
Ermonela Felaj ka bërë një status në profilin e saj në "Facebook", ku sipas saj kalkulon afatet se kur duhet të mblidhet Kuvendi i ri. Nuk kuptohet shumë mirë se kujt po i jep urdhra Ermonela me llogaritjet që bën.
Felaj është ende Nën/Kryetare Kuvendi deri në konstituimin e Kuvendit të ri.
Por teksti i Felajt nuk kalkulon se kur i mbaron mandati asaj, por rreket të urdhërojë se kur duhet të nisë mandati i Kuvendit të ri. Nuk dihet se me cilin e ka debatin Felaj, por meqë në statusin e vet sugjeron që të lexohen nenet 65 dhe vijues të Kushtetutës, u bëmë kuriozë dhe hapëm Kushtetutën.
Neni 65
1. Kuvendi zgjidhet çdo 4 vjet. Mandati i Kuvendit fillon me mbledhjen e parë të tij pas zgjedhjeve dhe përfundon në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të katërt nga data e mbledhjes së parë. Në çdo rast, Kuvendi qëndron në detyrë deri në mbledhjen e parë të Kuvendit të ri të zgjedhur.

Neni 67
1. Presidenti i Republikës e mbledh Kuvendin e porsazgjedhur jo më parë se data e përfundimit të mandatit të Kuvendit paraardhës, por jo më vonë se 10 ditë pas mbarimit të këtij mandati.

Po besojmë kryesisht që zonja Felaj e di saktë datën 10 shtator si datë e fillimit të legjislaturës së re.
Atëherë nëse lexojmë nenin 67 të Kushtetutës, shprehja "jo më vonë se 10 ditë pas përfundimit të këtij mandati", do të thotë që data më e fundit e thirrjes së Kuvendit të ri, është data 21 shtator.
21 shtator është baraz me "jo më vonë se 10 ditë pas datës 10 shtator". Nga kjo llogari del që Presidenti (dhe jo Ermonela) mund të thërrasë Kuvendin në mbledhjen e parë jo më vonë se data 21 shtator që është (jo më vonë se 10 ditë pas përfundimit të mandatit të Kuvendit ekzistues).
Me pak fjalë, nëse marrim të mirëqenë datën 10, (që na e thotë Ermonela si datë e përfundimit të mandatit të Kuvendin ekzistues), Kushtetuta i ka lënë 10 ditë hapësirë mbledhjes së Kuvendit të ri.
Kuvendi duhet mbledhur më datë 10 shtator, thotë Ermonela, edhe i fut edhe një "Tung" nga pas.
Me llogaritë e Ermonelës, nuk kuptohet se pse qenkan lodhur t'i shkruajnë ato "nenet 65 e vijues" të Kushtetutës. Qenka e thjeshtë! Me "dispozitën Felaj", Kuvendi mblidhet çdo 10 shtator.
Sa keq që askush më parë nuk e ka lexuar kështu dhe Kuvendi ka pasur data të ndryshme të konstituimit në shtatorë të ndryshëm.
Mbrojtja ligjore, përballja me drejtësinë, është një zgjid...
Zgjedhjet e 11 majit 2025 nuk sollën legjitimitet për qeve...
Erion Veliaj ka dalë së fundi me një dokument publik, ...
Kryebashkiaku i Tiranës, i cili ndodhet në qelitë e bu...
Një nga dosjet më të rëndësishme dhe një nga gurët e sprov...
Prokurori i SPAK-ut, Dritan Prençi, më shumë sesa në r...
Hetimet dhe arrestimi i Erion Veliajt janë një nga ngj...
Prej disa ditësh ka filluar një fushatë mediatike, duke sh...
"Hartimi i Kodit të ri Penal"Ky është togfjalëshi që nëse ...
Prej ditësh, ka shkrime, editoriale, qëndrime, se Erion Ve...
Menjëherë pasi në media u prezantua draft-Kodi i ri Penal, n...
Akuzat për formulimet e draftit të Kodit të ri Penal ndaj ...
Kryebashkiaku i Tiranës, i cili ndodhet në burgun e Du...
Një grup ekspertësh, pa asnjë diskutim nga më të mirët në ...
Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës, i cili ndodhet ...
Avokatët “spektakolarë” të Erion Veliajt, “armikun” kryeso...
Java ka pasur zhvillime të vrullshme në Ukrainë. Për ata q...
Në media dje “rrodhi” informacioni nga njerëzit afër Erion...
SPAK-u është kthyer tashmë në institucionin më të sulmuar ...
Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani janë dy personazhe që jan...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet javën e a...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...