Hijet e Erion Veliajt në protestë
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...

Gazetarja Klodiana Lala foli në një dalje televizive për hetimet e SPAK-ut, për inceneratorin e Tiranës dhe për kryebashkiakun Erion Veliaj.
Lala tha se inceneratori i Tiranës dhe çështja e plehrave është një gur prove për SPAK-un.
Ajo përmendi drejtorët e arrestuar të Bashkisë Tiranë dhe dokumentet e firmosura nga Veliaj, teksa hodhi dyshime për implikimin e drejtpërdrejtë të këtij të fundit.
Gjithashtu, gazetarja sqaroi se hetimet po vijojnë edhe për inceneratorin e Tiranës, por edhe për pasurinë e Veliajt dhe familjarëve të tij.
"Hetimi për inceneratorin e Tiranës po vijon dhe nuk ka përfunduar. Por mendoj se Prokuroria e Posaçme është shumë e vonuar. Hetimi për Veliajn është gur prove për SPAK-un. Korrupsioni për inceneratorin bërtet. Nuk ka incenerator, Tirana është mbushur me plehra. Kemi një zv.kryeministër në arrati, një ish-ministër dhe ish-deputet në qeli, disa të dënuar dhe disa nën hetim. Kemi Taulant Tushën, një nga më të besuarit e Veliajt në qeli. A është Veliaj i paimplikuar, për sa kohë ka shkresa nga ana e tij? Dyshoj që Veliaj duhet të hetohet dhe të shihet përgjegjësia e tij. Pse e ka vonuar prokuroria? Nuk e di, duhet ta shpjegojnë prokurorët.
Nëse marrim Rexhë Byberin, që është në arrest shtëpie për disa kilometra rrugë, ndërkohë nga ana tjetër, kemi miliona euro të hedhura në incenerator që nuk ekziston dhe Veliaj pa masë sigurie, kjo kërcet dhe bërtet, njerëzit e kuptojnë shumë qartë.
Kryeministri mund të jetë duke ushtruar ndikim ndaj prokurorisë, për ta mbyllur këtë çështje.Pavarësisht se SPAK-u ecën me hapa të avashtë. Kemi edhe çështjen '5D'. Kam lexuar një vendim të fundit. Gjykata e Apelit të Posaçëm ka analizuar çështjen dhe ka kuptuar që jo vetëm zyrtarët e arrestuar, Redi Molla dhe Qato, pronarët de facto të '5D', por rezulton se edhe të tjerë, si Elton Kacidhja, ka po ashtu dhjetëra komunikime për dy vite e gjysmë me pronarin de jure të '5D', Nestor Muhametllari. Gjykata i lë detyrë prokurorisë dhe i thotë, në disa raste Kacidhja ka qenë Autoritet Kontraktor, ka pasur kontakte me administratorin, ose pronarin në letra të kompanisë. Atëherë gjyakta thotë hetoni!
Po ashtu vëllai i Taulant Tushës rezulton të ketë pasur komunikime me pronarin në letra të '5D'-së, madje ka momente interesante dhe media hesht, sa Nestor Muhametllari thotë, "ata të bashkisë do të na hedhin paratë dhe do të jap dy një dhjetëshe". Pra duke vijuar hetimi dhe duke lënë detyra, duket se prokurorët po shkojnë në drejtim të zotit Veliaj. I vetmi njeri që nuk del në komunikim me Muhametllarin është Veliaj, por të gjithë vartësit e tij janë në komunikime direkte me Muhametllarin.
Aty del, Tivari, drejtor tjetër, që rezulton me problematika për një sipqërfaqë toke me origjinë të paqartë. Ajo që nuk dimë të qartë është hetimi pasuror ndaj Veliajt, vëllait të tij dhe familjarëve. Sa u përket kompanive të Arbër Veliajt, prokuroria ka marrë të gjitha dokumentet, jo vetëm për atë, por edhe aktivitetin e zonjës Xoxa. Pra, mbetet e paqartë sepse po priten të dhëna nga jashtë vendit.
Janë të gjithë duke pritur ecurinë e hetimeve, por SPAK-u duhet të veprojë me shpejtësi pasi nuk është çështje dosido. Është nga çështjet më të rëndësishme. Veliaj është kandidati potencial për të pasuar zotin Rama, në këtë kuptim nëse amnistohet, nëse prokuroria e amniston, mund të jetë rrezik më i shtuar", tha Lala./ CNA
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Niko Peleshi është...
Paraditen e së martës u mblodh grupi socialist, një ta...
Mbledhjet e socialistëve nuk kanë të ndalur. Teksa ka ...
Partia Socialiste ka zhvilluar këtë të enjte një mbled...
8 komisione parlamentare do të mblidhen këtë të martë ...
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi ka folur p...
Ka degjeneruar në sharje dhe fyerja deabti mes Gazment Bar...
Drejtuesi politik i qarkut të Fierit, Gazment Bardhi është...
Motorët e fushatës elektorale për zgjedhjet e vitit 2025 j...
Kreu i PD-së Sali Berisha komentoi rënien e numrit të ...
Pasditen e sotme u mblodh në selinë rozë Kryesia e Re e PS...
Drejtuesi Politik i PD për Qarkun e Tiranës, Belind Kë...
Kryeministri Edi Rama në prezantimin e platformës “Dep...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin e tij në pre...
Ervin Salianji ose ndryshe siç e njohin të gjithë “Bab...
Një debat është regjistruar në Komisionin e Shëndetësi...
Kryemistri Edi Rama u bëri thirrje mësuesve në pension...
Në orën 18:30 të pasdites do të mblidhet Kryesia e re ...
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, nuk ka ngurrua...
Kryemistri i Shqipërisë, Edi Rama, në ditën e parë të ...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...
Tregu i punës ka shfaqur tendenca shqetësuese në fillim të...