
Kryeministri Edi Rama në daljen e tij mediatike të fundvitit artikuloi disa fjali për kryebashkiakun Erion Veliaj ai tha se Erion Veliaj ishte linçuar mediatikisht dhe se për shkak të publikimit të fakteve ishte cenuar familja e kryebashkiakut dhe ndihej i kërcënuar. (LEXO KETU)
Në fakt, kryeministri Rama harron të thotë apo bën sikur nuk e kujton se çfarë ka ndodhur me familjarët, fëmijët e shumë gazetarëve, të cilët kanë nxjerrë fakte dhe prova për qeverinë e tij dhe ministrat e tij të korruptuar që janë pas prangave.
Çfarë ka ndodhur me gazetarët, familjarët e tyre nga mediat e Edi Ramës, si janë linçuar, shantazhuar dhe kërcënuar me paratë e korrupsionit të inceneratorëve, të dosjes “5D”, të korrupsionit të Erion Veliajt, edhe të vdekurit në varr nuk janë lënë rehat.
Si janë linçuar dhe janë sulmuar në mënyrë brutale gra, bashkëshorte, motra vëllezër, familjarë, të afërm pa pasur asnjë limit.
Pse? Sepse gazetarët nxirrnin fakte dhe prova për korrupsionin e qeverisë.
A nuk është ky një linçim? A nuk e bënte këtë Erion Veliaj? A nuk e urdhëronte ai Mirel Mërtirin apo drejtorët e organizatës së tij kriminale të dosjes “5D”?
Kryeministri duhet të ketë të njëjtin standard, nuk mund t’i digjet mjekra për Veliajn dhe të ndezë cigaren kur sulmohen të tjerët shumë herë më ashpër dhe shumë herë më rëndë se Erion Veliaj.
Erion Veliaj është një person nën hetim me katër akuza që është përgjegjës direkt për çështjen e inceneratorit të Tiranës.
E ka kërkuar vetë, e ka firmosur vetë pa mbledhur Këshillin Bashkiak të Tiranës dhe nuk e ka menaxhuar dhe dëmi i shkaktuar deri tani është 70 milionë euro të paktën të paguara nga shteti dhe inceneratori nuk ekziston në Tiranë.
Janë dhe 60-70 milionë euro të tjera të marra nga dherat me një kontratë të firmosur nga drejtorët e Erion Veliajt.
Dosja “5D” është një dosje kriminale korruptive e grupit të strukturuar i cili vidhte 100% paratë e taksave të qytetarëve dhe i bënte punët me punonjësit e bashkisë.
Është me video, me firma dhe vula.
“Harabeli” i bashkëshortes së Erion Veliajt është një tjetër mënyrë për të futur para nëpër xhepa apo në disa struktura OJF-sh për të injektuar para në banka, para korrupsioni të lidhjeve direkte apo indirekte të kryebashkiakut të Tiranës.
E këtu nuk ka asnjë linçim, këtu ka fakte. Nuk ka pse të ndihet dikush i kërcënuar se gazetarët nuk i bëjnë dikujt diçka.
Nuk kanë çfarë t’i bëjnë gazetarët me faktet dhe provat që publikojnë. Dhe, nuk është linçim, kujtoni pak çfarë i bëtë Berishës, Metës, familjarëve të tyre me soj dhe sorollop.
Ndaj dhe kryeministri përpara se të na qajë për Lali Erin, të cilit ndoshta i qan hallin se mos i merr malet dhe i ngelet një gur i varur në qafë, mirë është të ketë të njëjtat standarde kur flet për një çështje të caktuar apo do të mbrojë një parim. Jo ca të nënës dhe ca të njerkës siç i shikon Edi Rama, kur i goditen ata që ka pranë dhe fërkon duart kur goditen ata që ka përballë./ CNA
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, vendosi n...
Sot SPAK-u me një njoftim zyrtar saktësoi se ka fillua...
Kryebashkiaku i Tiranës sot u paraqit në SPAK për herë...
Unë i përkas asaj gjenerate, kur në shkollë të mesme...
Dy ditë më parë nxorëm një shkrim me disa materiale të për...
Në disa dalje mediatike të javëve të fundit, Lulzim Ba...
Pasuria e Altin Dumanit shpesh tentohet të kthehet në një ...
Demokracia ka disa rregulla të pashkruara, disa rregul...
Titulli i kalorësit antikorrupsion kësaj radhe gjeti mbësh...
Të nesërmen e lajmit të shpërndarë nga Fatmir Xhafaj se ai...
Gati 10 ditë më parë në media doli informacioni nga SP...
Dy ditë më parë mediat raportuan se SPAK-u pas disa...
Ajola Xoxa, një juriste me dyshimet se edhe studimet nuk i...
Shumë qytete të Shqipërisë po zbukurohen ndryshe nga ç...
Një postim i ish-kryeministrit Sali Berisha dy ditë më...
Një sulm i ri kundër SPAK-ut ka nxjerrë në pah një ale...
Prej dekadash politika shqiptare feston e ndarë Ditën ...
SPAK-u ka filluar të jetë në një luftë frontale me kri...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, njeriu që i dha një ho...
Nuk është më rastësi, por objektiv i qartë! Portale m...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...