web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

PD mbledh Kryesinë/ Pritet emri i kandidatit për Tiranën

6 Tetor 2025, 11:32, Politikë CNA

PD mbledh Kryesinë/ Pritet emri i kandidatit për Tiranën

Partia Demokratike ka mbledhur Kryesinë pasi sot përfundon afati 48-orësh i lënë për dorëzimin e kandidaturave nga kandidatët e pavarur.

Në mbledhje janë të pranishëm kryedemokrati Sali Berisha, katër nënkryetarët Gazment Bardhi, Luçiano Boçi, Oerd Bylykbashi dhe Agron Gjekmarkaj, Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka që është pjesë e grupit negociator, si dhe Belind Këlliçi e Ilir Alimehmeti.

Ditën e sotme do të shqyrtohen vetëm kandidaturat e pavarura që kanë njoftuar gatishmërinë për t’u bërë pjesë e garës për Tiranën përballë kandidates socialiste Ogerta Manastirliu dhe kryetarit të Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori.

Më herët në një deklaratë për mediat, në nisje të mbledhjes së Kryesisë, Berisha tha se sot do të vendoset për një emër dhe për koalicionin./CNA





Lajmet e fundit nga