Një cikël shkrimesh se si opozita, përtej aksioneve të saj, po i bën një shërbim politik dhe elektoral Edi Ramës. Çfarë ndodhi dhe ku po shkon PD me qëndrimet e saj, disa analiza që sjellin më shumë fakte dhe të vërteta përballë opozitarëve dhe ndoshta mundësitë e ndryshme për reflektim dhe zgjidhje.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë dje uroi popullin shqiptar për zgjedhjet. Pra, shpresa e fundit e opozitës, që amerikanët të mos njihnin zgjedhjet, por të mbanin një qëndrim kritik ndaj tyre, ra. Ra më shpejt sesa pritej.
Ambasada nuk mund të uronte për zgjedhjet pa marrë një konfirmim te Departamenti i Shtetit, prandaj kush merr vesh nga politika e kupton se çështja e zgjedhjeve është një kapitull i mbyllur, pavarësisht kritikave që mund të ketë për to.

Në fakt, ka një rrugë të tretë, zullume në zgjedhje mund të ketë pasur, por për çdo mendje të ftohtë dhe racionale çdo zullum nuk ka ndikuar në fitoren e socialistëve.
Mund të jetë ndonjë mandat më tepër, por fitorja e Ramës në këto zgjedhje nuk është vënë kurrë në diskutim dhe kjo nuk është çështja e sondazheve që dilnin paraprakisht, nuk është çështja e njohjes që bëri ambasada e SHBA-së, kjo lidhet me një perceptim në opinionin publik, ku edhe vetë demokratët, për ata që kanë qenë në terren dhe e kanë njohur situatën, deklaronin se Edi Rama do të fitonte.
Fatkeqësisht ndodhi pikërisht ajo që ne thamë, sepse në shumë nga qytetet e Shqipërisë, nga bashkitë dhe zonat e saj, demokratët nuk kishin komisionerë, kishin një organizim të çorganizuar, nuk çështja vetëm e listave e njerëzve që duhet të krijonin frymën dhe të krijonin organizimin, një PD që s’ka më struktura organizative, nuk funksionon poshtë në qelizë, e shpërndarë, pa një lidership politik stabël që vjen dhe nga përplasjet e vazhdueshme brenda llojit, me ndarje me partitë e reja, me fytyra që i jepnin shpresë së Djathtës si rasti i Agron Shehajt, njerëz të ndershëm, të cilët dikur shfaqeshin në parti të vogla me klounë politikë që kishin pritshmëri votash dhe këto vetëm i bënin dëm Partisë Demokratike.
Prandaj dhe humbja do të ishte therëse për demokratët, nuk do të ishte thjesht një humbje që do t’u dhembte pak, sepse socialistët do të merrnin 72 apo 74 mandate, Rama pritej që të rritej me 2-4 mandate, megjithëse ai pati një rritje prej 9 mandatesh.
Ajo që po bën Partia Demokratike në parim pas atij qëndrimi të Ambasadës Amerikane fatkeqësisht duket se do ta dëmtojë më tej atë. Berisha po vazhdon me të tijën, ka të gjithë të drejtën legjitime të kritikojë zgjedhjet, këtë instrument ka pasur në dorë gjithmonë, këtë instrument i mësoi edhe Lulzim Bashës.
Thelbi është se gjithë ajo fushatë dhe ai program elektoral që në fakt ishin vërtet për t’u vlerësuar, veprimet e tanishme të opozitës, pafuqia e saj, sjellja që po bën, artikulimi në publik apo disa lëvizje po tregojnë se është shumë e dobët dhe ka dalë nga zgjedhjet e dërrmuar. Kjo të bën të mendosh se ne po shkojmë drejt Edi Ramës I.
(vijon)
Pas 12 vitesh, ende diskutohet se kush e zgjodhi Lulzim Ba...
Opozita hodhi akuza pas daljes së rezultatit në Vorë, për ...
Zgjedhjet e 11 majit tashmë kanë një rezultat të certifiku...
Leximi i rezultateve të zgjedhjeve, sipas shifrave krahasu...
Ministri i superfuqishëm i Edi Ramës, Blendi Gonxhja, ...
Rezultati i zgjedhjeve tregoi se, përtej çdo denoncimi, ko...
Në nisje të fushatës u vu re që Partia Socialiste dhe Part...
Partia Demokratike ka regjistruar një disfatë elektorale d...
“Vjedhja” e vërtetë e zgjedhjeve të 11 majit fshihet direk...
Procesi i numërimit po shkon drejt fundit duke na sjellë n...
Parashikimi duhet bërë para se të bëhen zgjedhjet dhe ndos...
Është pozicionuar në listën e hapur të koalicionit për...
Nuk bën më fushatë! Nuk kërkon më vota për PS! Tani del ç...
Nuk e përmbajti veten! Guxoi dhe doli në media! Duhet të b...
Shumë media në Shqipëri kanë filluar të bëjnë sondazhe, të...
Pas kontratës lobuese të PD-së në Shtetet e Bashkuara, një...
Lobimi i shtrenjtë i Partisë Demokratike prej rreth 6 mili...
Kur Sali Berisha u përjashtua nga grupi Parlamentar i Part...
Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të S...
Radio Televizioni Publik ka ndezur një debat të madh pas n...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Më shumë fonde dhe përgjegjësi për rajonet: Kryeministri i...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Rusia e ka kryer njërin prej sulmeve më të mëdha me raketa...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...