Të shtëna me armë në Vaun e Dejës/ Zbardhen detaje
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...

Nga Elvi Fundo
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, duke përdorur edhe një foto me inteligjencë artificiale, vazhdoi debatin me përgjigjet e tij publike ndaj deputetit britanik, Nigel Farage.
Ky i fundit pretendoi më herët se e kishte fituar një bast me kryeministrin Rama për emigrantët shqiptarë, pasi, sipas tij, 1 në 50 shqiptarë që ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar janë në burg. Dhe nga ana tjetër, kryeministri iu përgjigj se e ftonte atë të vinte në Shqipëri.
Deputeti britanik shpalli “fitoren”, ndërsa kryeministri sërish mbajti dorën “shtrirë”.
CNA ka raportuar mbi disa anglezë, kompani lobimi, të cilët shfaqen si studio ligjore e avokatie dhe nxjerrin njoftime për shtyp në lidhje me kryebashkiakun Erion Veliaj, i cili ndodhet në burgun e Durrësit, i arrestuar nga SPAK-u, me së paku 13 akuza të provuara deri në këto momente në dy shkallë të gjykatës, për masën e sigurisë, dhe e 14-ta që është publikuar nga CNA, një vendim i Gjykatës Administrative, i cili vërteton shpërdorimin e detyrës nga Veliaj. (LEXO KETU)
Ka qenë edhe një anglez i tretë, Alastair Campbell. Ky i fundit mbajti edhe qëndrime publike për Erion Veliajn. (LEXO KETU)
Pra, të dy këta “anglezët” e Erion Veliajt, në qëndrimet e tyre publike, kanë pasur një deklarim:
“Kryebashkiaku i Tiranës mbahet në burg padrejtësisht sepse nuk ka një akuzë”.
Në rast se akuzat provohen, tha Alastair Campbell, kjo do të ishte diçka shumë e rëndë.
Kuptohet që janë grupe lobimi, marrin para. Por çfarë lobimi do të bëjnë këta?! Nuk po shfaqen si studio ligjore sepse dy avokatët po shkojnë nëpër seanca, kurse anglezët nuk i kemi parë ende, siç ndodhi me një person tjetër që shkoi deri te dyert e SPAK-ut dhe pastaj u kthye pas, por prishja e imazhit që i bëhet Shqipërisë është njësoj.
Pikësëpari, me lobistë që thonë se ka politikanë të nivelit të lartë të arrestuar në mënyrë të padrejtë. Kjo është një gënjeshtër!
Nuk ka asnjë politikan të nivelit të lartë të arrestuar në mënyrë të padrejtë dhe pa vendim gjykate. Edhe për Erion Veliajn është vërtetuar nga Apeli i GJKKO-së se arrestimi ka qenë i ligjshëm dhe se janë provuar prishjet e provave. Dolën edhe përgjimet nga burgu i Durrësit, të cilat vërtetonin gjithçka.
Por lobistët dhe studioja ligjore, apo Alastair Campbell me qëndrimet e tyre publike dëmtojnë imazhin e Shqipërisë. Po e dëmtojnë pikërisht sepse thonë se “një zyrtar i lartë është arrestuar pa të drejtë dhe mbahet në burg. Ai duhet të rrijë në detyrë, të ushtrojë funksionet”.
Kur një kryetar bashkie gjendet me 13 akuza, me 4 vepra të rënda penale, si mund të vihet në dyshim vërtetësia e këtyre të gjithave?
Dëmi që i bëjnë Shqipërisë është me drejtësinë. Pikërisht me atë që kanë financuar taksapaguesit britanikë. Ata kanë derdhur qindra e mijëra paund, ndoshta miliona, për një reformë në drejtësi, për të pasur strukturën e SPAK-ut, GJKKO-në, njerëz me integritet të cilët nuk ndalen, pikërisht as përpara studiove të tilla të lobimit apo podcast-eve të këshilltarëve, që nuk janë gjë tjetër, veçse presione që i ushtrohen drejtësisë shqiptare.
