Kryebashkiaku i Tiranës, tender rreth 690 milionë lekë kompanisë që menaxhon Arbër Veliaj
Arbër Veliaj, vëllai i Erion Veliajt, është një nga nj...

Emisioni “Stop” në Tv Klan ndodhet në Gramsh pasi një mësuese tregon se ka mbaruar shkollën për drejtim, që në vitin 2015, me një diplomë ekuivalente me diplomën e Shkollës së Drejtorëve.
Por ajo thotë, se asnjëherë nuk i është dhënë mundësia që të hyjë në konkurs për drejtor shkolle, pasi vendet nuk hapen e Zyra Vendore Arsimore i cakton drejtorët të komanduar.
“Përshëndetje i jam drejtuar emisionit ‘Stop’ për arsye se kam mbaruar një master profesional në ‘Drejtim dhe Administrim Arsimi’. E kam mbrojtur temën e diplomës më 11 Korrik 2015 dhe nuk më është dhënë asnjëherë mundësia për të aplikuar për këtë pozicion pune. Kjo diplomë më jep të drejtën si drejtuese në arsim. Gjithmonë flitet se do të hapet dhe do të shfaqet në faqen e Zyrës Arsimore Gramsh për këtë vend të lirë pune dhe në momentin që unë dorëzoj dosjen ose bëj kërkesën për këtë pozicion pune më thonë që drejtuesi është emëruar, ose komanduar pa konkurs. Kërkoj që të ketë drejtësi. Unë jam diplomuar në këtë shkollë dhe kërkoj që diploma ime të vlerësohet, të hapet konkursi dhe çdo gjë të jetë në funksion të meritokracisë, kush e meriton le të pozicionohet në atë vend pune, ” tregon për mikrofonin e “Stop” denoncuesja.
Ministrja e Arsimit së fundmi ka deklaruar se përparësi në drejtimin e shkollave duhet të kenë mësuesit me diplomë për drejtim. Kjo do të thotë, se të gjitha ZVA-të duhet të hapin konkurset, për të bërë të mundur emërimin e drejtuesve me arsimin e nevojshëm. Por në Zyrën Arsimore të Gramshit vihen në detyrë persona të komanduar, duke mos hapur konkurset.
“Stop” ka pyetur drejtorin e ZVA-së Gramsh, Andrea Bezati, se sa drejtorë në 14 shkollat, që ka në menaxhim në Gramsh, janë futur me konkurs dhe sa të komanduar.
Drejtori i ZVA Gramsh, Andrea Bezati – Ju lutem tani, se jam, se kam për të çuar një informacion në Ministri. Kam trembëdhjetë drejtori shkollash. Janë 15 ishin në Qershor, tani janë 13 drejtori, dy shkolla kaluan në shkolla vartëse për shkak të numrit të nxënësve. Ju faleminderit dhe kalofshi mirë! Ju lutem, më shumë se kaq nuk besoj se mund t’ju respektoja.
Drejtorin e ZVA-së Gramsh, Andrea Bezati shmanget duke shpikur një takim në Ministri.
Drejtori i ZVA Gramsh, Andrea Bezati – Tani më pyete për shkollën e Kodovjanit dhe të shpjegova që është shpallur konkursi vjet, nuk ka hyrë asnjë dosje.
Nga ana tjetër denoncuesja për emisionin “Stop” pohon të kundërtën.
Gazetari – Ajo se çfarë na intereson më shumë vitin e kaluar nga Zyra Arsimore këtu në qytetin e Gramshit është hapur një konkurs për vendet vakante për drejtorë, se në dijeninë time ka qenë një vend i lirë vitin e kaluar për drejtor shkolle.
Denoncuesja – Jo asnjëherë nuk kanë hapur një vend të tillë.
Gazetari – Si është emëruar drejtuesi?
Denoncuesja – Pa konkurs dhe i komanduar thonë.
Drejtori i ZVA Gramsh, Andrea Bezati – Është shpallur konkursi vjet, nuk ka hyrë asnjë dosje.
Denoncuesja – Jo asnjëherë s’ e kanë hapur një vend të tillë.
Emisioni “Stop” ndalet në një rast konkret në Kodovjat, ku drejtoresha është e komanduar, por për këtë rast drejtori i ZVA-së thotë se ka hapur konkurs. Sipas tij, nuk ka pasur kandidatë. Vetë drejtoresha e shkollës Kodovjat nuk përgjigjet, se si e fitoi vendin e punës.
Drejtoresha, Markeljana Çela – Të lutem kam një diskutim me këto zyshat dhe të lutem mbylle derën, je pa autorizim, mbylle derën dhe mos më regjistro. Të lutem, po shiko ç’rëndësi ka se ca jam unë aty. Të lutem, të lutem tani! Shiko mund ta heqësh telefonin pak të lutem, hiqe telefonin fare, mund ta lësh atje dhe të flasim bashkë, sepse regjistrimet unë e di sesi funksionojnë. Mund të dilni jashtë, jeni pa autorizim, të lutem! Merrni autorizimin nga zyra arsimore.
Gazetari – Unë po të pyes si gazetar se çfarë autorizimi ka kjo mësuese që u bë drejtoreshë?
Drejtori i ZVA Gramsh, Andrea Bezati – Ajo ishte e komanduar zotëri. Po ku e di ti se ça? Prit një minutë, nuk hyri sepse në konkurrim duhen të paktën, jo më pak se dy, kështu që nuk u bënë dy dhe është komanduar kjo zonja që është sot, është komanduar si mësuese. Askush nuk konkurroi, askush nuk mbylli dosjen. Tani unë s’mund të mendoj se kush do vijë të konkurrojë, unë hap konkursin përsëri./ Klan
Arbër Veliaj, vëllai i Erion Veliajt, është një nga nj...
Emisioni “Stop” në Tv Klan ka shkuar në Divjakë, pasi fami...
Emisioni “Stop” në Tv Klan ka shkuar në Berat në sheshin “...
Bashkia e Tiranës centralizoi shërbimin e pastrimit, te ko...
Zdromsi i Tiranës, pronari faktik i inceneratorit dhe krye...
Dumani dyshon se djegia e përvitshme e mbetjeve në fus...
Në 28 Janar 2024 rreth orës 22:30 një çift të fejuarish po...
“Stop” ishte në Cakran për një denoncim, sipas të cilit, m...
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e CNA-së për Ba...
Një e re 24-vjeçare nga Pogradeci denoncon në “Stop” një i...
Tirana vijon të kundërmojë nga plehrat. Ditën e sotme, CNA...
Nëna e tre fëmijëve njeh në TikTok një zotëri 8 vite më të...
Një subjekt i fushës së komunikimit nga Durrësi ka denoncu...
I fiksuari pas plehrave, plehraxhiu, kreu i drejtorëve haj...
Inceneratorët që nuk ekzistojnë apo janë thjesht ca kazanë...
Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli në një...
Në të njëjtën situatë alarmante si Tirana me plehrat e për...
Një qytetar ka sjellë në emisionin “Stop” në Tv Klan disa ...
Gjendja e plehrave vijon të jetë një shqetësim i shtuar së...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, pu...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...