
Ermal Kapllanaj, kreu i Policisë Bashkiake të Tiranës është përfshirë në disa skandale.
Njëri prej tyre është ai i denoncuar dje nga drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi për lidhjet nepotike dhe bizneset e Kapllanajt me Ferdinand Marën, drejtuesin e lartë të Policisë së Shtetit.
Dy zyrtarët e lartë të policisë favorizuan njëri-tjetrin dhe më pas krijuan biznese.
Si fillim, Ermal Kapllanaj punësoi vëllain e Ferdinand Marës në Policinë Bashkiake. Më pas, në vitin 2016, ata regjistruan si biznesmen babain e Ferdinand Marës, Bajram Marën, i cili u jepte me qira hapësirat atyre që donin të shisnin fruta perime në tregjet e miratuara nga Bashkia Tiranë brenda lagjeve.


Në vitin 2019, bashkëshortja e Ferdinand Marës, edhe pse me profesion mësuese shkolle në Tiranë, vendosi të bëhet biznesmene me të njëjtin objekt veprimtarie si vjehrri i saj, “Tregëti fruta perime”. Në Qendrën Kombëtare të Biznesit janë pasqyruar mbi 600.000 euro në vit xhiro.
Gjithashtu, në vitin 2020 është themeluar një tjetër kompani me objekt “tregëti në tregjet e fruta perimeve”, e quajtur “FRESHMART”.

Kështu, për shkak të lidhjeve nepotike, ata kapën tregjet e miratuara nga kryebashkiaku Erion Veliaj për të pasuruar veten.
Megjithatë, skandalet e Kapllanajt nuk përfundojnë këtu, pasi ky i fundit është kujdesur t’i shërbejë eprorit të tij, Erion Veliajt, edhe pse në shkelje të ligjit.

Si një ushtar i Veliaj, ai u ka bërë presion punonjësve që të bëjnë propagandë për kryebashkiakun e Tiranës.
CNA publikoi ditën e sotme disa mesazhe në grupin e “WhatsApp” të Policisë Bashkiake, ku Kapllanaj urdhëronte të hënën e 15 prillit punonjësit e policisë që të bënin sa më shumë pëlqime dhe shpërndarje të një aktiviteti të bashkisë.

Gjithashtu, në një tjetër mesazh, ai i kritikonte punonjësit se nuk kishin bërë propagandë aq sa duhej dhe duhet të ishim më shumë aktivë me pëlqime, komente pozitive apo shpërndarje.

Në fakt, propaganda e punonjësve të Policisë Bashkiake dhe shprehja e bindjeve politike është e ndaluar dhe kjo theksohet në nenin 36 të Ligjit për Policinë Bashkiake.
“Të drejtat politike
1. Policia Bashkiake është strukturë e depolitizuar.
2. Punonjësi i Policisë Bashkiake nuk mund të jetë anëtar i partive politike.
3. Punonjësi i Policisë Bashkiake nuk duhet të shprehë publikisht bindjet ose preferencat e tij politike gjatë kohës së ushtrimit të detyrës”, theksohet në nenin 36.

Kështu, Kapllanaj, i zhytur “kokë e këmbë” në skandale, nuk ka pyetur për ligjin, por ka vendosur t’i shërbejë Veliajt për interesat e tij, duke abuzuar me pushtetin mbi punonjësit./ CNA
Një skandal është regjistruar në Policinë Bashkiake të...
Një denoncim i fortë është bërë ndaj kryebashkiakut të...
Një tjetër skemë me tenderat në Bashkinë e Tiranës ësh...
Afera 5D tronditi opinionin publik, se qe një forme unike ...
Emisioni investigative ka denoncuar prej kohësh në emision...
Vilson Alla, një qytetar nga Bulqiza ka denoncuar në emis...
Mani Sula, një qytetar nga Thana, Lushnje tregon për “Stop...
Dirigjenti Kostika Tanto, në një intervistë për CNA TV, ka...
Ylli Ndreka, me profesion fizioterapist, tregon se zgjodhi...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi nga Gramsh...
“Stop” ishte në lagjen “15 Tetori” në Fier. Artur dhe Voja...
Në redaksinë e emisionit investigativ mbërritën informacio...
Tregu i Teknologjisë së Informacionit, i cilësuar gjerësis...
Rreth një vit më parë u denoncua skandali me rrjedhjen...
Shumica e drejtorëve, njerëzit më besnikë të Erion Vel...
Në 7 Mars ishim në njësinë 14, te pallatet “Santi Shpk”, n...
Arta Ruko denoncon ish-bashkëshortin Lorenc Shëngjergji dh...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
Gazetarja Klodiana Lala denoncoi udhëtimet e kryebashk...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...