Ata sulmojnë në mënyrë jo të drejtpërdrejtë institucionet e drejtësisë, duke u çuar një mesazh se ata po bëjnë një padrejtësi, kur në fakt, akuzat dhe veprat penale janë aty, vendimet e gjykatës janë aty dhe hetimet po vazhdojnë. Dhe Erion Veliaj nuk është rasti i parë.
Nuk i kemi pasur këto reagime as për Ilir Metën, as për Sali Berishën, as për deputetë e politikanë të tjerë, apo kryetarë bashkish të Partisë Socialiste, të cilët janë prangosur pikërisht pa vajtur ende akuza zyrtare, por gjatë fazës hetimore janë gjetur faktet dhe provat. Dhe të tilla janë shumë.
Një nga këta persona që po ndikon në imazhin e Shqipërisë është edhe deputeti britanik Nigel Farage. Edhe ky të njëjtin dëm po i bën vendit tonë dhe imazhit të shqiptarëve, duke thënë se 1 në 50 shqiptarë është në burg.

Kjo shifër nuk është e vërtetë, nuk është e drejtë, pa llogaritur pastaj se sa shqiptarë janë në Mbretërinë e Bashkuar, si kanë hyrë me dokumente, si janë regjistruar, me kombësi të tjera, si kanë mundur të zyrtarizohen atje dhe të marrin lejet e qëndrimit.
Ka shumë shqiptarë që kanë shkuar edhe me dokumente të rregullta të marra në vendet e Europës, si në Itali, Greqi, e të tjera, ku është edhe numri më i madh i emigrantëve shqiptarë, që më pas, sidomos pas krizës së Greqisë dhe Italisë, krizave ekonomike, lëvizën drejt Britanisë apo Gjermanisë.
Ndoshta kanë gjetur mënyrën se si të kthejnë paratë në vendin e tyre. Nga ana tjetër, edhe deputeti britanik, në debat me Ramën, këtë po bën.
Kryeministri po përpiqet që të mbrojë imazhin e vendit të tij. Me dorën “shtrirë” e fton të vijë në Shqipëri.
Në fakt, nga jashtë kështu e njohin Shqipërinë. Kur vijnë dhe e prekin, ndryshojnë jo pak.
Por dëmi bëhet ditë pas dite, orë pas ore, qëndrim pas qëndrimi, deklaratë pas deklarate, qoftë nga të tillë deputetë britanikë, qoftë edhe nga kompani lobimi, që gjenden nga politikanë të korruptuar, të cilët duan të shpëtojnë nga burgu duke dëmtuar imazhin e vendit.
Dhe në këtë rast, dëmi që i bëhet dhe faturën e merr vetëm Shqipëria!/CNA
Opozita vazhdon që pas zgjedhjeve të 11 majit të bëjë poli...
Partia Demokratike ka filluar një maskaradë në KQZ dhe KAS...
Këto ditë në media u shpërnda nga zyra e propagandës se Er...
KAS ka filluar rinumërimin e votave pas ankimit të bërë kr...
Mediat e pushtetit, por dhe ato specifikisht të paguar...
Ditën e martë do nisë rinumërimi i votave për kutitë e dis...
Shfaqjet e arrogancës së opozitës pas një humbjeje të përm...
Dy anëtarë të KAS, vendosën që të përdorin të drejtën e re...
Nëse do të duhet të shpjegojmë me një fjali rezultatin e zgj...
Edi Rama po bëhet gati për zgjedhjet e ardhshme të vitit 2...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë dje uroi popullin shqiptar pë...
Pas 12 vitesh, ende diskutohet se kush e zgjodhi Lulzim Ba...
Opozita hodhi akuza pas daljes së rezultatit në Vorë, për ...
Zgjedhjet e 11 majit tashmë kanë një rezultat të certifiku...
Leximi i rezultateve të zgjedhjeve, sipas shifrave krahasu...
Ministri i superfuqishëm i Edi Ramës, Blendi Gonxhja, ...
Rezultati i zgjedhjeve tregoi se, përtej çdo denoncimi, ko...
Në nisje të fushatës u vu re që Partia Socialiste dhe Part...
Partia Demokratike ka regjistruar një disfatë elektorale d...
“Vjedhja” e vërtetë e zgjedhjeve të 11 majit fshihet direk...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...