Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

“Vjedhja” e vërtetë e zgjedhjeve të 11 majit fshihet direkt te sistemi elektoral, te ndarja e votave. Të gjitha të tjerat, pra akuzat e hedhura për blerje, shitje, keqpërdorim të administratës apo “treni bullgar”, etj., nuk e ndryshojnë vendimin e sovranit. Kjo është e saktë dhe e provuar.
Pikërisht edhe për shkak të këtij sistemi, i cili në fakt është totalisht i deformuar. Po të shohim përqindjet dhe mandatet që përkthehen, Partia Socialiste rezulton të ketë 52.15% në rang kombëtar, kuptohet që duke i shtuar edhe votat që kanë ngelur, votat e diasporës. Me rreth 730 mijë vota, socialistët kanë ruajtur “magazinën e tyre elektorale”. Por këto 52.15% të votave, shkojnë nga 83 në 85 vende në parlament, që janë shumë më shumë sesa jep përqindja e mandateve. Por formula ia shton.

Pra, socialistët me 52.15%, duhet të kishin 72, 73 apo 74 vende në parlament. Kanë 52.15%, por po shkojnë në 84 vende në parlament apo në 85.

Ndodh sepse përqindja ndahet në rang rajonal, pra votat përpjesëtohen në mandate sipas çdo qarku, pra 12 qelizave apo njësive zgjedhore që ka Shqipëria. Ndërkohë, në votën kombëtare, problemi qëndron ndryshe. Po marrim si shembull Partinë Mundësia të Agron Shehajt. Ka rreth 50 mijë vota, por ka vetëm 2 mandate në rang kombëtar, të cilat i ka marrë në Tiranë, për shkak të 20 mijë votave që ka marrë në kryeqytet. Por votat e tjera, shkojnë te koshi i socialistëve.
Demokratët kanë 34.26%, rreth 52 deri në 53 ulëse në parlament. Diku më shumë apo më pak, sërish jemi përballë të njëjtit fenomen.
E njëjta situatë me Lapajn, i cili ka shumë vota. E njëjta situatë me Tom Doshin, që ka 3.38 % dhe rreth 47 mijë vota, ndërsa ulëse ka 3. Të gjithë bashkë, të vegjlit, Nisma Thurje, Shqipëria Bëhet, Lëvizja Bashkë, PSD, Mundësia, Partia e Dash Shehit me rreth 5 mijë vota. Të gjithë bashkë kanë 11.78% të votave, sipas të dhënave zyrtare nga KQZ, por ende kjo është jopërfundimtare sepse mungojnë votat e diasporës. Pra, në total, kanë 165,748 vota. Përkthyer në mandate, kanë marrë: 2 mandate Partia Mundësia, 1 mandat “Shqipëria Bëhet”, 1 mandat Lëvizja Bashkë, 3 mandate nga partia e Tom Doshit, pra janë 7 mandate.

Në fakt, nga totali i votave, po të llogariten si përqindje dhe sipas numrit që kanë marrë në rang kombëtar, ulëset që u takojnë në parlament janë rreth 20, pra 3 herë më shumë.
Me rreth 730 mijë vota, Partia Socialiste merr 83 apo 84 mandate, ku një mandat shkon nga 8500 në 9000 vota, kurse po të llogarisësh në rang kombëtar votat e Partisë Mundësia me rreth 50 mijë, ka marrë 2 mandate dhe 2 mandate shkojnë në 16 mijë vota.
E njëjta situatë edhe me PSD-në e Tom Doshit. E njëjta situatë edhe me “Shqipëria Bëhet”, Nisma Thurja dhe partitë e tjera të vogla.
Dhe e gjithë kjo pasojë vjen për shkak të sistemit proporcional rajonal, që këtë herë ka prodhuar ligjërisht mandate defektoze për mazhorancën, në dëm të partive të vogla.

Zgjidhja është shumë e thjeshtë. Një sistem proporcional rajonal me korrigjim kombëtar. Minimalisht duhet korrigjim kombëtar që t’u japë çfarë u takon partive të vogla, por edhe opozitës. Edhe mazhorancës, me 52.15% të votave, i takonin 73 ulëse në parlament. Partitë e vogla kanë më pak vende sesa kanë përqindje në rang kombëtar. Pra, janë të papërfaqësuara ato vota, kurse socialistët me më pak vota, përfaqësojnë më shumë qytetarë.
Por, deri tani, kjo zgjidhje nuk jepet nga partitë e mëdha për shkak se do t’i krijonte një ngërç në formimin e qeverisë, jo të gjithë mund të arrijnë 51% të votave, mund të kishte shpesh zgjedhje të parakohshme, mund të kishte edhe balotazhe, që tashmë janë hequr nga koncepti politik i Shqipërisë.
Por në fakt, ne jemi përballë rezultateve, ku në përqindje ka parti që marrin më shumë ulëse në Kuvend, ka parti që kanë më shumë përfaqësues, ka parti që vota u vlen më pak, siç është rasti i PS-së që mandati shkon nga 8500-9000 vota dhe parti që mandati u shkon nga 15-20 mijë vota.
Ky është një deformim total i mënyrës së përfaqësimit dhe ky sistem proporcional rajonal tregon që defekti i tij është thjesht dhe vetëm t’i japë sa më shumë siguri dhe zgjatim pushtetit, partisë, që qëndron në mazhorancë.

Ky është një fakt, tashmë i provuar. I dha Edi Ramës mandatin e katërt, me të njëjtat votat që ka pasur në vitin 2021 apo me më pak prej tyre. Edi Rama sot ka më shumë mandate. Kurse opozita e mbledhur në total shkon rrotë më rrotë me mandatet e socialistëve të Ramës, por nuk i ka këto ulëse në Kuvend, thjesht dhe vetëm i ka në përqindje po të mblidhen të gjitha së bashku dhe nuk prodhojnë asgjë. Thjesht, në finale, Rama është kryeministër me 83-85 mandate, për shkak të një deformimi që sjell sistemi zgjedhor dhe kjo mund të quhet vjedhje e ligjshme e mandateve./CNA
Procesi i numërimit po shkon drejt fundit duke na sjellë n...
Parashikimi duhet bërë para se të bëhen zgjedhjet dhe ndos...
Është pozicionuar në listën e hapur të koalicionit për...
Nuk bën më fushatë! Nuk kërkon më vota për PS! Tani del ç...
Nuk e përmbajti veten! Guxoi dhe doli në media! Duhet të b...
Shumë media në Shqipëri kanë filluar të bëjnë sondazhe, të...
Pas kontratës lobuese të PD-së në Shtetet e Bashkuara, një...
Lobimi i shtrenjtë i Partisë Demokratike prej rreth 6 mili...
Kur Sali Berisha u përjashtua nga grupi Parlamentar i Part...
Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të S...
Radio Televizioni Publik ka ndezur një debat të madh pas n...
Apeli i GJKKO-së ka lënë në burg Erion Veliajn, kryebashki...
Vendimi i gjyqtarit të Apelit të Posaçëm, Engert Pëllumbi ...
Kur nuk mundin dot të kenë argumenta, të kenë fakte, të ku...
Për 5 ditë rresht CNA ka publikuar pa ndalim, vazhdon dhe ...
CNA ka publikuar deri tani dhjetëra faqe përgjimesh të kry...
Përktheu: Brizida Gjikondi Di që shumë prej jush janë të ...
Në media u shpërnda fort lajmi se dy persona kishin hakeru...
Në datën 25 mars, në sallën poshtë Katedrales së Kishës ...
Në një editorial, nga këto që i shkon shumë për shtat,...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...