
Andi Bushati, sërish në një dalje të tij mediatike, vazhdon të flasë “kodra pas bregut” si thonë andej nga Korça apo “si kokoshi në majë të plehut”. Në komplekset e tij personale kundër institucioneve të drejtësisë, të cilat i ka inate që i vijnë pas sekuestros që i vunë serverëve të tij për çështjen e patronazhistëve dhe nuk i del inati.
Ndoshta duhet të pijë pak uthull, por përtej saj, një person publik, i cili merr përsipër të sqarojë qytetarët, nuk mund të dalë dhe të flasë budallallëqe dhe të gënjejë hapur. Andi Bushati, në daljen e tij televizive dje, tha se SPAK-u është marrë me brekët e Ajolës. Kjo është një gënjeshtër. Dosja është e pamjaftueshme tha ai, nuk janë inceneratorët, nuk është “5D”, edhe kjo është një gënjeshtër.
Janë disa çështje që Andi Bushati ta dijë të regjistruar. Tjetër prokuror ka çështjen e “5D”-së, tjetër prokuror ka çështjen e inceneratorëve, të tjerë prokurorë kishin hetimin pasuror të Erion Veliajt.
Në hetimin pasuror, në vendimin e gjykatës prej 367 faqesh, që bën mirë ta lexojë, megjithëse duke se ka kohë që ka humbur sensin e durimit për të lexuar dhe për të kuptuar, nuk është marrë askush me Ajola Xoxën.
Janë gjetur 860 e ca milionë lekë shpenzime të padeklaruara dhe shpenzimet kur thuhet janë bërë nga Ajola, janë bërë nga familja. Ajola nuk është anonime, është bashkëshortja e kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj. Janë 869 milionë lekë të padeklaruara, të fshehura dhe janë bërë shpenzime. Midis tyre mund të ketë edhe veshje. Së dyti, që Andi Bushati ta kuptojë, ndoshta ky kërkon që t’i gjenden disa thasë me para apo dhjetëra miliona euro në ndonjë dollap. Në fakt janë gjetur gati 1 miliard lekë, që Erion Veliaj me firmën e tij, pasi kryetari i bashkisë firmos shpenzimet e institucionit, dhënë kompanive zinxhir të bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, të dajës së Ajolës, të nuses së dajës së Ajolës, të familjarëve të saj.
Dhe në këtë rast Ajola është bashkëshortja e kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj.
Pra, titullari që firmos fondet, lekët ia kalon gruas. A nuk është ky korrupsion?! A nuk është korrupsion që t’i marrësh paratë e qytetarëve, të cilët të kanë votuar për mirëadministrimin e fondeve dhe t’ia japësh gruas?! Çfarë kërkon më shumë Andi Bushati? Duhet të paktën të lexojë komunikimet, se atje e kupton kur një nga punonjëset thotë: “ata janë vampirë”.
Ndoshta Bushati priste që SPAK-u të gjente një vampir, ta lidhte me zinxhir dhe ta varte në sheshin “Skënderbej”, por nuk ndodh kështu. Janë gjetur paratë që Erion Veliaj firmos dhe ia jep bashkëshortes së tij dhe i fut ajo në xhep, pra shkojnë në shtëpinë e Erionit ato lekë, shkojnë në darkë e flenë me Erionin.
I merr Ajola i shpenzon për Erionin, përfituesi është Erioni, bashkëshortja e tij. Ky është korrupsion dhe këtë Andi Bushati duhet ta kuptojë, jo të flasë broçkulla dhe fjalë boshe, por të lexojë se atje e kupton se si qëndron e vërteta. E kanë kapur të gjallë duke marrë fonde publike dhe duke ia dhënë gruas, dhe ky është korrupsion dhe është i faktuar jo në një, por në dhjetëra raste.
Se fakti që del kushëri i parë i Ajolës dhe thotë ato 160 mijë eurot i fusja nëpër jastëkë e vija vërdallë nëpër Tiranë dhe ia dhashë Ajolës që të blinte një tokë, e mori Ajola pastaj u tërhoq e ma la mua.
Çfarë korrupsioni kërkon më shumë të shikojë, të lexojë apo dëgjojë Andi Bushati?
E gjitha ka vetëm një përgjigje, Andi Bushati nuk lexon më. Tashmë këta analistët tanë janë kthyer në “showman”, kujtojnë se janë Brad Pitt apo George Clooney dhe në asnjë rast, prej vitesh ndoshta, nuk lexojnë.
Kanë hequr dorë nga leximi, kanë hequr dorë nga faktet dhe provat, kanë hequr dorë nga gazetaria, po dalin dhe flasin budallallëqe thjesht dhe vetëm me perceptimet personale apo me shkrimet që dalin në mediat e ndryshme./ CNA
Pati plot pandehma, madje edhe shtytje, nga brenda dhe nga...
Mjafton të shikoje ekranet e djeshme, debatet kryesore...
Sot u vërtetua ndoshta edhe një profeci, por dhe një qëndr...
Kryeministri Edi Rama zgjodhi një mënyrë tjetër për të mba...
Arrestimi i Erion Veliajt ishte lajmi i parë i dhënë sot n...
Një aferë korruptive, rreth një miliard euro, me projeksio...
Opozita ishte e para që i hodhi dorashkën e sfidës maxhora...
Sot gjatë të gjithë ditës, me orë të zgjatura, ka pasu...
Dje u shpërnda një njoftim nga Taulant Zeneli me cilës...
Kryebashkiaku i Tiranës është nën hetim për 4 akuza penale...
Në vend të prologut... Ferdinand Samarxhi Nderi i Kombit...
Lulzim Basha javën e shkuar ka bërë blerjen e jetës! Ka bl...
Dje në mbrëmje të gjithë shqiptarët panë më në fund tr...
Erion Veliaj është në kërkim të Nesti Angonit! Hipotezat s...
Është e turpshme ajo që ndodh me opozitën. Përdorimi i...
Erion Veliaj ka hequr xhupat e shtrenjtë kur shfaqet n...
Ditët e fundit një ngjarje ka marrë dhenë, ndalimi i M.M, ...
Kryebashkiaku i Tiranës ende në detyrë, Erion Veliaj, ...
Elvi Fundo Djali i ish-kryeministrit të diktaturës Me...
Sapo ka hyrë viti i ri 2025, me dimrin që pason dhjeto...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...