GJKKO gjobit avokatin e pandehur të Erion Veliajt
GJKKO ka gjobitur avokatin e pandehur të kryebashkiakut të...
GJKKO ka gjobitur avokatin e pandehur të kryebashkiakut të...

Zëdhënësja anti-korrupsion në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli denoncoi nga selia blu se kryeministri Edi Rama ka nënshkruar kontratë me "Boston Consulting Group" për të konsoliduar pushtetin e tij e jo për të luftuar korrupsionin, siç propagandon.
Sipas saj kjo kompani ka qenë në qendër të disa skandaleve.
Vangjeli tha më tej se Rama nuk ka pse të ketë një bashkëpunim të tillë, pasi për të luftuar korrupsionin ka SPAK-un.
Deklarata e plotë:
Më 29 Maj 2024 Edi Rama nënshkroi VKM nr. 327, me objekt: Autorizimin e ministrit të Drejtësisë dhe të ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin të negociojnë drejtpërdrejt me subjektin ndërkombëtar BOSTON CONSULTING GROUP (BCG) për ofrimin e shërbimit të konsulencës për identifikimin e mekanizmave eficientë për të nxitur më tej luftën kundër korrupsionit dhe mundësinë e përdorimit të inteligjencës artificiale (IA) për këtë qëllim.
Negocimi ka në objekt këto 3 (tri) fusha:
a) Analizë për identifikimin e mekanizmave efecientë dhe dhënien e rekomandimeve për luftën kundër korrupsionit,
b) Analizë dhe rekomandime, me qëllim parandalimin e korrupsionit në ofrimin e shërbimeve publike
c) Analizë dhe rekomandime për mundësinë e përdorimit të inteligjencës artificiale në proceset vendimmarrëse dhe atë të ofrimit të shërbimeve.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të kompanisë Boston Consulting Group, nga 297 vende ku janë aplikuar kontrata konsulence të ofruara nga ky subjekt, në asnjë rast profili i konsulencës nuk ka lidhje me analiza dhe rekomandime me qëllim luftën kundër korrupsionit, por me konsulenca për IT, menaxhim, rritjen e eficencës së bizneseve të ndryshme të karakterit tregtar etj.
Sipas burimeve të treta, p.sh. gazetës The New York Times, kjo kompani ka qenë në qendër të disa skandaleve.
Artikulli i dt. 11 Prillit 2018 i kësaj gazete prestigjioze shkruan se Boston Consulting Group ka ndihmuar Princin e Kurorës Mohammed bin Salman të konsolidojë pushtetin në Arabinë Saudite etj…
Mesa duket ky është edhe qëllimi i bashkëpunimit të Edi Ramës me këtë kompani.
Pyetjet tona janë këto:
1. Përse Edi Rama po kërkon kontraktim të drejtpërdrejtë me një subjekt me qëllim luftën antikorrupsion kur SPAK, Prokurori, Struktura anti-kurrupsion në KM, Drejtoritë e auditimit në institucione shtetërore paguhen me taksat e shqiptarëve për këtë qëllim duke mbivendosur objektin e veprimtarisë së këtyre organeve shtetërore?
2. Pse dhe kush përzgjodhi subjektin BOSTON CONSULTING GROUP?
3. Përse kjo procedurë u miratua me VKM të personalizuar nga Edi Rama, në mungesë totale transparence, dhe nuk ju nënshtrua procedurave të garës sikurse parashikon legjislacioni shqiptar në fuqi, nga e cila do dilte edhe fituesi i cili do zbatonte këtë projekt?
4. Sa është vlera totale e implementimit të këtij projekti dhe kush do e paguajë?
Partia Demokratike garanton opinionin publik dhe Edi Ramën, nënshkrues serial antiligjor aktesh të personalizuara dhe pa transparencë në favor kumbarëve të tij ala McGonigal, se do ta ndjekë në çdo hap të gjithë këtë procedurë dhe zbatimin e saj, me qëllim për të shmangur vjedhjen e taksave të shqiptarëve të cilat shkojnë në xhepat e lobistëve në favor të Edi Ramës për të siguruar vijimin e pushtetit të tij.
Përrallat me mamadhi ku Edi Rama lufton korrupsionin që ai vetë bën, shqiptarët nuk i besojnë më …/CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar besimtarët mysl...
Deputeti i PD-së Luan Baçi ka komentuar lëvizjet e gru...
Lulzim Basha ka dalë me një sigël të modifikuar nën sl...
Ish-kryeministri Sali Berisha i ka uruar Kombëtares Sh...
Të shtunën, Partia Demokratike zhvilloi një takim me q...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari denonco...
Nënkryetari i PD-së, Gazment Bardhi ka paralajmëruar L...
Zëdhënësja për Anti-Korrupsionin në Partinë Demokratik...
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një ta...
Presidenti i Republikës,Bajram Begaj, u nis sot në Zvi...
Sot, Lulzim Basha doli prap që të luajë idiotin përpar...
Lulzim Basha nuk ndalet së bëri qesharakun dhe së gënj...
Ky vendim i Gjykatës së Apelit në Shqipëri zgjidhi ngë...
Fatmir Xhafaj duket se ka ngelur i vetëm në tentativën...
Në protestën e sotme që u zhvillua para bashkisë, drej...
Artisti Mehdi Malkaj ka folur me tone të ashpra ndaj k...
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, dhe ministrja p...
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, dhe ambasadori ...
Paraditen e kësaj të premteje është mbledhur Komisioni...
Komisioni i Posaçëm që do të thërrasë në apel instituc...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...