web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

FAKTET/ Pse Erion Veliaj shfaqet gjithmonë si pronari faktik i inceneratorit të Tiranës?

20 Maj 2024, 14:36, Denoncim CNA

Kush është pronari i inceneratorit? A është Mirel Mërtiri, a është ai “truri”? Këtë na e ka thënë SPAK-u. Cili ka qenë roli i Klodian Zotos?

Patjetër nga email-et kuptohet dhe nga komunikimet e nxjerra si prova nga hetimi vërtetohet se ka qenë thjesht dhe vetëm një shërbëtor i skenës. Kush e ka dirigjuar inceneratorin e Tiranës?

FAKTET/ Pse Erion Veliaj shfaqet gjithmonë si pronari faktik i

Le t’i shohim faktet me radhë.

Përtej akuzave, përtej diskutimeve është apo jo Arben Ahmetaj. Cila është përgjegjësia e Njësisë së Zbatimit të Projektit? Cila është përgjegjësia e ish-ministrit Damian Gjiknuri? Cila është përgjegjësia e ministres aktuale, Belinda Balluku, e të tjerë?

Le t’i shohim faktet një e nga një.

Së pari, projektin e inceneratorit të Tiranës e risjell Erion Veliaj dhe ky tashmë është fakt i provuar. (LEXO KETU)

Ai përpiqet të justifikohet me një rekomandim të IFC-së, e cila ishte për 37 euro/ton mbetje. Në fakt, ai thotë që kemi fituar 8 euro se e kemi bërë 29 dhe e bëmë me një kompani holandeze.

Por gënjen. Pse gënjen? Sepse tek IFC ka evadim të mbetjeve. Pra, heqjet e mbetjeve nga shtëpia dhe derdhjen në landfillim në Tiranë.

Ndërsa projekti që ka miratuar Veliaj, që ka kërkuar Erion Veliaj është thjesht dhe vetëm landfillim dhe incenerim 29 euro/ton. Ndërkohë që sipas projektit të IFC-së, në qoftë se nuk do të kishim projektin e landfillit, do të kushtonte 37 euro.

Sot kushton të paktën 2-3 herë më shumë pasi paguhen 10 milionë dollarë në vit për landfillim dhe incenerim, incenerimi nuk ekziston dhe ndërkohë edhe 20 milionë dollarë në vit për të pastruar Tiranën. Pra, evadimin e mbetjeve.

FAKTET/ Pse Erion Veliaj shfaqet gjithmonë si pronari faktik i

Pra, kostoja është 37 euro/ton se tek IFC-ja, apo 2-3 herë më e lartë, pretendohet nga 70-90 euro/ton mbetje në kryeqytet.

Së dyti, pas inicimit të projektit, kemi një fakt tjetër.

Fakti se e vetmja bashki që i është përgjigjur Ministrisë së Mjedisit për Lefter Kokën është Erion Veliaj.

FAKTET/ Pse Erion Veliaj shfaqet gjithmonë si pronari faktik i

Këtë Erion Veliaj e thotë në Këshillin Bashkiak. Kam folur unë, e kam kërkuar unë këtë projekt. E kemi me zë dhe me figurë. Pra, e pranon që është ai njeriu kryesor.

Nuk janë përfshirë në projekt bashkitë e tjera të Qarkut të Tiranës dhe projekti është bërë aktiv thjesht dhe vetëm me kërkesën e parë nga IFC nga Erion Veliaj dhe miratimin “në parim” nga Erion Veliaj.

Së treti, një fakt mjaft “kokëfortë”.

Kemi një dalje mediatike të Erion Veliajt, i cili thotë tashmë kemi një kompani holandeze kur në fakt kompania nuk ishte verifikuar. Kjo mund të mos jetë përgjegjësi e tij, por fakti është që Erion Veliaj e njihte shumë mirë Ciaffaglione-n, Mirel Mërtirin e të tjerë dhe e dinte që kompania nuk ishte një kompani holandeze me eksperiencë.

Pse duhet të dilte Erion Veliaj dhe të thoshte një kompani holandeze, e madhe, me eksperiencë e të tjera kur në fakt “Integrated Energy” një vit më parë ishte e regjistruar me një guaskë në Holandë dhe nuk kishte bërë asnjë verifikim.

Së katërti, që nga dita e parë deri në ditën e dhënies së lejes Bashkia e Tiranës dhe Erion Veliaj e dinë shumë mirë që kompania koncesionare ka zënë disa qindra mijëra katrorë truall pa leje ndërtimi, pa marrë leje shfrytëzimi.(LEXO KETU)

FAKTET/ Pse Erion Veliaj shfaqet gjithmonë si pronari faktik i

Dhe nuk ka marrë asnjë masë, nuk ka bërë asnjë ndërhyrje.

Së pesti, Erion Veliaj dhe zyrtarët e tij kanë firmosur një marrëveshje për dherat dhe kanë vënë në dispozicion të gjithë ushtrinë e drejtorëve të Bashkisë Tiranë, mjedisin, IKMT-në, Policinë Bashkiake dhe strukturat e tjera të bashkisë për të kontrolluar firmat e ndërtimit dhe për të çuar dherat në landfill, kjo mund të ishte një punë e mirë, por ka një detaj.

Me një tarifë të pamiratuar nga shteti, me një strukturë të NJZP të sabotuar nga Erion Veliaj, rezulton se kompania ka fituar 60 milionë dollarë dhe Erion Veliaj ka bërë sikur nuk e ka parë dhe nuk e ka ditur.

Së gjashti, ka një çerdhe që inaugurohet nga Erion Veliaj dhe Ciaffaglione e habiten edhe Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri pasi Erion Veliaj ka marrë administratorin e kompanisë, Giuseppe Ciaffaglione, dhe e ka çuar në inaugurimin e një kopshti pa dijeninë e tyre.

Ka disa email-e, të cilat flasin se si Mirel Mërtiri jep urdhër që dherat e teatrit të hiqen pa asnjë kosto. Ky është fakt dhe nuk e mohon dot Erion Veliaj. Ditën që është bërë operacioni dhe shembja e tij të nesërmen të gjitha mbetjet e teatrit kanë shkuar në landfill pa u paguar asnjë qindarkë dhe kjo e urdhëruar nga Mirel Mërtiri. (LEXO KETU)

FAKTET/ Pse Erion Veliaj shfaqet gjithmonë si pronari faktik i

FAKTET/ Pse Erion Veliaj shfaqet gjithmonë si pronari faktik i

 

Së shtati, Erion Veliaj ka urdhëruar që nga mbrojtësit më aktivë të projektit të inceneratorit të Tiranës, megjithëse nga viti 2019-2020 e në vazhdim është shkruar me dhjetëra herë nga CNA dhe qindra herë në mediat e tjera, në vend se tek inceneratori i Tiranës fshihen shqiptarë është një kompani guaskë, nuk ka garanci dhe nuk është ai emër që pretendohet, nuk ka eksperiencë dhe atje po kryhet një vjedhje, një krim dhe askush nuk verifikoi nga Bashkia e Tiranës. (vijon)





Lajmet e fundit nga