
Drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka zbuluar mashtrimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj në lidhje me çmimin e mbetjeve në landfillin e Sharrës.
Veliaj ka deklaruar se e ka ulur çmimin e mbetjeve. Ai ka thënë disa herë në daljet e tij se në vitin 2014 PD ka propozuar që mbetjet të paguhen 38 euro/ton dhe se Bashkia e Tiranës e ka bërë 29 euro/ton.
Këlliçi analizoi këto pretendime duke treguar të vërtetën e studimit të IFC-së, të kryer në vitin 2014.
Ai tha në emisionin e Sonila Meços se në të vërtetë, shërbimin që Veliaj e paguan sot 29 euro/ton, PD e kishte propozuar me çmimin 12 euro/ton.
“Ka qenë pikërisht, ky studim, ky dokument që është zhdukur çuditërisht pas ardhjes së Erion Veliajt në krye të Bashkisë Tiranë, që i ka shërbyer Erion Veliajt si një justifikim publik për të ndërmarrë atë nismë që ndërmori, që ia dha “kompanisë holandeze”, që ishte Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto si prestanome, por që është Erion Veliaj si pronar faktik.
Ka gënjyer publikun shqiptar, ka gënjyer qytetarët e Tiranës dhe të gjithë shqiptarët për të paktën 7 vite me radhë në lidhje me këtë raport, një raport i detajuar i IFC-së, i Bankës Botërore, si një propozim në vitin 2014 që kërkonte të jepte me koncesion Bashkia e Tiranës, nën drejtimin e Bashës atëherë dhe të PD-së, për 20 vite përpunimin, trajtimin e mbetjeve, pastrimin e qytetit, zgjermin e landfillit, depozitimin e mbetjeve dhe koshat e rinj. Pra, i gjithë zinxhiri i procesit të mbetjeve propozohej nga IFC-ja të bëhet me 38 euro/ton.

Këtë dokument e ka marrë Erion Veliaj por jo vetëm, për hir të së vërtetës edhe kryeministri Rama në çdo studio. Kanë shkuar studio më studio kanë gënjyer, kanë thënë PD-ja e ka patur me 38 euro/ton dhe ne e kemi 29 euro/ton. Por këtu fillon dhe mashtrimi. Në propozim 12 euro/ton është përpunimi i mbetjeve, 26 euro/ton është depozitimi i mbetjeve dhe 38 euro/ton është tarifa për të bërë të gjithë zinxhirin”, u shpreh drejtuesi i PD-së për Tiranën.
Këlliçi akuzoi Veliajn se këtë dokument të IFC-së e kishte zhdukur për të mos patur gjurmë që e implikojnë në aferë.
“Veliaj ka zhdukur menjëherë sapo ka hyrë në bashki dokumentin dhe ka përdorur vetëm fabulën, ka përdorur vetëm numrin në mënyrë që të konfuzojë edhe qytetarët, edhe opinionin publik. Ky dokument kur ne e kemi kërkuar në komisionin hetimor të inceneratorëve në vitin 2022, nuk gjendej as në Bashkinë Tiranë, as në Ministrinë e Financave. Duhet të kuptojnë qytetarët se përse qëndron Erion Veliaj në zyrën e bashkisë çdo ditë. Erion Veliaj qëndron pikërisht për të zhdukur dokumente, për të ndërhyrë në protokoll, për të zhdukur prova dhe për të zhdukur fakte që e implikojnë në këtë aferë”, theksoi ai./ CNA
Lulzim Basha është hedhur në sulm ndaj ish-kryeministr...
Një ditë më parë, Lulzim Basha zhvilloi një vizitë në ...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar në...
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demok...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj hapi një ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një premtim për ...
Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi ka reaguar në lid...
Deputeti i PD-së, Luan Baçi ka folur pasditen e kësaj ...
Zëdhënësja anti-korrupsion në Partinë Demokratike, Gen...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar besimtarët mysl...
Deputeti i PD-së Luan Baçi ka komentuar lëvizjet e gru...
Lulzim Basha ka dalë me një sigël të modifikuar nën sl...
Ish-kryeministri Sali Berisha i ka uruar Kombëtares Sh...
Të shtunën, Partia Demokratike zhvilloi një takim me q...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari denonco...
Nënkryetari i PD-së, Gazment Bardhi ka paralajmëruar L...
Zëdhënësja për Anti-Korrupsionin në Partinë Demokratik...
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një ta...
Presidenti i Republikës,Bajram Begaj, u nis sot në Zvi...
Sot, Lulzim Basha doli prap që të luajë idiotin përpar...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...