Ajola e Veliajt vendosi skulpturë në landfillin e Sharrës, ku u vra Ardit Gjoklaj
CNA ka denoncuar prej disa ditësh lidhjet e Ajola Xoxë...

Një tub i kanalizimeve të ujërave të zeza është bërë shkak për konflikt mes dy familjeve në fshatin Zhupan të Fierit. Njëra prej familjeve, ajo Driza, është ankuar pranë emisionit Stop për këtë problem.
Për shkak të kufirit të pronave dhe të një tubi ujërash, situata mes tyre është rënduar aq shumë, saqë komshiu Zagoll Meçe hedh fekale, përndjek dhe ofendon palën tjetër.
Denoncuesja Alije Driza thotë se për shkak të fqinjit të dhunshëm, nuk e përdorin tualetin, por shkojnë te një tjetër komshi, për të kryer nevojat personale.
Denoncuesja Alije Driza: Nga Marsi 2023 që më është bllokuar tubi i shkarkimeve të ujërave të zeza e të bardha të familjes nga komshiu, kam shkuar atje, i kam folur, kam njoftuar komunën, ka dërguar të plotfuqishmin inspektorin e zonës. Fqinji thotë tubacioni kalon në oborrin tim. Në të vërtetë atje kalon ka 40 vjet. Zotëria kishte një mur që e kufizonte në këtë hapësirë publike, e ka prishur copa-copa. Kur kemi ardhur ne nga Greqia të riparonim shtëpinë, ai e kishte bllokuar komplet rrugën. Lajmërova komunën, erdhën komunarët, e hapën rrugën, kam prurë materialet, rregullova shtëpinë, prura plaçkat. Ai ndjenji muaj edhe ngriti një barakë te ky sheshi përpara banesave tona. Ne nuk e përdorim banjën tonë për arsye se ai e ka bllokuar atje tubin. Atje ku thotë ai që është puseta janë bashkuar ujërat e kuzhinës me të banjës e dalin në tub kryesor dhe derdhen aty ku derdhen. Nuk e përdorim banjën, përdorim banjën e gjitonit prej 1 viti e ca. As në oborr nuk dalim dot se ai thotë mos hidh ujë atje se unë do ta mbush gojën me fekale, më shan. I ka dalë burrit 2-3 herë përpara, e ndjek deri në mes të fshatit. Disa herë nuk ka shkuar në punë. Unë po e po. Me hedh fekale nga tarraca e tij se është shumë afër, është afruar shumë.
Kamerat e sigurisë kanë regjistruar disa prej momenteve, kur Zagoll Meçe kryen kundrejt fqinjëve dhe pronës së tyre, veprime të pahijshme duke hedhur fekale.
Zagoll Meçe: Hiq ujin, hiq murin! Kaq po të them! Hiq murin, hiq tubin!
Alije Driza, denoncuese: Ti po çpon tubin, je në vete, apo nuk je në vete?
Alije Driza, denoncuese: Ej, hiqi duart që atje, të thashë! Hiqi duart që atje, të thashë, re!
(I hedh fekale në fytyrë)
Flamur Driza: Hap rrugën, se po shkoj në shtëpi! S’dua! ( I hedh fekale në fytyrë)
Flamur Driza: Faleminderit shumë! Qëllo!
Zagoll Meçe: Të më hash…
Alije Driza, denoncuese: Të të ha… ty , pocaqi e ndyrë!
Zagoll Meçe: Ti e do në gojë!
Alije Driza, denoncuese: Ptu! Pocaqi e ndyrë! Shporru more haram!
Zagoll Meçe: Do t’u zhduk, pa qam, pa bam! Do t’u zhduk, thashë!
Sjellja agresive u reflektua edhe në momentin që gazetari i Stop ishte aty duke pyetur palët, teksa komshinjtë për pak agrovonin në sherr fizik.
Zagoll Meçe, përvec veprimeve të dhunës, përndjek dhe denigron fqinjët vazhdimisht.
Zagoll Meçe: Do ha … e kësaj unë? Më plas uji këtu. Të kam duruar shumë, të thashë!
Gazetari: Vetëm ruani qetësinë!
Zagoll Meçe: Nuk e ruajmë më jo, shoku!
Bashkëshortja e Zagollit: Na u sos durimi. Kemi një vit.
Gazetari: Po çfarë do bësh?
Bashkëshortja e Zagollit: Do vritemi.
Zagoll Meçe: Unë do bëj atë, që ia kam thënë policisë, ja ku më ke!
Për këtë situatë, gazetari i Stop bisedoi administratorin e njësisë Qendër, Eraldi Qirio i cili ishte në dijeni të konfliktit mes fqinjëve. Ai thotë se është verifikuar rasti, por njësia nuk ka kanalizim të ujërave të zeza.
Eraldi Qirio, administrator Njësia Qendër: Në fillim fare ka qenë për pronat e tyre, të kufizimit të pronave të tyre dhe më pas çështja ka agravuar në një tubacion të ujrave të zeza. Ky tubacion i ujrave të zeza i shërbente familjes së z.Flamur Driza. Tubacioni është dëmtuar para disa kohëve, sic pretendon z.Flamur. Ne kemi verifikuar rastin në fjalë. Ne nuk kemi kanalizim të ujrave të zeza. I kemi rekomanduar qytetarit Flamur Driza që, sipas ligjit, duhet të bënte një gropë septike.Rastin në fjalë e kemi referuar edhe te bashkia edhe tek Ujësjellës Kanalizime.
Në këto kushte i është rekomanduar qytetarit Flamur Driza që të bënte një gropë septike. Çështja, sipas tij, është referuar në bashki dhe tek ujësjellës kanalizimet./ tvklan
CNA ka denoncuar prej disa ditësh lidhjet e Ajola Xoxë...
Më 1 korrik 2021, platforma e artit bashkëkohor “Harab...
Në vijim të mbledhjes së detajeve mbi përfshirjen e Aj...
Ku shkuan 130 milionë eurot e taksapaguesve shqiptarë ...
Një denoncim është bërë nga ish-kryeministri Sali Beri...
Një hetim pasuror i SPAK, që është hapur paralelisht m...
Për problemin e familjes Llukaj, shohim se çfarë ndodh me ...
Denoncimi i radhës në emisionin “Stop” në Tv Klan, na vjen...
Dy ditë më parë, kur askush nuk e kishte mendjen te gr...
Deklarimet e 33-vjeçares në Burrel, për dhunën e pretendua...
Në shtator 2022 policia e Matit njoftoi se kishte arrestua...
CNA.al disponon dokumentacionin e një marrëveshje ku d...
CNA denoncoi ditën e djeshme skemën e përdorur nga Ajo...
Ajola Xoxa, sot ka vrapuar të ndajë për portalet që nj...
Dosja famoze “5D” ishte një nga skemat që tashmë e ka hetu...
CNA ka denoncuar skandalin në Shkollën e Magjistraturë...
Pasi pajisja gaboi me 4 pikë (sipas Drejtor Rakipit të...
David dhe Rigers Avxhi, 27 dhe 25 vjeç, nga Pogradeci janë...
Në 16 Maj 2019 sollëm shqetësimin e Merita Likës, që në pë...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj po vijon grabitj...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...