
Drejtuesi Politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, shprehet në një postim në rrjetet sociale se organizata kriminale "5D", me në krye kapobandën Erion Veliaj, do të shpërbëhet deri në fund.
Për protestën e sotme të opozitës, ai sqaron se qytetarët nuk kërkojnë vetëm rrëzimin e një pushteti, por duhet të çmontojmë një filozofi politike, që bazohet mbi zhvatjen e pasurisë kombëtare, të pronës dhe taksave të qytetarëve, për të blerë pushtetin sërish me këto para.
Këlliçi thekson se do të punojnë për t'u paraqitur qytetarëve, një projekt të ri, një filozofi të re qeverisëse.
Reagimi i plotë:
Organizata Kriminale (financiare dhe politike) 5D, me në krye kapobandën Erion Veliaj do shpërbëhet deri në fund. Përgjegjësit e vjedhjes së taksave tona, pronari faktik i inceneratorit të Tiranës, pronari i hotelit 15 milionë euro në Durrës, do të përgjigjet para popullit të Tiranës dhe jo vetëm. Qytetarët kërkojnë sot largimin nga zyra të përfaqësuesit më dinjitoz të një pushteti të degraduar nga vjedhja, abuzimi, shpërdorimi dhe makutëria për të kontrolluar gjithçka.
Mekanizmi i zhvatjes së taksave tona, nga një bandë zyrtarësh publikë, si rasti që pamë me dosjen 5D ishte vërtet shokues. Jo thjeshtë për nga sasia e parave të vjedhura, por, më shumë nga flagranca, nga mënyra e vjedhjes. Ata janë sjellë me bashkinë dhe me taksat tona si banditët që grabisin një bankë, dhe pastaj ulen dhe ndajnë paratë e grabitura nën avujt e alkoolit dhe drogës.
Ata u sollën me pushtetin si bishat që shqyejnë prenë e tyre. Sepse ata ashtu e morën pushtetin, nuk e fituan, ata e grabitën pushtetin dhe mendonin se tashmë ai është pronë e tyre.
Ne nuk jemi këtu për kërkuar zëvendësimin e një kryetari bashkie me një tjetër. As rrëzimin e një qeverie, për ta zëvendësuar me një qeveri të radhës. Ne nuk duam thjeshtë rrëzimin e një pushteti. Ne duhet të bëjmë shumë më shumë se kaq, ne duhet të çmontojmë një filozofi politike, që bazohet mbi zhvatjen e pasurisë kombëtare, të pronës dhe taksave të qytetarëve, për të blerë pushtetin sërish me këto para.
Ne nuk do të mjaftohemi me denoncimet dhe nuk duhet të festojmë arrestimet. Ne duhet të punojmë seriozisht për tu paraqitur qytetarëve një projekt të ri. Jo një kryetar të ri bashkie dhe një kryeminsiër të ri, por një filozofi të re qeverisëse. Të kundërtën e këtij modeli bastardësh që po kundërshtojmë sot. Bashkë do i’a dalim./CNA
Palaçot e Lulzim Bashës janë kthyer në ushtarë të krye...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është i pranishëm...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shkuar në ...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka qenë në zyrë...
Drejtuesi Politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Këshilltarët e opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës n...
Drejtuesi i PD-së për Tiranën dhe ish-deputeti, Belind Kël...
Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltez...
Kreu i FRPD-së, Besart Xhaferri, shprehet në një posti...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një tryezë për...
Këtë të premte do të zhvillohet një protestë kundër kr...
Gjatë seancës së sotme parlamentare, nënkryetari i Gru...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe deputeti ...
Një temë e nxehtë debati është sot në Kuvend, dosja pë...
Besard Xhaferri, kreu i FRPD-së, në një postim në rrje...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazm...
Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, E...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, është tallur gjatë ...
Lulzim Basha, pasi tentoi për javë me radhë të bënte p...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, gjatë raportimit në Kësh...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...