
Prej ditësh, ka shkrime, editoriale, qëndrime, se Erion Veliaj po trajtohet çnjerëzisht në burg. Këtë e thotë ‘kufoma’ e fundit e tij mediatike, Mero Baze, gazetari që qelb erë pasi u bë miliarder në pushtetin e socialistëve. Dikur, shërbëtor i paepur i Sali Berishës, tashmë siç vetëdeklarohet ‘Truri kryesor’ i Edi Ramës.
Flitet për trajtim çnjerëzor të Erion Veliajt. Por që të ketë një trajtim çnjerëzor, duhet të jetë një person që e trajton në mënyrë çnjerëzore.
Sipas Mero Bazes, njerëzit që e trajtojnë në mënyrë çnjerëzore Erion Veliajn janë Ols Dado, Altin Dumani dhe së fundmi është shtuar edhe Ulsi Manja. Pra, Dado e Dumani duke hetuar korrupsionin dhe duke ia mbyllur një dosje hetimore me 13 akuza, me fakte, prova dhe rreth 60 mijë faqe dokumenta, është trajtim çnjerëzor!
Në fakt, të hetosh dikë nuk është çnjerëzore, se janë me qindra zyrtarë të hetuar apo arrestuar dhe shumë prej tyre vuajtën edhe dënimin. Deri këtu, nuk ka asnjë trajtim çnjerëzor. Shpërthyen gjithë këto akuza për trajtim çnjerëzor të Erion Veliajt, por ende nuk thuhet një emër. Maksimumi bëhen editoriale ku drejtohet sulmi ndaj Ulsi Manjës.
Në fakt, për Erion Veliajn ka pasur një trajtim të diferencuar, jo çnjerëzor, që në momentin që ka dalë nga Bashkia e Tiranës.

Sipas rregullit, ai duhet të dilte me pranga. Edhe Ilir Beqja është marrë me pranga dhe i është hedhur një bluzë mbi duar. Kurse Erion Veliaj doli me duar të lira, nuk u prangos.
Shkojmë më tej. Kur Veliaj u dërgua në spital për të bërë një kolonoskopi, kishte rreth 30 oficerë të Policisë së Burgjeve që e shoqëronin, megjithëse fillimisht u tha se ishin oficerët e BKH-së dhe njerëzit e Ols Dados. Në fakt, kanë qenë oficerët e Policisë së Burgjeve, të cilët po bënin detyrën. Një prej tyre ka qëndruar edhe në sallë, sipas rregullores dhe ligjeve të mirëpërcaktuara.
Pse u gënjye në fillim dhe u tha se ishin oficerët e BKH-së dhe më pas ata të burgjeve? Cili ishte trajtimi çnjerëzor që i bëhet Erion Veliajt? Dhe trajtimin çnjerëzor ia bëjnë policët e burgjeve, me ministër Ulsi Manjën të Partisë Socialiste. Pra, i bie që këtë trajtim ia bën Edi Rama se e shoqëroi me 30 policë.
Por le të kthehemi pak në kohë dhe të kujtojmë se me sa policë është shoqëruar Fredi Beleri kur shkoi në varrimin e gjyshës së tij. Ishin 50 apo 100? Se ashtu e kanë rregulloret, për çështje sigurie. Beleri është shoqëruar me 100 policë, ndërkohë që ndaj tij ka pasur vetëm një akuzë. Ndërsa Veliaj është me 13 akuza të rënda dhe s’ka pse ankohet fare, pasi thjesht e vetëm janë respektuar rregullat e ligjet.
Cili ishte trajtimi çnjerëzor që i bëhet Veliajt? Qëndron i mbyllur në birucë apo i ka dyert e korridoreve të hapura? Se ta trajtosh dikë në mënyrë çnjerëzore, duhet të jetë një person dhe Veliaj e ka ‘Facebook-un’ e tij. Të na thotë emrin. Të dërgojë një kallëzim në SPAK apo në Prokurori, tek miku i tij Olsian Çela, se ndoshta e gjejnë personin dhe e ndalin trajtimin çnjerëzor.
