
Një personazh që thuhet se mund të duket si roli i “Tano Karidit” në “La Piovra” tek Oktapodi se, kështu janë dhe tentakulat e Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës.
Por këtë rol tek Ajola duket se e ka marrë Gentian Skënder Sula, aksioneri i NOA-s, njeriu që përfitonte miliona e miliona euro gjatë kohës energjetike globale në kurrizin e shqiptarëve thjesht dhe vetëm me ndryshimin e orës së transferimit të energjisë.
Gentian Skënder Sula i NOA-s shfaqet jo vetëm te një dosje skandaloze, në aferën “KESH”, e cila shkon sa te Benet Beci, te pasardhësi i tij, tek Arben Kraja që nuk filloi kurrë hetimet, por dhe më tej.

Gentian Sula shfaqet me marrëdhënie të drejtpërdrejta me Ajola Xoxën dhe tentakulat e saj. CNA ka raportuar se Gentian Sula është një nga aksionerët që ka dhënë pa qira vilën në Bllok për qendrën “Harabel”, ku zhvillonte Ajola Xoxa ekspozitat dhe shiste pikturat me vlerë dhjetëra mijëra euro, siç raportohet në vendimin e GJKKO-së.
Vilë pa qira, ndërkohë që sipas agjencive imobiliare qiraja është rreth 25 mijë euro në muaj. (LEXO KETU)
Më pas Gentian Sula shfaqet me Ajola Xoxën si njeriu që merr përsipër 115 mijë eurot e gjetura në kasafortën e zyrës së Ajola Xoxës në Sky Tower në apartamentin 12/3, çuditërisht Gentian Sula shfaqet me autorizim dhe pranon para prokurorëve të SPAK-ut të zbardhur në vendimin e GJKKO-së se ky i fundit është njeriu që ka marrë përsipër paratë, ato eurot e mykura për të cilat ka folur gazetarja Klodiana Lala, që u gjetën në kasafortën e Ajola Xoxës dhe që ishin pa zot.
U doli zot Gentian Sula ashtu siç i doli zot vilës pa qira në Bllok. Është po ky Gentian Sula që shfaqet në blerje pikturash dhe më pas tërhiqet, një veprim prapë i dyshimtë dhe ky. Është po ky Gentian Sula që ka përfituar fonde nga Bashkia e Tiranës.
Është po ky Gentian Sula që niset për në SHBA gjatë kohës që atje shkon dhe Erion Veliaj. Shkon më parë dhe kthehet më pas.
Në qarqet mediatike të Tiranës saktësojnë se ka qenë ky garantuesi që mund të çonte tek inaugurimi i Turmp-it Erion Veliajn, i cili udhëtoi në SHBA duke gjetur një justifikim, një ftesë. Më pas Gentian Sula shfaqet në disa ambiente ku zhvilloheshin aktivitetet e inaugurimit të presidentit Trump të cilat kanë kosto dhjetëra mijëra euro.
I gjithë roli i Gentian Sulës në “oktapodin” e Ajola Xoxës dhe Erion Veliajt duket të jetë roli i një "Tano Karidi", një person i lidhur sa me Erion Veliajn dhe Ajola Xoxën, sa në shërbim të kompanive të këtij të fundit po aq i lidhur dhe me mediat dhe me njerëzit afër opozitës, të cilët heshtin dhe nuk i përmendin emrin njeriut që mjafton që SPAK t’i bëjë një skaner të thjeshtë dhe atje duke e shkundur do kuptojë se si lidhen këmbët e “oktapodit” të Ajola Xoxës, opozitës etj., me Gentian Sulën e NOA-s, përfitues edhe i parave publike dhe bashkëpunëtor i lidhjeve të ngushta me Erion Veliajn, Ajola Xoxën dhe njerëzit e opozitës./ CNA
Prej datës 10 shkurt, që kur kryebashkiaku Erion Veliaj ës...
Fatmir Xhafaj shkroi sot se “prokurori nuk bind”. E thënë ...
Fjalimi i zv/Presidentit Amerikan drejtuar udhëheqësve pol...
Andi Bushati, sërish në një dalje të tij mediatike, vazhdo...
Pati plot pandehma, madje edhe shtytje, nga brenda dhe nga...
Mjafton të shikoje ekranet e djeshme, debatet kryesore...
Sot u vërtetua ndoshta edhe një profeci, por dhe një qëndr...
Kryeministri Edi Rama zgjodhi një mënyrë tjetër për të mba...
Arrestimi i Erion Veliajt ishte lajmi i parë i dhënë sot n...
Një aferë korruptive, rreth një miliard euro, me projeksio...
Opozita ishte e para që i hodhi dorashkën e sfidës maxhora...
Sot gjatë të gjithë ditës, me orë të zgjatura, ka pasu...
Dje u shpërnda një njoftim nga Taulant Zeneli me cilës...
Kryebashkiaku i Tiranës është nën hetim për 4 akuza penale...
Në vend të prologut... Ferdinand Samarxhi Nderi i Kombit...
Lulzim Basha javën e shkuar ka bërë blerjen e jetës! Ka bl...
Dje në mbrëmje të gjithë shqiptarët panë më në fund tr...
Erion Veliaj është në kërkim të Nesti Angonit! Hipotezat s...
Është e turpshme ajo që ndodh me opozitën. Përdorimi i...
Erion Veliaj ka hequr xhupat e shtrenjtë kur shfaqet n...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...