"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...

Qeveria shqiptare ka paguar 129 milionë euro, sipas shifrave zyrtare për inceneratorë që nuk punojnë por edhe që nuk ekzistojnë.
Sipas disa të dhënave zyrtare siguruar së fundi nga revista ekonomike Monitor, shifrat e paguara nga buxheti i shtetit janë ekzaktësisht ato që ka raportuar CNA, gazetari Elvi Fundo dhe diisa ekspertë, në disa vite rrjesht duke theksuar se jane paguar reth 130 milione euro. Kjo është shifra totale për 3 kontratat Elbasan, Fier dhe Tiranë, këtu nuk përfshihen pagesat prej gati 10 milionë euro nga bashkitë e qarkut Tiranë të cilat ju shtuan rrugës kontratave koncesionare.
Të dhënat nga Ministria e FInancave tregojnë se nga viti 2014 deri ne vitin 2023 buxheti i shtetit ka dhëne 24 milionë euro për inceneratorin e Elbasanit, qe ka përfunduar por që nuk funksionon. Plehrat në Elbasan janë male, buzë lumit të Shkumbinit dhe digjën në natyrë duke shkaktuar katastrofa mjedisore njësoj sip përpara financimit prej 24 milionë eurosh.
Në Fier për inceneratorin e pa përfunduar paguar 39 milionë euro, por ende duhet një shumë prej rreth 4 milionë eurosh investim. I gjithë investimi po funksionon si një landfill, duke mos zgjidhur problemin e mbetjeve në qarkun e Fierit,
Në Tiranë janë paguar 65 milionë euro nga buxheti i shtetit dhe Bashkia Tiranë dhe inceneratori nuk ekziston. Shifrat janë zyrtare dhe të pa kontestueshme tashmë nga askush. Shuma prej 65 milionë eurosh është dhënë vetëm nga buxheti i shtetit dhe Bashkia Tiranë, ndërsa të ardhurat e kompanisë nga viti 2017 deri tani shkojnë mbi 130 milionë euro ku pjesa tjetër, pra diferenca mbi 65 milionë euro vjen nga kontrata e dherave, nënshkruar nga kompania me Bashkinë e Tiranës. Shumë kjo e paguar nga privatët, kryesisht bizneset e ndërtimit. Këtu përfshihen edhe pagesat prej gati 10 milionë euro nga bashkitë e qarkut Tiranë të cilat ju shtuan rrugës kontratave koncesionare,

Qeveria shqiptare është përpjekur ta kalojë pa shumë zhurmë aferë më të madhe korruptive në Shqipëri që nga rrëzimi i sistemit komunist. Në këtë aferë janëpërfshirë, politikanë, zyrtarë të lartë, media dhe shumë segmente të shoqërisë.
Inceneratorët janë koncesionet më të debatuara, për shkak të abuzimeve të mëdha që po gjen hetimi i SPAK, i cili i ka bllokuar që të tria kontratat.
Tirana është afera me dëmin më të madh dhe vjedhjet më skandaloze ku opozita akuzon si pronar faktik dhe përgjegjës pë korrupsioni dhe vjedhjet kryebashkiakun Erion Veliaj i cili në fakt ka qenë iniciuesi dhe mbështetësi kryesor i aferës.
Koncesioni i trajtimit të mbetjeve në Elbasan (“Albtek Energy”), me kosto totale prej 5.3 miliardë lekësh, me kapacitet përpunues rreth 120-140 tonë/ditë, sipas deklarimeve zyrtare në kontratë, u pezullua në mars 2022 nga SPAK.
Kompania i kishte marrë të gjitha financimet nga buxheti para se të bllokohej. Në vitin 2022 dhe 2023, financimi ishte zero. Në total, gjatë periudhës 2017-2021, kompania ka marrë 2.4 miliardë lekë nga buxheti i shtetit.
Inceneratori i trajtimit të mbetjeve në Fier (“Integrated Technology Waste Treatment Fier”), me kosto totale prej 3.97 miliardë lekësh dhe kapacitet përpunues rreth 180-200 tonë/ditë, u pezullua nga SPAK po në mars 2022.

