web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mazhoranca bojkoton sërish Komisionin Hetimor për Shëndetësinë

5 Prill 2024, 14:23, Politikë CNA
Mazhoranca bojkoton sërish Komisionin Hetimor për
Mbledhja e Komisionit Hetimor për koncesionet në Shëndetësi

Këtë të premte u zhvillua mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor për koncesionet në Shëndetësi.

Edhe në këtë mbledhje munguan deputetët e Partisë Socialiste dhe si rrjedhojë prezente ishte vetëm mazhoranca.

Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi, deklaroi se socialistët kanë frikë dhe për këtë arsye bojkotojnë takimet.

“Edi Rama dhe anëtarët e PS-së në Komision nuk kanë ardhur, pasi kanë frikë nga ky Komision. Mazhoranca po shkel përditë ligjet dhe Kushtetutën. Është kjo qeveri që ka frikë nga gjithçka, pasi ka abuzuar me pushtetin në 10 vite. Ne nuk kemi kohë për të humbur, hetimi duhet të nisë sa më parë”, u shpreh Vokshi.

Mbledhja zgjati vetëm pak minuta për shkak të mungesës së deputetëve të PS-së./ CNA





Lajmet e fundit nga