web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kur janë të gjithë bashkë/ Veliaj kërkon lirimin e Ilir Metës

7 Gusht 2025, 20:30, Editorial CNA

Kur janë të gjithë bashkë/ Veliaj kërkon lirimin e Ilir

Prej disa ditësh ka filluar një fushatë mediatike, duke shfrytëzuar faktin që ish-presidenti Ilir Meta mori akuzat nga SPAK-u në gjykatë.

Hapi procedural është kërkesa për lirimin e tij, një njeri i korruptuar (sipas Ramës, Berishës, Veliajt, Mero Bazes, Nikollë Lesit, Lorenc Vangjelit, Baton Haxhiut, RD-së, Astrit Patozit, etj.), i akuzuar si Ilir Meta, duhet të dalë dhe të ndiqet i lirë, s’ka arsye pse të qëndrojë në burg se s’ka çfarë i bën hetimit të SPAK-ut, me tezën se nuk ikën Iliri.

Sipas “filozofëve” të së majtës, që shpeshherë i shërbejnë të djathtës, që shpeshherë i ka përdorur Sali Berisha si kriminelë mediatikë, Likja duhet të lirohet. Kush janë? Dihen Mero Bazet apo Nikollët, ata bërtasin se duhet që të korruptuarit të arrestohen, hajdutët e Shqipërisë të marrin përgjegjësi para ligjit, tani për milionat që u jep vëllai i Erionit thonë se duhet të ndiqen të lirë, duhet të rrinë si zotërinj në shtëpi, pranë familjes, të hanë e të pinë të qetë.

Kur janë të gjithë bashkë/ Veliaj kërkon lirimin e Ilir
Ilir Meta dhe Sali Berisha, në ambientet e Presidencës

Nuk ka arsye pse të hyjnë në burgje e të arrestohen këta njerëz, se këtyre u shkelen të drejtat dhe liritë, thonë këta.

Është njësoj si të thuash: Një të dyshuar për vrasje ta lëmë të lirë, derisa t’i faktohet vrasja.

Këtyre të korruptuarve duhet t’u faktohet korrupsioni, të japë vendim gjykata, se s’ka arsye pse t’i mbajmë në burg dhe se “kërcejnë nga belaja”.

Lironi Liken

Po bëjnë gjithçka që të krijohet perceptimi që Ilir Meta duhet të dalë, që gjykata ta lirojë dhe se“dardha e ka bishtin mbrapa”. Pas tij, ta përdorin si argument ligjor në gjykatë për të kërkuar lirimin e Erion Veliajt.

Kur janë të gjithë bashkë/ Veliaj kërkon lirimin e Ilir
Ilir Meta, foto pas një seance në GJKKO

Megjithëse të dy nuk janë të ngjashëm, sepse Erion Veliaj është ende në detyrë si kryebashkiak. Edhe pse të dy janë në qeli për çështje krejt të ndryshme, i bashkon një gjë: korrupsioni. Në fund disa nga akuzat janë të njëjta, por ato të Veliajt janë shumë më të rënda.

Prandaj dhe strategjia që po ndiqet është e thjeshtë: sa më shumë pompim opinionit publik, t’u japim kurajë gjyqtarëve të nxjerrin Ilir Metën, të themi pse Ilir Meta mbahet në burg kur mund të ndiqet i lirë. Thjesht sepse janë të korruptuar, prandaj i mbajnë në burg. Për të korruptuarit është kërkuar për 35 vite të shkojnë atje, prandaj është bërë reforma në drejtësi. Këta i duan të lirë!

Cila e drejtë i shkelet Ilir Metës apo Erion Veliajt se rri në burg?

Ligji e ka të përcaktuar, në rast se do të dënohen si fajtorë. Nga ana tjetër SPAK-u apo gjykata u ka bërë nder sepse nuk u përllogaritet si një ditë e vetme burgu, por si 1.5 ditë burgu. Pra, në qoftë se qëndrojnë në burg dhe bëjnë 1 vit, tashmë u quhet 1 vit e gjysmë.

Kur janë të gjithë bashkë/ Veliaj kërkon lirimin e Ilir
Erion Veliaj dhe Ilir Meta në një event

Nuk është kaq banale sa kërkojnë ta shesin këta “gërr-vërret” mediatikë të Saliut dhe Ramës, që janë bërë tani me Veliajn. Dikur Sali Berisha e përdorte Mero Bazen për të sulmuar Erion Veliajn, Edi Ramën, ta sulmonte nga nëna, nga babai, nga fëmijët. Tani Mero Bazen e shohim të kërkojë lirimin e Ilir Metës, për të thënë se është bërë padrejtësi e madhe ndaj tij, duhet të ndiqet i lirë. Por nuk ka kurajë të na thotë se i lirë duhet të ndiqej edhe “ati” i tij shpirtëror, Sali Berisha.

