web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pse të gjithë kërkojnë arrestimin e Erion Veliajt?!

17 Nëntor 2024, 16:22, Editorial CNA
Pse të gjithë kërkojnë arrestimin e Erion Veliajt?!
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

SPAK-u ka regjistruar rreth 6 çështje, të cilat po hetohen dhe kanë lidhje të drejtpërdrejtë me kryebashkiakun e Tiranës.

Ndaj këtij të fundit ka filluar edhe hetimi pasuror, që do të thotë se shumë shpejt ndaj Veliajt do të ketë një akuzë, ndërkohë opinioni publik pret veprime. (Lexo këtu)

Pse të gjithë kërkojnë arrestimin e Erion Veliajt?!
SPAK

Shpesh dalin lajme, diku të vërteta dhe diku jo për hetimet ndaj Veliajt, ka edhe abuzime, ka edhe “fake news", por ajo që bie në sy është pritshmëria e madhe dhe një lloj kërkese popullore për arrestimin e Veliajt.

Në fakt jetojmë në demokraci, ka institucione, ka prokurori, ka gjykata. Erion Veliaj nuk mund të arrestohet për frymë popullore, pavarësisht se dikush mund të thotë se ka fituar në Tiranë me 50 mijë apo 60 mijë vota me drejtorët e tij, me grupin kriminal të dosjes “5D”, por ato nuk janë vota reale.

Ajo që shqiptarët duket se duan, jo vetëm banorët e Tiranës, është arrestimi i Erion Veliajt sepse të gjithë e dinë që me pensionin 200 mijë lekë të vjetër të nënës nuk martohesh dot në kala.

Pse të gjithë kërkojnë arrestimin e Erion Veliajt?!
Dasma e Veliajt në kala

Kjo është e vërtetë, pa shkuar me tej se dasma me taborë shkoi një javë dhe të tilla shfaqje përpara syve të opinionit publik, apo edhe kërcënime të bëra ndaj biznesmenit italian, Francesco Becchetti, kanë bërë që në ditët e para të jetë një fytyrë e urryer që nga historitë me Griseldat e Kavajës, te vajtja në ministri apo edhe si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Veliaj, një fytyrë e urryer për kryeqytetin, me një propagandë të shfrenuar dhe të pështirë, e cila në fakt i është kthyer kundër dhe të gjithë duan arrestimin e Erion Veliajt. (Lexo këtu)

Nuk është puna se e duan ata të PD-së, përkundrazi, Berisha dhe Meta nuk e duan arrestimin e Erion Veliajt sepse kështu nuk godasin dot SPAK-un dhe nga ana tjetër është shumica e njerëzve, demokratëve dhe qytetarëve të Shqipërisë, por edhe socialistë që duan arrestimin e Veliajt.

Pse të gjithë kërkojnë arrestimin e Erion Veliajt?!

Mjafton të takosh deputetët e Partisë Socialiste, t’i pyesësh të gjithë thonë “duket se ia hodhi, por inshallah e ha” sepse pjesa tjetër e opozitarizmit është e sigurt, është e qartë se është kundër Erion Veliajt dhe e duan pas hekurave. (Lexo këtu)

Koha do të tregojë të vërtetën se çfarë do të ndodhë, do të kemi një Veliaj të prangosur me fakte dhe prova nga prokuroria, apo ai do t’ia hedhë. Kjo e dyta është e pamundur sepse gjithçka dinë shqiptarët do ta mësojnë edhe prokurorët, do ta dokumentojnë dhe në fund SPAK-u do të dërgojë para drejtësisë të vetëquajturin zdroms të Tiranës dhe të gjithë do të dinë se askush nuk ia hodhi kur abuzoi, shpërdoroi pushtetin dhe u tall me shqiptarët./ CNA





Lajmet e fundit nga