Për vitin 2022, Ministria e Financave ka paguar për këtë koncesion 376 milionë lekë, ose 45% më pak se viti i mëparshëm. Në 2023 nuk kishte pagesa për këtë koncesion. Në total, për periudhën 2017-2022 janë paguar gjithsej nga buxheti 4 miliardë lekë.
Projekti i tretë është Trajtimi i mbetjeve në Tiranë (“Integrated Energy B.V sh.p.k.”), me kosto totale 40 miliardë lekë dhe kapacitet përpunues rreth 550-800 tonë/ditë.
Edhe për këtë projekt, pas një procesi të gjatë hetimesh, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë vendosi në gusht 2023 masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi kompaninë “Integrated Energy B.V. S.P.V.” që zotëron koncesionin e Tiranës, dhe të gjitha pasuritë e tjera në emër të kompanisë.
Akuzat janë për veprat penale të “Mashtrimit me pasoja të rënda”, në bashkëpunim, “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim.

“Integrated Technology Services”, që po zbaton projektet e inceneratorëve të Tiranës, ishte edhe në vitin 2023 në listën e 200 më të mëdhave. Kompania nuk ka dorëzuar bilanc, por sipas të dhënave të Tatimeve, ka deklaruar të ardhura prej 1.8 miliardë lekësh, me rënie rreth 30% me bazë vjetore. Në total, vetëm nga buxheti i shtetit, në periudhën 2018-2023, koncesionari ka marrë 6.5 miliardë lekë.
Fillimi i hetimit për të tre inceneratorët, atë të Elbasanit që punoi vetëm një vit dhe Fierit që ka përfunduar, (por nuk është vënë asnjëherë në punë), dhe të Tiranës (ndërtimi i të cilit nuk ka filluar), vuri më tepër në dukje për shoqërinë se me inceneratorët, jo vetëm që nuk është përmirësuar situata mjedisore e plehrave në vend, por edhe kostot e buxhetit janë të larta.
Nga hetimi, SPAK ka gjetur shkelje të shumta, që fillojnë me procedurat për dhënien e koncesioneve e më pas me falsifikime dokumentesh të pronësisë, krijimin e kompanive fiktive, faturime fiktive e dhënie të pagesave për punime që nuk janë kryer.
Janë përdorur skema fiktive të kryerjes së pagesave, për të mbuluar dhe për të fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së paligjshme të shumave monetare, natyrën e vërtetë të transferimit dhe të zhvendosjes së tyre e deri te faturimet fiktive për të rritur shpenzimet e për të ulur barrën tatimore./CNA-Monitor
Çim Peka publikoi në emisionin e tij denoncimin e një ...
Problematika e radhës na çon pas në vitet ‘79-‘90 në koope...
Në qershor të 2019-ës, ish-kreu i Institutit të Stud...
Ish-kreu i Institutit të Studimeve dhe Pasojave të Kri...
Emisoni Plug në Syri tv zbardh detaje të reja nga afer...
Nazmi Hoxha është drejtuar në “Stop”, pasi nuk përfiton pe...
Në 20 Shkurt të këtij viti “Stop” tregoi sesi familja Sali...
Një ditë më parë Prokuroria e Durrësit arrestoi 5 puno...
Emisioni “Stop” ndodhet në Durrës me zotin Nuri Plaku, i c...
Më 24 Gusht 2024, në një rrethinë të Shkodrës rreth orës 2...
Një denoncim ka ardhur këtë të martë nga deputetja Elda Ho...
Një studente është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop...
Emisioni “Stop” ndodhet në zonën e Komunës së Parisit në T...
Mjeku Besnik Kroi tregon për “Stop” në Tv Klan se ka 10 vj...
Emisioni “Stop” në Tv Klan ndodhet në Gramsh pasi një mësu...
Arbër Veliaj, vëllai i Erion Veliajt, është një nga nj...
Emisioni “Stop” në Tv Klan ka shkuar në Divjakë, pasi fami...
Emisioni “Stop” në Tv Klan ka shkuar në Berat në sheshin “...
Bashkia e Tiranës centralizoi shërbimin e pastrimit, te ko...
Zdromsi i Tiranës, pronari faktik i inceneratorit dhe krye...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...