“Të gjithë në një thes”

“Të drejtat po i shkelen Erion Veliajt si i burgosur ordiner dhe Ilir Metës si i burgosur politik”, deklaroi ish-kryeministri Berisha.

Të njëjtin qëndrim kanë edhe Mero Baze e Nikollë Lesi. Nuk mund të jenë ndryshe, janë të gjithë në një thes. Janë të gjithë pjesë e një kaste, janë të gjithë bashkë.

Kur janë të gjithë bashkë/ Veliaj kërkon lirimin e Ilir
Erion Veliaj dhe Sali Berisha

Mjafton t’u shohësh akuzat atyre që i kanë dhe atyre që s’i kanë, ata që pritet të dënohen dhe ata që dihen se çfarë “këllirash mediatike” janë, për të bërë diferencën dhe për të qenë të qartë, se këta janë të gjithë bashkë dhe nuk po kërkojnë drejtësi për Ilir Metën.

Po kërkojnë që të lirohet Ilir Meta e më pas të lirojnë Erion Veliajn.

Se po të ishin burra dhe të kishin kurajë edhe për atë që i kanë shërbyer më shumë vite, që e ka emrin Sali Berisha, do të kërkonin të njëjtën gjë. Po nuk kanë kurajë ta bëjnë këtë.

I bashkon sulmi ndaj SPAK-ut

Nga ana tjetër janë në sulm ndaj SPAK-ut, ndaj Altin Dumanit, ndaj prokurorëve, në të njëjtën formë si edhe Sali Berisha. Nuk kanë asnjë ndryshim, mjafton t’i shikosh, të gjithë kundër SPAK-ut për të liruar të korruptuarit, thjesht dhe vetëm se kanë hallin e tyre. Kurse këta që bërtasin mediatikisht, nuk janë gjë tjetër veçse përfitues të korrupsionit dhe hajdutërive të atyre që ndodhen pas hekurave.

Misioni i “mercenarëve” të Veliajt

Armiqtë më të egër tashmë janë rikthyer në front me njëri-tjetrin. Lexojeni thjesht, dikur Mero Baze degjeneronte Erion Veliajn, Edi Ramën, socialistët. Më pas shkoi në prehrin e socialistëve. I kërkoi ndjesë Ramës për akuzat se ishte i çmendur apo për djalin e tij, i tha Edvinit se të tëra i bënte Saliu dhe filloi të sulmonte Saliun për të qenë mercenar pervers në shtratin e Ramës.

Më pas, ndodhi një tjetër histori. Kur Ilir Meta ishte me Berishën, Mero Baze e bënte copash. Kur Meta shkoi te Rama, ishte miku i Mero Bazes. Kur doli sërish në opozitë, çfarë nuk shkroi dhe çfarë nuk tha derisa Ilir Meta përfundoi në burg. Tani kërkon lirimin e Ilir Metës. Pra, janë bërë të gjithë bashkë. Lirimin e Ilir Metës e kërkon edhe Sali Berisha.

Është gati ta kërkojë kushdo, thjesht dhe vetëm që këta mercenarët e poshtëm që paguhen nga Erion Veliaj të realizojnë misionin e tyre. Qëllimi është i thjeshtë, po doli Ilir Meta, më pas nxjerrim edhe Erion Veliajn (strategji burgu).

Dikur Sali Berisha, Erion Veliaj, Mero Baze dhe Ilir Meta rrëzonin socialistët nga pushteti. Më pas PS-në e merr Rama dhe Veliaj bën karrierë aty. Tani Sali Berisha dhe Mero Baze janë sërish bashkë që të dalë Ilir Meta e më pas Erion Veliaj.

Të korruptuarit të lirohen nga qelia

Po atëherë kjo lufta ndaj korrupsionit që kanë 35 vite që bërtasin dhe kjo reforma në drejtësi, çfarë solli? Tani s’ka ngelur gjë tjetër, thjesht dhe vetëm ata që dyshohen për vrasje t’i lëmë të lirë. Kur t’ua faktojnë, le të presim.

Duhet t’i nxjerrim të korruptuarit, nuk mund t’i mbajmë me akuza në burgje, të ndiqen të lirë. Mundësisht të venë edhe në zyra. Ilir Meta të vejë të na drejtojë në parti, të fitojë dhe zgjedhjet. Erion Veliaj të rrijë në bashki dhe të vazhdojë me tenderët apo të firmosë procedura pagesash për OJF-të e bashkëshortes. Kështu e kanë më kollaj. Janë bërë të gjithë sërish bashkë, të korruptuarit që janë në burgje dhe mercenarët e tyre jashtë. Këta të fundit janë edhe më të pështirë, sepse janë gati të lëpijnë edhe atje ku qelb erë, thjesht dhe vetëm për këstin e muajit./CNA

 





Lajmet e fundit nga