
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj po vijon grabitjen e banorëve të kryeqytetit.
Më 28 mars, në të njëjtën ditë kur u arrestuan drejtorët hajdutë të Veliajt, këshilli bashkiak ka rritur çmimet për disa shërbime publike.
CNA ka siguruar vendimin, i cili zbulon se qytetarëve të Tiranës do u duhet të paguajë më shumë për shëbimet në kopshte, çerdhe, apo edhe për ambientet në Parkun e Liqenit Artificial.
Fëmijët që frekuentonin kopshtet në Tiranë kishin tarifë ditore 160 lekë, ndërsa tani prindërit duhet të paguajnë 170 lekë. Pra, tarifa ditore për kopshtet është rritur me 10 lekë.
Ndërsa shërbimi në çerdhe është rritur me 20 lekë. Më parë prindërit duhet të paguanin 130 lekë për të çuar një ditë fëmijën në çerdhe, ndërsa tashmë duhet të paguajnë 150 lekë.

Gjithashtu, Bashkia e Tiranës ka vendosur tarifa të larta për fushat sportive në Parkun e Madh të Liqenit Artificial.
Për fushën e tenisit "Perlat Vushtina", në një orë tarifa është 1,000 lekë.
Për fushën e volejbollit, në një orë duhet paguar 1,400 lekë për individ apo grup individësh, ndërsa për subjektet tregtare, klubet apo shoqatat duhet të paguajnë 2,000 lekë.

Për fushën e basketbollit, tarifa për individ ose grup individësh është 1,300 lekë ora, për subjektet tregtare, klubet ose shoqatat 2,000 lekë ora.
Për fushën e futbollit me bar natyral, tarifë për individ apo grup individësh është 2,000 lekë për 90 minuta, ndërsa për subjektet tregtare, klubet apo shoqatat është 2,500 lekë.

Tarifa për përdorimin e Fushës Sportive të Futbollit në Laprakë është 5,000 lekë për 90 minuta për individ apo grup individësh dhe 6,000 lekë për 90 minuta për subjektet tregtare, klubet apo shoqatat.
Gjithashtu, ndryshim të çmimeve Bashkia ka bërë edhe për vizitat në Kopshtin Zoologjik.
Në vendimin e vitit 2019 të këshillit bashkiak tarifa për hyrjen në Kopshtin Zoologjik ka qenë 50 lekë për fëmijët dhe 100 lekë për të rriturit. Ky çmim u rrit pas restaurimit, por kur ka kaluar vetëm një vit nga hapja e tij, çmimi ka ndryshuar sërish.

Veliaj, ndonëse drejtorët i janë kapur të zhytur në korrupsion dhe ndodhen në burg, nuk e ndal zhvatjen e qytetarëve, por vazhdon të gërryejë xhepat e banorëve të Tiranës duke rritur tarifat publike./ CNA
Qeveria i paguan kompanisë së landfillit nëpërmjet tra...
Skandali me pranimet në Shkollën e Magjistraturës sa vjen ...
Një film me metrazh të shkurtër mund ta quajmë videon ...
Arben Rakipi ka thelluar skandalin me konkursin e pran...
CNA ka denoncuar aferën me dherat brenda aferës së inc...
Çështja e dherave ditë pas dite jep detaje dhe fakte t...
Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” ka “peshkuar” këtë her...
Fondi i Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, një institu...
Një skandal është regjistruar në shkollën e Magjistrat...
Pak ditë më parë “Stop” transmetoi rastin e 86-vjecares Es...
Një qytetar nga Kavaja tregoi në “Stop” sesi martesa e tij...
Një aferë që shkon mbi 60 milionë euro, skemë korrupti...
Afera 60 milionë euro e dherave është një nga skemat m...
Kontrata që sjell CNA më poshtë është firmosur nga dis...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do të shkojë në ...
Ermal Kapllanaj, kreu i Policisë Bashkiake të Tiranës ...
Një skandal është regjistruar në Policinë Bashkiake të...
Një denoncim i fortë është bërë ndaj kryebashkiakut të...
Një tjetër skemë me tenderat në Bashkinë e Tiranës ësh...
Afera 5D tronditi opinionin publik, se qe një forme unike ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...