
Një postim i ish-kryeministrit Sali Berisha dy ditë më parë turbulloi mediat dhe rrjetin në lidhje me prokurorin e SPAK-ut, Olsi Dado, në lidhje me një çështje ku përfshihej ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja.
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ngriti akuzat se prokurori i posaçëm, Olsi Dado, “ka liruar nga burgu kunatin e Altin Hajrit, Julian Gjoshin, i cili ekzekutoi dy ditë më parë Alfred Dedjën në një lokal në Ndroq.(LEXO KETU)
Emri i Julian Gjoshit del edhe në hetimet e Prokurorisë së Posaçme për deputetin socialist të arrestuar, Jurgis Çyrbja, ku ky i fundit komunikonte me Altin Hajrin për lirimin e tij.
CNA bëri një verifikim të menjëhershëm pas denoncimit të Sali Berishës dhe rezultoi se Olsi Dado nuk ishte prokurori për të cilin Berisha fliste, pasi nuk kishte qenë prokurori i asaj çështje aspak, por kishte qenë prokuror, një prokuror tjetër me inicialet H.M. Kishte pasur një gjykim paraprak me masë arresti burg pa afat.
Më pas ishte një tjetër gjyqtare, Shefkie Demiraj, që e kishte nxjerrë në gjendje të lirë personin në fjalë, Julian Gjoshin.
Berisha reagoi sërish më pas. Nxori një dokument të publikuar nga SPAK-u, ku në përgjime përmendej Olsi.

Sot sërish ish-kryeministri ka reaguar dhe ka thënë një fjali shumë të qartë.
“Unë e verifikova, ata e përgënjeshtruan, nuk ishte prokurori Olsi Dado, por të thonë vetë kush është Olsi”, deklaroi Berisha.
Ai u tha gazetarëve se nuk kishte të dhëna se mund të ishte Olsi Rama, por është një prokuror tjetër tha, “a mund të jetë Olsian Çela këtë nuk di të them, pres ta thonë ata që e përgënjeshtruan, herën e dytë nuk do të bëj të njëjtin gabim”, tha ish-kryeministri.
Në fakt të gjitha këto zhvillime çojnë në një pikë.
SPAK tashmë duhet të kishte filluar hetimet edhe pas akuzave të Berishës qoftë edhe për prokurorin Olsi Dado. Të kishte bërë të gjitha veprimet dhe verifikimet e duhura dhe për këtë të kishte dalë dhe me një njoftim.
Ndoshta përgënjeshtrimi dhe fakti se Olsi Dado nuk ka pasur të bëjë me asnjë lidhje me çështjen për të cilën fliste Berisha është një anë e medaljes, por që duhet të hetohet dhe të zbardhet deri në fund se kush është Olsi që pretendohet nga ato përgjime që ka publikuar SPAK, duhet patjetër t’i thuhet politikës dhe opinionit publik për dy arsye. E para që politika të mos manipulojë dhe e dyta që opinioni publik të mësojë të vërtetën.
Nuk mund të ketë dy të vërteta, ajo është vetëm një. Por Ols mund të ketë shumë edhe brenda sistemit të drjetësisë këtë duhet ta zbardhë SPAK-u./ CNA
Një sulm i ri kundër SPAK-ut ka nxjerrë në pah një ale...
Prej dekadash politika shqiptare feston e ndarë Ditën ...
SPAK-u ka filluar të jetë në një luftë frontale me kri...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, njeriu që i dha një ho...
Nuk është më rastësi, por objektiv i qartë! Portale m...
Pas disa investigimesh të kaluara, kemi provuar me dës...
Bëhen 11 vite që Sokol Olldashi është ndarë nga jeta. ...
SPAK-u ka regjistruar rreth 6 çështje, të cilat po het...
Dje, sërish ka qarkulluar një lajm i madh në opinionin...
Prej disa muajsh, me ardhjen e zotit Altin Dumani në k...
Një institucion që askush se besonte se në rast të një...
Qytetarët e Tiranës, por edhe shqiptarët sot mësuan se...
Një institucion i krijuar pas Reformës në Drejtësi dhe...
Më në fund BE u zgjua. Europa e mplakur, e përçarë, burokr...
Më në fund, mazhoranca, nëpërmjet Komisionit për Ekono...
Që në daljet e para publike të liderëve të partisë së ...
Fatmir Xhafaj e cilëson veten si “babain” e Reformës...
Krokodili është një predator që rritet në ujëra, ushqehet ...
Çështja e Aldor Ninit si fenomen në shoqërinë shqiptare nu...
Prej tre muajsh kompania mediatike “City News Albania”...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...