Të trajtosh në mënyrë çnjerëzore dikë duhet të kesh emra dhe ne emra nuk kemi. Kemi thjesht e vetëm shpifje të bëra publike apo strategji për të shkuar në Strasburg, apo më keq akoma, me vullnetin për ta ndihmuar i bëjnë më shumë gropën Veliajt aty ku ndodhet.
Prej javësh, përpiqet të viktimizohet. Deri dje thoshin se nuk kishte akuzë. Tani që shkon akuza thonë se po trajtohet në mënyrë çnjerëzore, por ende nuk e thonë se cila është mënyra çnjerëzore që po e trajtojnë. Vetëm se shoqërohet me policë? Me 30? Mund të shoqërohej edhe me 100 policë. Të shoqërohesh nga policët e Burgjeve dhe nga punonjësit e shtetit, je i mbrojtur, nuk je i trajtuar në mënyrë çnjerëzore.
Cila është çnjerëzorja? Se Veliaj vazhdon e poston në rrjetet sociale, komunikon, se nuk i vunë prangat kur e morën në zyrë? Kjo është çnjerëzorja që i bëhet Veliajt?!
Po si mundet që në pushtetin e Ramës, që kontrollon gjithçka, të trajtohet në mënyrë çnjerëzore Erion Veliaj? Ka vetëm një përgjigje. Ndoshta është vetë Rama që po e trajton Erionin në atë mënyrë. Por, deri tani nuk kemi gjetur ende arsyen përse duhet të trajtohet Veliaj në mënyrë çnjerëzore. Në fakt, është trajtuar ndoshta në mënyrë preferenciale dhe përtej çnjerëzores qëndron ndihma, trajtimi preferencial që mund t’i bëhet kryebashkiakut të Tiranës dhe që nuk iu është bërë shumë të akuzuarve të tjerë. Prandaj edhe sollëm shembujt e mësipërm.
Veliaj ndodhet pas hekurave me 13 akuza për vepra të rënda penale dhe shumë shpejt duhet të dalë në gjykatë. Kjo është në dorën e avokatëve të tij, sikundër është edhe propaganda e gazetarëve të tij, që na kanë shpikur trajtimin çnjerëzor, për një njeri që trajtohet në mënyrë preferenciale./CNA
Menjëherë pasi në media u prezantua draft-Kodi i ri Penal, n...
Akuzat për formulimet e draftit të Kodit të ri Penal ndaj ...
Kryebashkiaku i Tiranës, i cili ndodhet në burgun e Du...
Një grup ekspertësh, pa asnjë diskutim nga më të mirët në ...
Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës, i cili ndodhet ...
Avokatët “spektakolarë” të Erion Veliajt, “armikun” kryeso...
Java ka pasur zhvillime të vrullshme në Ukrainë. Për ata q...
Në media dje “rrodhi” informacioni nga njerëzit afër Erion...
SPAK-u është kthyer tashmë në institucionin më të sulmuar ...
Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani janë dy personazhe që jan...
Pak ditë kanë kaluar nga dita kur KED, e drejtuar nga ...
Erion Veliaj ka publikuar sot një qëndrim të avokatëve të ...
Prokurorë dhe gjyqtarë të shumtë në SPAK apo GJKKO, në...
Kjo bisedë imagjinare vjen pas publikimit në një media...
Gazetaria në Shqipëri ka shumë probleme. Vetë pronarët...
nga Elvi FUNDO Në betejën për rinumërimin e votave për ll...
Nga Elvi Fundo Rreth 25 milionë euro u investuan për një ...
Nga CNA u paralajmërua se çfarë do të ndodhte me Erion Vel...
Nga Elvi Fundo Kryeministri Edi Rama, përmes një pos...
Opozita vazhdon që pas zgjedhjeve të 11 majit të bëjë poli...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet javën e a...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...