Irfan Hysenbelliu, mashtruesi që kërkon të dalë kundër shtetit
Irfan mashtruesi kundër shtetit 20 Korrik...
Irfan mashtruesi kundër shtetit 20 Korrik...

Ky vendim i Gjykatës së Apelit në Shqipëri zgjidhi ngërçin e krijuar prej rreth dy vitesh mes të djathtëve, për çështjen e vulës së partisë, por la pas pikëpyetje mbi fatin e mëtejshëm të tyre. Afrim Krasniqi, drejtues i Institutit për Studime Politike në Tiranë, tha për "Deutsche Welle"-n se vendimi i Apelit e bëri të qartë se kush është opozita dhe kush ka të drejtë ta përfaqësojë atë. Por sipas tij, kjo shtron përpara grupimit të "Rithemelimit" sfidën për t'u ndryshuar dhe për t'u reformuar, në mënyrë që të jenë gati të përballen në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.
Vula u mor – po besimi?
Nga dritarja e banesës së tij në rrugën ‘'Mustafa Matohiti'' ku qëndron prej muajit dhjetor (2023) në arrest shtepie, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk e fshehu entuziazmin për rimarrjen e simboleve të partisë nga Lulzim Basha. Përpara dhjetëra mbështetësve të tij, që mblidhen aty çdo mbrëmje, Berisha e cilësoi këtë si ‘'fitoren më të rëndësishme në histori''. Më tej lideri i së djathtës u bëri thirrje demokratëve të bashkohen me selinë blu ‘'për të shpëtuar Shqipërinë''.
Sipas politologut Afrim Krasniqi pavarësisht fitores në sistemin gjyqësor situata e zotit Berisha mbetet e vështirë, po ashtu edhe ajo e opozitës. Problemi kryesor sipas Krasniqit është njehsimi i partisë politike me problematikën penale dhe personale të liderit demokrat. ‘'Partia Demokratike nuk flet për reforma, nuk ka program, nuk paraqet ide, nuk e kryen rolin e opozitës konstruktive. Ajo shërben si një strukturë mbështetëse e liderit politik'' – shprehet politologu për DW Shqip. Në kushtet kur zoti Berisha ndodhet nën hetim për korrupsion dhe i shpallur "non grata" nga dy aleate të Shqipërisë si SHBA-ja dhe Britania e Madhe, Krasniqi e sheh këtë si një pengesë madhore për të udhëhequr Shqipërinë në proceset e integrimit.
Ribashkim apo formacione të reja të djathta?
Teksa nxitonte t'i bashkohej mbledhjes me anëtarët e strukturës të tij fill pas vendimit të Apelit, ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u bëri thirrje demokratëve të mos mërziten pasi lufta e tyre ‘'as nuk nisi, as nuk vazhdoi për logo, për vulë, apo për karrige''. Deklaratën e shkurtër përpara gazetarëve Basha e përmbylli duke thënë se vendimi që do të merret për më tej synon të përmbushë objektivin e demokratëve për largimin e qeverisë në pushtet.
Flutura Açka, deputetja e PD-së për Qarkun e Elbasanit, pjese e këtij formacioni, pohon për "Deutsche Welle" se diskutimet brenda grupit ‘'Basha'' vijojnë ende. ‘'Ka njerëz që kanë 30 vite në Partinë Demokratike dhe t'i thuash sot që të bësh një parti të re, ta nisësh nga zero - është pak e vështirë'' – shprehet Açka, ndonëse e pohon se edhe kjo alternativë është parashtruar në tavolinë.
