"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...

Arlind Qori i "Lëvizjes Bashkë" ka bërë një shkrim të gjatë në rrjetet sociale, rreth situatës në të cilën ndodhet Erion Veliaj, pas arrestimit të drejtorëve të Bashkisë Tiranë.
Ai shprehet se Veliaj është në ditë të hallit dhe kërkon të viktimizohet në lidhje me situatën.
Sipas Arlind Qorrit, Veliaj është sot në ditën e vet më të keqe pasi dyshon se shefi i madh, pra Edi Rama, do ta lëshojë.
"Kur të bjerë, dhe do të bjerë keq, askush nuk do t’i dalë në krah. As pronarët e televizioneve të cilëve ua ka mbyllur gojën me leje ndërtimi", shprehet ai.
Shkrimi i plotë:
Pak më herët Erion Veliaj lexoi në ekran një mesazh që kishte për qëllim të justifikonte pafajësinë/padijeninë e tij për skandalin korruptiv të drejtorëve kryesorë të Bashkisë së Tiranës. Çka më bëri përshtypje, në radhë të parë, ishte mbrojtja e punës, sipas tij të shkëlqyer, të drejtorëve të tij. Në jerm e sipër nisi të përmendë çlirimin e hapësirave te Parku i Liqenit. Seriozisht?! Te parku brenda të cilit çdo vit jepen leje ndërtimi për kulla, aty ku çdo parking po bëhet gati për kullën e radhës? Margaritari tjetër veçonte arritjet e ujësjellësit të Tiranës, të një qyteti ku uji i rubinetit nuk pihet; sa edhe vetë bashkia e blen të ambalazhuar për nevojat e veta.
Çfarë e shtrëngon Veliajn fytyrëprishur të mbrojë shokët e vet të korruptuar? Ndjenja e kameraderisë?! Nuk besoj. Tipa të tillë janë të zhveshur nga çdo ndjenjë. Përmes këtyre vlerësimeve, Erion Veliaj po u çon mesazhin e tërthortë: “Unë nuk do t’ju lë në baltë. Prandaj as ju mos tregoni!”
Përveç Qatove me shokë, Veliaj harxhoi një pjesë të fjalës së vet për t’i dalë në krah dhe thurur lavde Edi Ramës. Nuk është e çuditshme që sa më shumë i shtrëngohet laku, aq më patetike i ka ditirambet për Ramën. I premton besnikëri, duke dyshuar sakaq se Shefi i Madh mund ta bëjë kurban, nëse bëhet patate më e nxehtë se ç’duhet. Po meqenëse në kopenë e hienave askush nuk mund t’i besojë deri në fund kurrkujt, përmes paralelizmave të shpeshtë Veliaj e njëson fatin e tij me të Ramës. “Siç po ma bëjnë mua, do të ta bëjnë edhe ty. Ndaj më dil për zot sot, që të mos hap thesin për ty nesër!”
Si çdo keqbërës në ditë të hallit, edhe Veliaj nuk mund të mos përdorte taktikën e vetëviktimizimit. Disa herë e krahasoi veten me viktimat e përndjekjes së “kohës së Enverit”, madje shkoi edhe më larg në histori duke u shfaqur si një Galile i ditëve tona përballë Inkuizicionit. Po kush qenka Inkuizicioni në ditët tona? Pushteti? Kleri? Gjyqësori? Jo, ata që kanë në dorë çelësat a kashtës: akuzuesit nga studiot televizive. Domethënë ata pak vetë që në akoma edhe më pak televizione u lejohet të përmendin përkohësisht bëmat e kryebashkiakut më heshtues të mediave të historisë së Shqipërisë.
Pikërisht kjo “viktimë” e allasojtë e Inkuizicionit vetëshpallet, edhe në emër të partisë së vet, si aleat strategjik i institucioneve të drejtësisë. Ose i shpëtoi goja, ose është edhe një i injorant nga ç’njihet: Në një shtet të së drejtës pushtetet janë të pavarura dhe gjyqësori i duhur nuk është aleat i pushtetit ekzekutiv, por qen roje i ligjshmërisë.
Erion Veliaj është sot në ditën e vet më të keqe. Jo vetëm se shokët e parasë e pushtetit i ka në burg, as thjesht se emri i tij është përmendur si bashkëpronar i një hoteli në Durrës. Ai po ndjen dihatjen e ligjit pas veshit dhe dyshon se Shefi i Madh do ta lëshojë. Kur të bjerë, dhe do të bjerë keq, askush nuk do t’i dalë në krah. As pronarët e televizioneve të cilëve ua ka mbyllur gojën me leje ndërtimi./CNA
Kryetari i Grupit Parlamentarë të PD-së, Gazment Bardh...
Erion Veliaj u ankua sot për qëndrimet e mediave ndaj ...
Erion Veliaj po "kërcen" nga belaja. Sa herë del, jep ...
Në një deklaratë nga zyra e tij në Bashkinë e Tiranës,...
Kryebashkiaku Erion Veliaj, në daljen e tij mediatike ...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka pranuar bashkëpu...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar s...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një dekla...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një dekla...
Kryebashkiaku i dosjes "5D", Erion Veliaj, dje në një dalj...
Zëdhënësja për Antikorrupsionin në Partinë Demokratike...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar se të enjten në o...
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar Erion Veliajn ...
Këshilltari i opozitës në Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehm...
Deputeti demokrat Dashnor Sula është treguar kritik në...
Kryetarja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, Alban...
Këtë të premte u zhvillua mbledhja e radhës e Komision...
Drejtuesi Politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Palaçot e Lulzim Bashës janë kthyer në ushtarë të krye...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është i pranishëm...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...