Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Në qershor të 2019-ës, ish-kreu i Institutit të Studimeve dhe Pasojave të Krimeve të Komunizmit, Agron Tufa bëri një padi te Krimet e Rënda për ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Edmond Caja, i cili ka mbajtur poste drejtuese në kohën e komunizmit.
Tufa pretendonte se Caja kishte torturuar të pafajshëm në burgun e Qafë-Barit. Por kjo dosje u pushua në dhjetor të 2019-ës.
Tufa ka rikujtuar këtë të enjte padinë e tij dhe ka deklaruar se çështjen e pushoi Arben Kraja, që në javën e tij të parë të punës si kreu i SPAK-ut.
Ai deklaron se në një pjesë të kësaj dosjeje është protagonist edhe vetë Arben Kraja si hetues i komunizmit.
“Veprimin e parë si kreu i SPAK-ut Arben Kraja e bëri ngutazi që në dhjetor 2019, javën e parë të punës, me pushimin e kallëzimit penal në Gjykatën e Krimeve të Rënda që pata bërë në emër të ISKK-së për një ish drejtor burgjesh të komunizmit, kriminel e vrasës. Madje shkresa e tij nuk ka as vulë!
Një pjesë e dosjes ku protagonist është Arben Kraja hetues, e keni më poshtë.
Një gjë na ngelej gjithmonë mister: si ka mundësi që Autoriteti i Rrënimit të Dosjeve për ish-Sigurimin e Shtetit e ka nxjerrë të pastër në Veting këtë hungërues të Diktaturës!? Si ka mundësi që AIDSSH i numëronte (dhe i justifikonte) Arben Krajës vetëm rastin e të rinjve Luçi e Bizi, duke e quajtur këtë si një gjë të papërfillshme?”, thekson ish-kreu i Institutit të Studimeve dhe Pasojave të Krimeve të Komunizmit.

Denoncimi i plotë:
DIKTATURA E RE E KRAJAVE DHE ISH-HETUESVE TË KOMUNIZMIT
Kur bëra pubike për herë të parë (dhjetor, 2019) dokumentat arkivorë të kreut të sapozgjedhur të SPAK-ut, ish-hetuesit komunist Arben Kraja, të zgjedhur me një procedurë mbi trevjeçare Vetingu, pati reaksion të madh, ku nuk munguan mbrojtësit e tij. Ca më shkruan në privat me një ton gjysmërixhaje e gjysmëkërcënimi. Ca të tjerë, kolegë të ish-hetuesit komunist Kraja, si ish-hetuesi dhe spiuni Bujar Sheshaj (edhe ata të zgjedhur me Veting), dolën hapur që në mbledhjen e parë të KLP-së së sapo “reformuar”, me thirrjen – “të qëndrojmë grushtbashkuar rreth kreut të SPAK-ut, Arben Kraja, për ta mbrojtur atë dhe njëri-tjetrin nga sulmet e Agron Tufës!”
Ndonjëri prej dalëzotësve të Krajës, kaloi nga mohimi total në relativizim, duke e minimizuar rolin e Arben Krajës vetëm me rastin e të rinjve shkodranë Luçi dhe Bizi. Nxorëm prapë dokumenta të tjerë me firmën e Krajës, ku dëshmohet se rasti i Luçit dhe Bizit nuk ka qenë rast i vetmuar! Në këto dokumenta shihet se Partia i ka ngarkuar Arben Krajës hetues (i pari krye i SPAK), gjuetinë e shtrigave mbi rininë shkodrane. Dhe kur se! Pasi mijëra shqiptarë kishin thyer barrierat e ambasadave dhe ishin larguar drejt Europës 'kapitaliste'. Pra, në fund të korrikut 1990! Dhe me çfarë egërsie!
Viktima tjetër e hetuesit komunist mizor Arben Kraja, është 22 vjeçari shkodran Andrea Daija, të cilin e ka torturuar dhe detyruar të firmosë se ka pasur në planin imagjinativ tentativën për arratisje. Ky Beni hynte me forcë në kokat e të rinjve për t’u kontrolluar dhe ëndërrimet dhe imagjinatat...
Veprimin e parë si kreu i SPAK-ut Arben Kraja e bëri ngutazi që në dhjetor 2019, javën e parë të punës, me pushimin e kallëzimit penal në Gjykatën e Krimeve të Rënda që pata bërë në emër të ISKK-së për një ish drejtor burgjesh të komunizmit, kriminel e vrasës. Madje shkresa e tij nuk ka as vulë!
Një pjesë e dosjes ku protagonist është Arben Kraja hetues, e keni më poshtë.
Një gjë na ngelej gjithmonë mister: si ka mundësi që Autoriteti i Rrënimit të Dosjeve për ish-Sigurimin e Shtetit e ka nxjerrë të pastër në Veting këtë hungërues të Diktaturës!? Si ka mundësi që AIDSSH i numëronte (dhe i justifikonte) Arben Krajës vetëm rastin e të rinjve Luçi e Bizi, duke e quajtur këtë si një gjë të papërfillshme?
