web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Platforma “Deputeti që duam” për Shqipërinë 2030/ Leksionet e Ramës

9 Shtator 2024, 18:11, Politikë CNA
Platforma “Deputeti që duam” për Shqipërinë
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin e tij në prezantimin e platformës “Deputeti që duam” për Shqipërinë 2030 ku në këtë takim kanë qenë pjesë dhe aplikantët e parë në platformë.

Kryeministri Rama u ka dhënë leksione aplikantëve duke iu treguar se nëse në 2013 shumë të rinj dhe të reja patën fatin që t’i krijonin muskujt e tyre në opozitë, sfida për PS 2030 është që ndryshimi i gjeneratës të bëhet ndërkohë që janë në qeverisje.

“Platforma nuk është instrument që e përdorim për herë të parë.

Po fillon thuajse një vit para zgjedhjeve afër 9 muaj para se të prezatohen kandidatët.

Ju jeni grupi i parë i aplikantëve që jeni këtu por që do të zgjerohet nga të tjerë të cilët duke filluar nga ju nuk duhet të presin që pasi kanë bërë aplikimin dhe pasi dhatë arsyet tuaja do të fillojë përzgjedhja.

Avanatzhi i atyre që vijnë më parë është vetëm koha për të treguar se sa janë në gjendje të jenë një vlerë e shtuar në skuadrën tonë.

Ekipi që po merret me platformën duke përgatitur udhërrëfyes me sugjerime që pastaj ju do t’iu ndiqni sipas dëshirë, askush nuk do iu vijë pas për të thëën pse bërë ketë dhe atë, nuk do të vijnë pas për t’iu mësuar si bëhet kjo.

Do iu ndjekim për të parë si ju mbroni kandidaturën tuaj duke fuqizuar personin tuaj publik që sot është një person publik i panjohur dhe kur nesër të vini në zgjedhje të jeni një person i njohur në rrethin tuaj, i njohur në rrjetet sociale.

Në 2013 nisëm një proces në kohë tjetër në kushte të tjera, me instrumente të tjera atë kohë nuk kishte rrjete sociale ne e filluam me një ndryshim të gjeneratës që zinte vendin kryesor dhe faktikisht PS e cila fitoi zgjedhjet e 2013 ishte një parti që vinte me fuqinë e ndryshimit të gjeneratës. Ajo gjeneratë ka qenë dominante në PS.

Natyrisht që PS në 2013 kishte shumë të rinj dhe të reja patën fatin që t’i krijonin muskujt e tyre në opozitë ndërkohë që për PS e 2030 sfida është që ndryshimi i gjeneratës të bëhet ndërkohë që ne jemi në qeverisje”, tha Rama./ CNA





Lajmet e fundit nga