të cënohet për shkak të ushtrimit të detyrës. Kjo do pamundësonte ushtrimin e lirë dhe pa frikë prej tyre të detyrës së shenjtë të dhënies së drejtësisë.
Të bëhemi të gjithë bashkë për të ndëshkuar maksimalisht këtë akt të rëndë që ky akt i paprecedentë të mos kthehet në normalitet./CNA
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar këtë p...
Pas disa javëve konsultim, sot Partia Demokratike më në fu...
Deputeti demokrat, Luçiano Boçi, deklaroi sot se për Parti...
Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në Partinë Demokrati...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka mbajtur fjalën e...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka ripërsëritur kë...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ndodhet sot në Bashk...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dekla...
Kryetari i Partisë Demorkatike, Sali Berisha, në një konfe...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Partia Demokratike nuk shpalli një kandidaturë të sajën pë...
Përfundon mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Sociali...
Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, i pranishëm në m...
Përfundon mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike, në m...
Partia Demokratike ka mbledhur Kryesinë pasi sot përfundon...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqi...
Samiti 2-ditor i Brdo-Brijunit mbahet këtë vit në Shqipëri...
Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj, e ftuar në emisioni...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka postuar...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet javën e a...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...