Në datën 25 mars, në sallën poshtë Katedrales së Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, është zhvilluar një pritje zyrtare nga ambasada e Greqisë, në kuadër të Festës Kombëtare të Republikës së Greqisë.

Klienti i pushtetit, Artur Zheji, që në këtë shkrim do ta trajtojmë herë si shejtan, herë si mercenar, herë si budalla, ka mbledhur një kor korbash për të trajtuar në një ekran pa audiencë temën “Absurdi!" Festa e Greqisë në Katedralen Ortodokse shqiptare! Pse?!
Në fillim shejtani Artur Zheji shtron pyetjen pse një festë e Greqisë duhet të bëhet në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë?
Duke qenë se ka vënë veten në rolin e budallait përgjigjja është e thjeshtë. Ajo sallë jepet me qira nga kisha. E kanë marrë shumë ambasada të tjera, por Zheji s’ka folur. E ka marrë me qira PS-ja, PD-ja, shoqata dhe organizata të ndryshme, të cilat paguajnë tarifa dhe e shfrytëzojnë.




(Aktivitete të kryera në sallën poshtë Katedrales së Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë)
Ajo sallë nuk është investuar thjesht dhe vetëm për të qenë në shërbim të kishës, por mund të sjellë dhe të ardhura që shkojnë për qëllime dhe shërbimet bamirëse që bën kisha.
Ka një pyetje të dytë Zheji ku thotë se aty ishin edhe Berisha, edhe Kryepiskop Joani.

Berisha dhe Kryepiskopi mund të jenë në dhjetëra festa zyrtare. Njëri është kryetari i një partie dhe tjetri kryetari i një komuniteti.
Kryepiskop Joani mund të jetë edhe në një sallë me Ramën, apo në salla të tjera, në takime të tjera.
E duke shkuar më tej te një idiotësi tjetër: Pse grekët nuk e bëjnë festën në xhami, duke u kthyer në një korbë politike Zheji thekson se kjo bëhet për votë.
Pa asnjë diskutim që Berisha shkon për votë dhe mund të shfrytëzojë edhe foton me kryepiskopin apo në një ambasadë tjetër me një klient tjetër, por salla i është dhënë me qira ambasadës greke siç mund t’i jepet çdo institucioni.

I vetmi që mund ta marrë falas është Artur Zheji, por nuk e përdor dot as si kazino, as si ambient ku vihen gjoba, as si vend ku shahen komunitete, as si fole për të mbledhur korba spiunësh, palaçosh dhe sharlatanësh, shejtanë dhe budallenj, idiotë dhe shërbëtorë, të cilët diku me dashje, ndoshta dhe pa dashje, i shërbyen Artur Zhejit, dikush i paguar dhe dikush i vetëshpallur armik, dikush pseudopatriot e ndonjë tjetër duke gjetur dhe nacionalizmin, strehën e maskarait.
Tashmë është e dukshme. Deri dje mbanin gishtin drejt ndaj Kryepiskopit Anastas se ishte një grek, tani kanë filluar të tjera histori ndaj Fortlumturisë së Tij Joanit, ku për shembull, Artur Zheji gënjente publikisht për pagëzimin e tij 46 vite më parë në kohën e diktaturës.
Ndoshta vërtetë e turpëron të madhin Petro Zheji, i cili në fakt është kumbari i Imzot Joanit, i pagëzuar ngaAt Kozmai në një fshat të Vlorës, në Bestrovë.

Dhe për këtë ka shumë dëshmitarë, e dinë shumë njerëz. E di edhe vetë Zheji, i cili kërkon të luajë rolin e nacionalistit, duke na treguar strehën e tij të maskarenjve.
Dje shanin një kryepiskop për origjinën e tij, sot gënjejnë, shpifin me qëllim si mercenarë, si maskarenj, si shejtanë, si budallenj që na qartësojnë se atë akuzën e grekut dje që ishte kryepiskop i orthodhoksëve të Shqipërisë e kanë pasur të qëllimshme.
Dikush dhe i paguan e na tregon se ka qenë armiqësore, jo thjesht ndaj Kryepiskopit Anastas, por ndaj Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, sepse historia nuk u mbyll me Fjetjen e kryepiskopit, por vazhdon me të tilla emisione që na zbulojnë se fytyra të vrerosura, me shpirt të zi, çfarë nuk bëjnë për të marrë shukën e parave që lënë kazinove apo ata që paguhen si mercenarë, dikush edhe për të bërë shejtanin, budallain e dikush tjetër maskarain.
Çfarë është Artur Zheji në të gjithë këtë histori vështirë se e gjen dot një njeri./ CNA
Në një editorial, nga këto që i shkon shumë për shtat,...
Java që sapo lamë u mbyll me protesta të fuqishme anembanë...
“Jam hajdut me 250 mijë vota dhe duhet të jem i lirë, apo ...
Avokatë, të cilët ushtrojnë detyrën pasi janë larguar ...
Sot në Tiranë është shfaqur shtetasi amerikan Joshua.E.Rob...
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i cili ndodhet pas he...
Partia Socialsite është një forcë e madhe politike, që...
Një kthim pas në kohë dhe leximi i sjelljes së kryebas...
“Trekëndëshi i Bermudës”, si njësi gjeografike e mistershm...
Prej disa ditësh dhe javësh Erion Veliaj ka filluar be...
Valmir Xoxa është një personazh mjaft interesant që de...
Kryeministri Rama sërish sot ka përmendur gazetarët sp...
Propaganda e kryebashkiakut të Tiranës, i cili ndodhet...
Ditët e para në detyrë të Presidentit Trump dëshmojnë se t...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nesër një dëgjesë me rek...
Çudi si kërcënohet gjyqtari në Fier fill pasi politika lës...
Kurrë nuk ishte bërë kështu kryeministri, nuk ishte tr...
Dy dekada para se Europa të përfshihej në Luftën e Parë Bo...
Mediat e inceneratoreve dhe ato të paguara nga paratë e vë...
Një personazh që thuhet se mund të duket si roli i “Tano K...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Gujanë të Amerikës së Jugu...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet javën e a...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...