"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...

Opozita ishte e para që i hodhi dorashkën e sfidës maxhorancës, kur kërkoi me insistim votimin e diasporës. Edhe kjo si shumë sfida që hidhen kuturu pa llogaritur reagimin e maxhorancës. Dhe ndodhi që maxhoranca e mori seriozisht sfidën.
Kryeministri Rama shpalli dhe kreu takime madhështore në Greqi dhe Itali. Takimet ishin spektakël më vehte nga ata që Rama i ka "hobby". Parë kështu duket budallallëk që ai të sfidohej që të detyrohej të bëjë gjënë që ai di të bëjë më mirë.

Por, opozita e sfidoi pa u menduar gjatë! Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ngriti platformën për regjistrimin e votuesve nga jashtë vendit. Aktet rregullatore u miratuan në Komisionin Rregullator, atje ku Opozita ka përfaqësuesit e vet besnikë.
Por opozita nisi prapë akuzat për faturën që do t'u ngarkohej emigrantëve. Secilit prej tyre! Beteja e rradhës e opozitës, për të fituar zemrën e emigranteve, u fokusua tek fakti, që ata do të duhet që të paguanin postën për dërgimin mbrapsht të fletës së votimit, pasi ata të kishin marrë zarfin e nisur dhe paguar nga KQZ.
Donin t'u kursenin lekët shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe duke bërë betejë per ato lekë poste, ishin të bindur që do i bindnin se cila forcë mendonte më shumë për ta! KQZ nuk pret lekë!
Për Postën do paguante buxheti i Shtetit. Dhe Buxhetin e Shtetit nuk e mbush Rama. E mbushin kontributet e Shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri.
Por opozita që ka në përbërje të vet me shumicë njerëz që nuk kanë punuar kurrë, mendonte se emigrantët nuk mund të paguanin për postën e kthimit të zarfit me fletën e votimit brenda. Dhe e sfiduan prapë mazhorancën!

Kështu në fund të kësaj historie çdo emigranti apo shqiptari tjetër që jeton jashtë shtetit dhe që do të regjistrohet në regjistrin e hapur nga KQZ, do ju shkojë me postë të parapaguar, zarfi i kthimit te fletës së votimit të plotësuar.
Nëse ndjekim logjikën, çdo shqiptar që kërkon të regjistrohet në portalin e hapur nga KQZ, presupozohet që shpreh dëshirën të votojë. Por nuk mund të thuhet me siguri se të gjithë do të kthejnë mbrapsh fletën e mbushur me votën. Opsioni që të ndërrojnë mendje ekziston.
Ajo që dihet me siguri është se KQZ gjithkujt që rregjitrohet në portal, do t'i nisë një zarf me fletën e votimit brenda dhe me postë kthimi të parapaguar nga Buxheti i Shtetit. Opozita e sfidoi maxhorancen në parapagimin e votës së emigranteve, sikur ishte e bindur që ato lekë do dilnin nga xhepi i Kryeministrit!

Problemi është që Rama nuk do i nxjerri nga xhepi ato lekë të postës së parapaguar. Do i marri nga ato që kanë paguar shqiptarët që jetojnë në Shqipëri. Kështu, në fund, për çdo shqiptar që jeton jashtë, pagesa e postës do paguhet nga ajo pjesë e familjes që jeton në Shqipëri.
Votimin e shqiptarëve jashtë Atdheut do e paguajnë ata që nuk kanë ikur ende. Shpresojmë që kjo kosto, mos i shtohet motiveve për të ikur dhe të këtyre që kanë mbetur.
Në fund nëse përdorim kriterin e opozitës që besonte se do i blinte shqiptarët e emigracionit, me çmimin që po u kursente nga posta e parapaguar nga Buxheti i Shtetit, me të njëjtën logjikë i bie që të ketë humbur shqiptarët e Shqipërisë për të njëjtin çmim. Kësaj i thonë hiqja Lenës veja Prenës! /CNA
Sot gjatë të gjithë ditës, me orë të zgjatura, ka pasu...
Dje u shpërnda një njoftim nga Taulant Zeneli me cilës...
Kryebashkiaku i Tiranës është nën hetim për 4 akuza penale...
Në vend të prologut... Ferdinand Samarxhi Nderi i Kombit...
Lulzim Basha javën e shkuar ka bërë blerjen e jetës! Ka bl...
Dje në mbrëmje të gjithë shqiptarët panë më në fund tr...
Erion Veliaj është në kërkim të Nesti Angonit! Hipotezat s...
Është e turpshme ajo që ndodh me opozitën. Përdorimi i...
Erion Veliaj ka hequr xhupat e shtrenjtë kur shfaqet n...
Ditët e fundit një ngjarje ka marrë dhenë, ndalimi i M.M, ...
Kryebashkiaku i Tiranës ende në detyrë, Erion Veliaj, ...
Elvi Fundo Djali i ish-kryeministrit të diktaturës Me...
Sapo ka hyrë viti i ri 2025, me dimrin që pason dhjeto...
Kryebashkiaku Erion Veliaj është nën hetim nga SPAK-u ...
Kryeministri Edi Rama në daljen e tij të fundit mediat...
Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe K...
Kryeministri Edi Rama në daljen e tij mediatike të fun...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, vendosi n...
Sot SPAK-u me një njoftim zyrtar saktësoi se ka fillua...
Kryebashkiaku i Tiranës sot u paraqit në SPAK për herë...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...