Tash që e njohim mirë se ku çoi kjo mbrojtje e urdhëruar e këtyre qenve të tërbuar, të lëshuar nga zinxhirët e diktaturës për të çarvalosur demokracinë, nuk është fare më mister. Asfarë misteri! Për fatin tonë të keq, na del se paskam parë qartë dhe saktë, se paskam pasur 100% të drejtë në profecinë time prej kasandre.
Atë alarm që dhashë që në dhjetor të vitit 2019 (ndonëse i mbyllur në kamp azilantësh politikë), fare pak kush deshi ta marrë parasysh. Ja frytet e helmëta ku i kemi tash, sot e gjithë ditën:
1. Shkatërrimi i pluralizmit politik, shkatërrimi i zgjedhjeve dhe votës së lirë;
2. Opozita e burgosur, e shantazhuar, e penguar, e arrestuar, e ndaluar.
3) Mbrojtja e hapur, e troçtë, e pafytyrë e gjithë trafikut kombëtar e ndërkombëtar, e korrupsionit qindra mijëra eurosh të djegësave etj., sipas interesave të qeverisë, sepse janë folje-ndihmëse të diktaturës së re.
4) Një mori e panumërt perversitetesh të neveritshme, që mund t’i shtoni vetë...
Dëmi është i mënxyrshëm. Njerëzit nuk kanë kurajë të flasin. Popullit i është aktivizuar ajo që unë e quaj “agjensia e fshehtë e pavetëdijes”, që ka ndezuar automatikisht llampën e alarmit të frikës së vjetër të diktaturës enveriste. Njerëzit kanë frikë se u shkatërrohet jeta, familja, fati, karriera. Sepse jo mëkot janë prej të njëjtit gen... prej të njëjtës familje politike, me të njëjtat metoda drejtësie e survejimi dhe me të njëjtën ndërgjegje të krimbur në krime. Njerëzit kanë frikë, sepse po shohin se si po dënohet lidershipi opozitar. Po ata, të shumtët, dhjetëra e qindra mijëra si unë e si ti?! Njerëzit kanë frikë! Madje kanë frikë të bëjnë dhe një "like" të këtij shkrimi dhe i kuptoj mirëfilli, ndonëse nuk i mirëkuptoj.
Për mua, diktatura e bijve (le të thartojë turinjtë kush të dojë) është një punë e kryer tashmë, e dizajnuar, e egër, me cerberët e vet. Dakord, e di, ajo nuk shembet me votë të lirë e frymëzime elektorale, se nuk ka bërë vaki të shemben ndonjëherë kështu diktaturat. Sepse nuk janë aq kaqola ustallarët e diktaturës, sa të të lënë ty të shkosh serbes dhe i lirë në kutinë e votimit... I kanë marrë masat dhe kush nuk e di këtë gjë tashmë të provuar kaq e kaq herë...?
Diktaturat më të frikshme e më të paskrupullta janë njëherësh dhe më frikacaket. Mjafton të kesh zemër, të ngrihesh, po, edhe të sakrifikosh, dhe shemben si një dordolec në shesh. Epo, liria gjithmonë e ka një peshë e një çmim, nuk të falet për sadaka... Duhet shembur me çdo kusht kjo tirania e diktaturës së re, për të ndaluar shfytyrimin e njeriut tonë dhe atdheut tonë. Ndryshe ka për të qenë tragjikisht vonë./ CNA

Ish-kreu i Institutit të Studimeve dhe Pasojave të Kri...
Emisoni Plug në Syri tv zbardh detaje të reja nga afer...
Nazmi Hoxha është drejtuar në “Stop”, pasi nuk përfiton pe...
Në 20 Shkurt të këtij viti “Stop” tregoi sesi familja Sali...
Një ditë më parë Prokuroria e Durrësit arrestoi 5 puno...
Emisioni “Stop” ndodhet në Durrës me zotin Nuri Plaku, i c...
Më 24 Gusht 2024, në një rrethinë të Shkodrës rreth orës 2...
Një denoncim ka ardhur këtë të martë nga deputetja Elda Ho...
Një studente është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop...
Emisioni “Stop” ndodhet në zonën e Komunës së Parisit në T...
Mjeku Besnik Kroi tregon për “Stop” në Tv Klan se ka 10 vj...
Emisioni “Stop” në Tv Klan ndodhet në Gramsh pasi një mësu...
Arbër Veliaj, vëllai i Erion Veliajt, është një nga nj...
Emisioni “Stop” në Tv Klan ka shkuar në Divjakë, pasi fami...
Emisioni “Stop” në Tv Klan ka shkuar në Berat në sheshin “...
Bashkia e Tiranës centralizoi shërbimin e pastrimit, te ko...
Zdromsi i Tiranës, pronari faktik i inceneratorit dhe krye...
Dumani dyshon se djegia e përvitshme e mbetjeve në fus...
Në 28 Janar 2024 rreth orës 22:30 një çift të fejuarish po...
“Stop” ishte në Cakran për një denoncim, sipas të cilit, m...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...