“Do e kesh nga dhëmballa”/ Mjeku i bën eko veshke dhe i jep mjekimin gabim
“Stop” ishte në Cakran për një denoncim, sipas të cilit, m...

Në 28 Janar 2024 rreth orës 22:30 një çift të fejuarish po ktheheshin nga Përmeti në Gjirokastër me makinën e tyre tip Golf.
Fatos Kalemi dhe Alime Malka sapo kaluan Tepelenën, në afërsi të fshatit Mashkullorë përplasen në korsinë e tyre nga një automjet tip “Benz”, që drejtohej nga 21-vjeçari Françesk Kaca.
Nga ky aksident më shumë i dëmtuar mbeti Fatos Kalemi, pasi goditja ishte në krahun e shoferit. Fatosi u dërgua te Spitali i Traumës, ku qëndroi për rreth një muaj.
Ndërsa e fejuara e tij dhe 21-vjeçari Kaca morën mjekim në Spitalin e Gjirokastrës.
Fatosi tregon, se shkak i aksidentit u bë Françesk Kaca, pasi atij iu ca goma e “Benz”-it. Në këtë mënyrë Françesku hyri në korsinë e tij dhe shkaktoi përplasjen.
Këtë fakt e pranoi edhe vetë 21-vjeçari në momentin e aksidentit, kur 3 të aksidentuarit po ndihmonin njëri-tjetrin.
Denoncuesi Fatos Kalemi: S’je treguar aq shumë i sinqertë…
Françesk Kaca: Pse, çfarë kam bërë unë?!
Denoncuesi Fatos Kalemi: Po s’je treguar shumëëë..,ti e di shumë mirë, që aksidenti u bë falë teje. Ti hyre në korsinë time, të themi atë, që është, fjalë burrash?
Françesk Kaca: Po mirë, u bë tani…
Denoncuesi Fatos Kalemi: Burri, që është burrë, e thotë kështu ndodhi, humba kontrollin, siç më the vetë, çava gomën, që këto i kam fakte, që çava gomën dhe humba kontrollin. Ti ke ardhur tek dera ime, kur kam qenë unë i aksidentuar dhe më ke thënë…të thashë unë ty, çfarë ndodhi? A je mirë? Mirë jam, vetëm jam,- më the mua, ça pate,- të thashë unë? Më the,- mu ça goma, humba kontrollin. Kjo është e vërtetë, s’e mohon dot tek mua, në synin tim njëherë, burrërore…
Françesk Kaca: Tani, për këtë erdhe?!
Denoncuesi Fatos Kalemi: Unë për këtë fjalë burri erdha…
Denoncuese Alime Malka: Për këtë, se kemi qenë të vetëdijshëm. Ti e mban mend shumë mirë…?
Denoncuesi Fatos Kalemi: Unë kam qenë i zgjuar…
Denoncuese Alime Malka: Edhe Fatosi ka qenë i zgjuar pavarësisht, që nuk lëvizte dot nga makina.
OPGJ i Policisë Rrugore Gjirokastër, Artan Tarka, i cili ka këqyrur vendin e aksidentit, në një bisedë me çiftin denoncues thotë, se përplasja ka ndodhur në korsinë e Fatosit për shkak të 21 vjeçarit.
Denoncuesi Fatos Kalemi: Ti je goditur në krahun e djathë?
Françesk Kaca: Po në krahun e djathë, po janë shenjat akoma mo, shikoji…!
Denoncuesi Fatos Kalemi: Në krahun e djathtë tëndin?
Françesk Kaca: Po, shikoji, se janë shenjat në vend…!
Opgj, Policia Rrugore Gjirokastër, Artan Tarka: Hetimi vazhdoi të nesmen, se dëmet ishin më shumë…ai tjetri nuk pati ndonjë gjë, plus, që ai doli edhe në ndikimin e alkoolit.
Denoncuesi Fatos Kalemi: Asgjë mo vëlla, asgjë.., po ai ishte me alkool, pa siguracion, pa kolaudim.
Denoncuese Alime Malka: Jo ai, fare.
Opgj, Policia Rrugore Gjirokastër, Artan Tarka: Ai pikën e goditjes, sikur vetëm nga mjetet, pozicionit të mjeteve pas ngjarjes, ajo është komplet… d.m.th, ju ka goditur ai juve, jo ju atë.
Por 4 ekspertë, Andrea Baxheri, Arben Luzi, Fisnik Ziçishti dhe Naim Hoxha, kanë manipuluar provat, duke nxjerrë përgjegjës për aksidentin të dëmtuarin Fatos Kalemi.
“Kur pashë skicën u shokova, thashë si ka mundësi të më fajësojnë mua”, shprehet denoncuesi Kalemi.
“E vërteta nuk është siç thonë ekspertët. Edhe një njeri normal e kupton që nuk është ashtu që nga shenjat e gërvishtjes, që nga dëmtimet që kam marrë unë. Tregon fakti që nuk jam unë, thjesht është manipulim i pastërt”, përfundoi ai./tvklan
“Stop” ishte në Cakran për një denoncim, sipas të cilit, m...
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e CNA-së për Ba...
Një e re 24-vjeçare nga Pogradeci denoncon në “Stop” një i...
Tirana vijon të kundërmojë nga plehrat. Ditën e sotme, CNA...
Nëna e tre fëmijëve njeh në TikTok një zotëri 8 vite më të...
Një subjekt i fushës së komunikimit nga Durrësi ka denoncu...
I fiksuari pas plehrave, plehraxhiu, kreu i drejtorëve haj...
Inceneratorët që nuk ekzistojnë apo janë thjesht ca kazanë...
Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli në një...
Në të njëjtën situatë alarmante si Tirana me plehrat e për...
Një qytetar ka sjellë në emisionin “Stop” në Tv Klan disa ...
Gjendja e plehrave vijon të jetë një shqetësim i shtuar së...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, pu...
Në shkurt 2023, emisioni “Stop” në Tv Klan shkoi në Korçë ...
Në vijim të problematikës së trajtuar nga emisioni Stop në...
Qyteti i Orikumit, i shtrirë në jugun e gjirit të Vlorës, ...
Banorët e Kombinatit kanë plot tre ditë pa ujë. Ky është n...
Në pjesën veriore të Vunoit, krahun e majtë mbi malin Mjeg...
CNA prej kohësh ka denoncuar situatën skandaloze me mbetje...
Një qytetare iu drejtua redaksisë së emisionit “Stop”, duk...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...