Nga ‘'Rithemelimi'' duket se një derë do të mbetet e hapur për të djathtët që duan të ribashkohen me Partinë Demokratike. ‘'Kushdo që e konsideron kundërshtar politik Edi Ramën dhe Erion Veliajn është i mirëpritur'' – shprehet deputeti Këlliçi për DW Shqip. ‘'Madje edhe demokratët që mendojnë ndryshe nga lidershipi i PD dhe për shumë arsye mundet të jenë të hatërmbetur, vendin e kanë në partinë e tyre'' – shtoi më tej Këlliçi. Flutura Açka është e mendimit se demokratët duhet të lihen të lirë për të zgjedhur, ndërsa kushti i saj për të konsideruar ribashkimin është reformimi i partisë së djathtë, proces që pohon se nuk ndodhi përgjatë 3 viteve të fundit. ‘'Në pushtet shkohet me lidership të ri, të pastër, të besueshëm. Nëse kthejmë astarin në anën tjetër domethënë që nuk kemi bërë asgjë'' – shprehet Açka. ‘'T'u thuash demokratëve që shkoni tek Berisha kur ata kanë ndenjur këtu për të mos shkuar tek ai është disi dezertim nga pikëpamja e lidershipit'' – shton ajo më tej. Profesor Afrim Krasniqi e sheh të pamundur ribashkimin e të djathtës në kushtet aktuale. ‘'Do të ketë përpjekje për krijimin e një force politike për një funksion: të sigurojnë mbijetesën e disa individëve në këtë parti'' – shprehet Krasniqi, ‘'dhe jo të shndërrohet në një parti që do t'i mbijetojë si forcë konkurruese situatës politike pas vitit 2025''.
Beteja të reja politike?
Teksa zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm konsiderohen një provë për opozitën shqiptare, deputeti demokrat Belind Këlliçi thotë se strukturat i kanë nisur përgatitjet për këtë garë. ‘'Partia Demokratike aktualisht është në proces riorganizimi dhe vijon ristrukturimin e saj të plotë. PD është duke përgatitur programin elektoral dhe ekipin që do të garojë në zgjedhje'' – shtoi ai, duke sjellë në vëmendje zgjedhjet e zhvilluara në degë të ndryshme të PD-së në vend. Por sipas politologut Afrim Krasniqi zgjedhjet në 2025 nuk premtojnë supriza të mëdha për të djathtën, që sipas tij ka humbur mjaft kohë me përplasjet e brendshme, duke u shkëputur nga elektorati. ‘'Ne patëm në zgjedhjet lokale një numër rekord të qytetarëve që refuzuan të votojnë për opozitën duke mos qenë votues të mazhorancës'' – shtoi Krasniqi.
Përplasja mes dy grupimeve të së djathtës nisi në shtator të vitit 2021, kur ish-kryetari i PD-së Lulzim Basha njoftoi përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar, pasi ky i fundit u shpall "non grata" nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Nga ana tjetër, Berisha nisi një fushatë brenda partisë dekomkratike që kulmoi në janar të 2022-shit me një përballje fizike në selinë blu./DW
Fatmir Xhafaj duket se ka ngelur i vetëm në tentativën...
Në protestën e sotme që u zhvillua para bashkisë, drej...
Artisti Mehdi Malkaj ka folur me tone të ashpra ndaj k...
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, dhe ministrja p...
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, dhe ambasadori ...
Paraditen e kësaj të premteje është mbledhur Komisioni...
Komisioni i Posaçëm që do të thërrasë në apel instituc...
Sot në orën 11:00, qytetarë, anëtarë të PD-së dhe akti...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ...
CNA zbuloi skemën e përgatitur nga Lulzim Basha, i cil...
Kreu i PL-së Ilir Meta ka “shitur” bashkëshorten e tij...
Kreu i PD-së, Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjithë...
Në 11 qershor Gjykata e Apelit mori vendimin për t’i k...
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demok...
Mbledhja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë këtë të...
Kreu i PL-së, Ilir Meta, ka dalë pas më shumë se 3 orë...
Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, f...
Grida Duma, një ish-deputete e përfolur gjithmonë për ...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka vijuar lajthit...
Kuvendi rrëzoi kërkesën e kreut të PD-së, Sali Berisha...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...