web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Halli i Ramës me SPAK-un/ Përse i shërben dëgjesa me rektorin e UBT

25 Shkurt 2025, 13:00, Editorial CNA

Halli i Ramës me SPAK-un/ Përse i shërben dëgjesa me

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nesër një dëgjesë me rektorin e UBT-së, Fatbardh Sallaku, i cili në fakt rezulton i papërfshirë sipas Ramës. Edhe ky si puna e Erion Veliajt, kryetar organizate hajdutësh, siç tha Erioni që ne jemi organizatë, për drejtorët e tij të dosjes “5D”.

Por Erioni nuk dinte gjë kur ata vidhnin. Kështu i bie të jetë dhe rektori i UBT-së që i arrestojnë 24 veta dhe ky është i pastër.

Në fakt, me dëgjesën publike Edi Rama po na tregon se sa peng është marrë Universiteti se nuk kemi më një universitet autonom, nuk kemi pavarësi universitare, por kemi universitete të kapura nga Rilindja, kemi rektorë që turpërisht shkojnë në grupin parlamentar të PS-së. Se çfarë pune ka rektori i universitetit të UBT-së në mbledhjen e grupit parlamentar, këtë vetëm Rama e di.

Sa për dëgjesat publike dhe faktet që mund të kishte rektori mjafton të japë një konferencë shtypi në sallat e universitetit dhe këtë e shikojnë të gjithë se sot raportohet në media gjithçka.

Halli i Ramës me SPAK-un/ Përse i shërben dëgjesa me

Por si duket kryeministri ynë i nderuar nuk ka pasur vetëm hallin e zdromsit që në fakt fjalën zdroms e ofendon kur e bashkëngjit me Erion Veliajn, por me veprimin e tij na tregoi se ka hallin e SPAK-ut.

Ka hallin e disa njerëzve të ndershëm atje që po bëjnë punën, po luftojnë korrupsionin dhe për Ramën nuk duhet t’i arrestojnë njerëzit, hajdutët duhet të ndiqen në gjendje të lirë, nuk duhet të ketë masa sigurie ku në fakt ka një kod të procedurës penale që tregon se cilat janë masat e sigurisë, masat e buta që nga detyrimi i paraqitjes arrest në shtëpi, arrest me burg e kështu me radhë.

Në fakt, Edi Rama me këtë që po bën me rektorin apo me mbrojtjen që po i bën Erion Veliajt duhet të kishte thirrur në dëgjesë Sali Berishën se ishte ky i pari që ulërinte kundër SPAK-ut dhe Altin Dumanit.

Edi Rama duhet të kishte thirrur grupin parlamentar të PS-së, të fliste me Ilir Metën, pse jo, se dhe ai me masë sigurie ishte.

Edi Rama duhet të thërriste të dëgjonte Safet Bajrin për masën e sigurisë. Pse duhet të dëgjojë rektorin dhe Safetin jo.

Ndoshta dhe Emiljano Shullazin nuk prish ndonjë punë apo capo, banda, të tjerë të arrestuar dhe burgosur me masë sigurie nga SPAK-u.

Se, me dëgjesën që po i bën rektorit këta të tjerët i ka lënë me kokë mënjanë. Ndonjë e ka pasur bashkëpunëtor, dikush e ka sjellë në pushtet, dikë tjetër e ka përdorur për të marrë vota dhe kryeministri ynë duhet të jetë më i kthjellët, nuk mund të thërrasë në dëgjesë vetëm rektorët se kështu po na tregon se i ka kapur universitetet për veshi dhe i ka kthyer rektorët në sharlatanë dhe palaço, krerët e organizatave të hajdutëve siç vetëquhej Erion Veliaj për drejtorët e “5D”-së.

Ndaj dhe kryeministri ynë duhet të qartësohet. Pse duhet të dëgjojë vetëm një rektor. Mund të dëgjojë dhe Klotilda Bushkën prapë, të cilën e ka pa masë sigurie akoma, por me zë dhe figurë duke prishur provat.

Ndaj më mirë kryeministri të dalë qartë dhe hapur dhe të thotë që unë luftën e kam me SPAK-un se këta po më arrestojnë hajdutët. Unë nuk dua të më arrestojnë hajdutët tani, por pas zgjedhjeve se mesa duket ky është mesazhi që jep kryeministri.

Do që SPAK-u të ndalë punën derisa të fitojë zgjedhjet që pastaj Edi Rama ta marrë ta shkrijë për llogari të tij dhe Fatmir Xhafajt, por puna nuk ndalet kur do Rama, si do Rama dhe se do Rama.

Rektori i ndershëm që Rama do ta thërrasë në dëgjesë në fakt është një nga bashkëpunëtorët e njerëzve të inceneratorëve, Mirel Mërtirit, etj., të cilët janë grup i strukturuar kriminal dhe kanë marrë arratinë ashtu siç ai inceneratori që nuk ekziston në Tiranë që duhet t’i kishte ndjekur bashkia./ CNA





Lajmet e fundit nga