EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, mëngjesin e së hënës dha një intervistë në televizionin e inceneratorëve “Top Channel”.
Veliaj tha se nuk ka asnjë pengesë që të hapet një garë për menaxhimin e landfillit të Sharrës.
“Ajo që unë besoj dhe po arrij të kuptoj si një nga klientët dhe klienti kryesor në fakt i landfillit është që tani që çështja ka shkuar në gjykim dhe e gjithë procedura tashmë është hetuar unë besoj se nuk ka asnjë pengesë që të hapet një garë…”, deklaroi kryebashkiaku i Tiranës.
Në fakt, Veliaj duket se po kërkon garë, që të dalë një koncesionar i ri.
Veliaj do që të dalë një shërbim i ri, që të mbulohet krimi, por përpara se të mbulohet krimi duhet të dalin përgjegjësit dhe një nga përgjegjësit kryesorë është Erion Veliaj. (Lexo këtu)
Veliaj ka firmosur, ka dhënë dakordësinë me shkresë për ndërtimin e inceneratorit, i cili u sekuestrua në gusht të 2023-shit dhe tashmë landfilli i Sharrës administrohet nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara. (Lexo këtu)

Kryebashkiaku i Tiranës u mor në pyetje nga SPAK-u në lidhje me këtë aferë, më 30 prill 2024. Prokuroria e Posaçme ka nisur edhe një hetim pasuror për Veliajn. (Lexo këtu)
Por pavarësisht se afera në inceneratorin inekzistent të Tiranës është provuar nga drejtësia, Bashkia e Tiranës vijon të bëjë pagesa.
Sipas shifrave zyrtare, qeveria ka paguar 129 milionë euro për inceneratorë që nuk punojnë dhe që nuk ekzistojnë. (Lexo këtu)
E megjithatë, Veliaj duket se nuk do të ndalet.

Veliaj tha se duhet të hapet një garë pasi çështja është në gjykim, por nuk përmendi faktin se ende nuk kemi një vendim të formës së prerë të Apelit.
Një fakt tjetër që duhet theksuar është se për inceneratorin e Tiranës ka ende një dosje nën hetim, është dosja e hapur në kuadër të procedimit penal nr.255, të vitit 2020.
Më 2 gusht, SPAK na njoftoi se po kryen hetime të mëtejshme për këtë dosje, gjë që e kishte raportuar më herët edhe CNA. (Lexo këtu)

SPAK ka faktuar megaaferën me mbetjet dhe ka mbyllur dosjen e parë, por nga ana tjetër janë thelluar hetimet për të gjithë personat e përfshirë dhe tek ata që janë paguar nga njerëzit e inceneratorëve. (Lexo këtu)
Por Veliaj, i cili duket se do të vijojë hajdutërinë i qetë, po kërkon të hapë garën e menaxhimit të landfillit, duke injoruar hetimet e hapura ende apo gjykimin në proces.

Një tjetër fakt që duhet përmendur është edhe kontrata me “Integrated Energy B.V S.P.V”, një kontratë e cila nuk është prishur.
Kompania “Integrated Energy B.V S.P.V” dhe asetet e saj janë sekuestruar, por që të hapet gara, fillimisht duhet të prishet kontrata.
Ndaj, kërkesa e Veliajt për hapjen e garës është absurde. Veliaj po kërkon të dalë paq nga kjo megaaferë korruptive, pasi ka firmosur për dhënien e koncesionit pa mbledhur këshillin bashkiak, ka firmosur në emër të bashkive të tjera të qarkut Tiranë dhe ka shkatërruar NJZP-në dhe bëri kontratën e dherave me drejtorët e tij./ CNA
Kryeministri Edi Rama dha një mesazh për Bullgarinë dh...
Kryeministri Edi Rama, në përmbyllje të agjendës në Lu...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë këtë t...
"Shqipëria nuk plotëson asnjë kriter për t'u ulur në tavol...
Kryeministri Edi Rama foli gjatë konferencës ndërqeveritar...
Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët për shty...
Ish-Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka folur për an...
SPAK ka mbyllur hetimet për dosjen e parë të incenerat...
Ish-Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati i ftuar në emis...
Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka folur edhe për p...
Një debat është zhvilluar ndërmjet analistëve Neritan ...
Analisti Andi Bushati ka folur për kërcëniet që Sokol ...
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka dalë kundër ...
Deputeti i PD-së, Agron Gjerkmarkaj ka folur për synim...
Sokol Balla disa ditë më parë kërcënoi Kreun e Grupit ...
Drejtuesi politik për Tiranën, Belind Këlliçi është sh...
Kryeministri Edi Rama është pyetur këtë të hënë nëse S...
Kryeministri, Edi Rama gjatë intervistës së tij për me...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për medi...
Kryeministri, Edi Rama ka dhënë një intervistë për med...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...